Vala e katërt e pandemisë, fuqishëm ka prekur Gostivarin dhe rrethinën. Afro 100 mijë banorë të këtij rajoni janë duke e jetuar periudhën më të vështirë të covid-krizës në dy vitet e fundit. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë. Javën e kaluar, për cdo ditë, janë shënuar mbi 100 infektime të reja, që e ka bërë rajonin të jetë në krye të covid-listës në vend. Rekordi i zi u arrit të Enjten kur ishin regjistruar 216 raste pozitive me COVID-19 dhe pesë viktima. Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm, dje përmes një komunikate njoftoi se situata në…
Author: Hamdi Kumanova
Këtë javë duhet të arrijnë 250 terminalet e parë për leximin e shenjave të gishtërinjve që do të përdoren në zgjedhjet lokale më 17 tetor. Siç paralajmëroi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski në intervistën e fundit për MIA-n, fingerprinter aparatet duhet të jenë në vend më 25 gusht. Kompania gjermane “Dermalog” me të cilën KSHZ-ja nënshkroi marrëveshje në vlerë prej 11 milion eurove, përveç shpërndarjes së terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve, do të kujdeset për sistemin për funksionimin e tyre, si dhe mirëmbajtjen në katër vitet e ardhshme ose katër cikle zgjedhore. Ndër të tjera, punonjësit e kompanisë…
Ministria e Punëve të Brendshme në aksion të përforcuar të veprimit në komunikacion gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 162 masa, mes të cilave 106 për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar. Siç informojnë nga MPB-ja, nga sanksionet e shqiptuara, nëntë janë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 për vozitje pa patentë shoferi, dy për shofer fillestar, dy për mos përdorimin e rripit të sigurimit, tre për përdorimin e celularit , dy për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, katër për mosdhënie përparësie për këmbësorët, dy për kalim në dritën…
Nga sot e deri të mërkurën, presidenti Stevo Pendarovski do të qëndrojë për vizitë pune në Ukrainë, gjatë së cilës do të marrë pjesë në festimin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit. Nesër, Pendarovski do të marrë pjesë në ngjarjen qendrore me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, e cila do të mbahet në Sheshin e Pavarësisë në Kiev dhe do të drejtohet nga presidenti Volodymyr Zelensky, e ndjekur nga paradë festive e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Gjatë vizitës së punës, presidenti Stevo Pendarovski do të ketë takim dypalësh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe…
Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonal mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht. Meqë testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani është kryer më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë, njoftoi Enti shtetëror i statistikave. Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë të ndërlidhura me testimin janë të disponueshme në…
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 882 raste të reja nga 6.591 të testuar, 140 pacientë janë shëruar, ndërkaq 14 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 168.872, të shëruarve 152.098, të vdekurve 5.668, ndërkaq për momentin ka 11.106 raste aktive, njofton Portalb.mk. Në Shkup ndërruan jetë katër pacientë (54, 68, 69, dhe 84), katër në Tetovë (49, 67, 68 dhe 81v), tre në Gostivar (49, 72 dhe 74), një në Kumanovë (72), Ohër (82) dhe Vinicë (77). Rastet e reja: Shkup – 333,…
Në vijim ua sjellim të plotë njoftimin e Spitalit të Gostivarit – Njoftojmë të gjithë qytetarët e Gostivarit me rrethinë se gjendja në spitalin e Gostivarit me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid-19 është alarmante. – Sot më datë 22.08.2021 drejtori i spitalit Dr. Jakup Jakupi së bashku me personelin mjekësorë gjatë vizitës në kovid qendrat në kuadër të spitalit , konstatuan gjendjen e rrëndë dhe alarmante, dhe në kordinim me ministrin e shëndetësisë analizuan mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore. – Apelojmë tek të gjithë qytetarët,…
Hamdi Nuhiju Me 5 shtator të këtij viti ristarton regjistrimi i popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky proces ka nisur disa muaj më herët, ndërsa disa herë ka dështuar si rezultat i kalkulimeve të ndryshme politike të partive politike shqiptare dhe maqedonase. Sic duket me 5 shtator është afati i fundit i vendosur nga ana e institucioneve dhe autoriteteve evropiane për t`u kryer ky proces statistikor dhe matematikor për të pasur mundësi që të ndërtohen strategji dhe politika zhvillimore për të ardhmen e vendit. Në Maqedoninë e Veriut u krijua një klimë pozitive në lidhje me regjistrimin, klimë…
Autoritetet shtetërore po përpiqen të vetëdijësojnë popullsinë të vaksinohen sa më shpejtë. Mënyrat janë si paralajmëruese, për të ruajtur shëndetin publik, ashtu edhe kushtëzuese, duke mos u lejuar të pavaksinuarve të kenë qasje nëpër hapësira të brendshme publike e private. Meqenëse, vetëm ¼ e popullsisë është imunizuar me dy doza, nevoja për një dozë të tretë është paraqitur me fuqizimin e variantit të ri delta, i cili është disa herë më virulent dhe agresiv. Epidemiologët thonë se doza e tretë mund të merret së paku 1 muaj pas të dytës por edhe më shumë. “Nuk besoj se shumë shpejtë do…
Përhapja me “shpejtësinë e dritës” të variantit delta të virusit korona ka dhjetëfishuar numrin e rasteve aktive brenda muajit gusht. Sipas infektologëve simptomat te të prekurit me variantin delta shfaqen kryesisht për 3 ditë. Rastet aktive nga epidemiologët konsiderohen si “bomba me sahat” për shkak se nga mos respektimi i masave mund të përhapin më tepër sëmundjen. Nga ISHP thonë se nga 1 mijë që kishte në fillim të gushtit tani ka mbi 10 mijë raste aktive. 64% e rasteve janë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Instituti i Shëndetit Publik 21 Gusht 10.380 raste aktive 14 Gusht 5.043 raste aktive…
Drejtori i Kovid Qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini thotë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë pacientë, ndërsa 14 të tjerë janë pranuar për mjekim në spital. “Viktima më e re është lindur në vitin 1972, rreth 49 vjet. Nuk kemi anajmnezë, por nuk kemi infromacion nëse ka qenë i sëmurë kronik. Gjithashtu kemi pranuar në spital edhe persona të rinj nga mosha 35 deri në moshën 45 vjeçare”, tha Nuredini. Ai shtoi se alarmi është në të kuqe dhe sëmundja i kap të rinjtë, kurse numri i kontrolleve me ambulancë mbetet ende i lartë. Ndryshe, në…
VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se LSDM-ja ende nuk ka kandidatë për kryetarë komunash në komunat e mëdha pasi, sipas tyre, askush nuk dëshiron t’i humbas zgjedhjet. Ata pretendojnë se sipas sondazheve, LSDM-ja humb. “LSDM ende nuk ka kandidat për kryetar të komunës së Velesit sepse askush nuk dëshiron të jetë viktimë. Disa anëtarë të shquar tashmë kanë refuzuar udhëheqjen e LSDM-së sepse ata nuk duan të drejtojnë garë paraprakisht të humbur në Veles. Askush nuk dëshiron të shkojë në Prilep pa doreza garimi”, njoftojnë nga VMRO DPMNE. VMRO DPMNE-ja ballafaqohet me probleme me kandidatët, shprehen nga LSDM. Ata…

