Nuk kemi raste të kërkesave për azil politik, por gjithsesi në pajtim me ligjet ndërkombëtare që janë pranuar tek ne, do t’i shqyrtojmë këto aktivitete. Të gjithë persomat të cilët jemi përgatitur t’I presim dhe për të cilët kemi dhënë vërtetim se jemi të gatshëm t’I pranojmë, do ta fitojnë statusin e qëndrimit të përkohshëm prej 90 ditësh përmes dhënies së vizës gjatë qëndrimit tremujor, edhe pse disa prej tyre kemi paralajmëruar se largohen menjëherë, disa për 10-15 ditë ose ngjashëm. I tillë është statusi juridik gjegjësisht në dokumentin e tyre vendoset vizë me kohëzgjatje prej 90 ditësh. Do të…
Author: Hamdi Kumanova
Në Tetovë dhe rrethinë gjendja vazhdon të mbetet alarmante nga infektimet me virusin korona. Gjithsej ka 1855 raste aktive, ndërsa vetëm në fundjavë, trajtim ambulator kanë kërkuar rreth 300 persona shkaku i simptomave. Bazuar në gjendjen aktuale, shtabi i krizës sot ka mbajtur mbledhje, me çrast janë sjellë vendime të reja, por jo edhe restrikcione, apo karantinë siç kërkonin mjekët. Nga Shtabi i Krizës është kërkuar që mjekët amë të paraqiten vullnetarisht për të ndihmuar në pikat e vaksinimit. Shtabi i krizës ka kërkuar rritjen e pikave të vaksinimit, si dhe disperzimin e tyre në komunat për rreth si Bogovina,…
Detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë ku dy tuba u dëmtuan nga sistemi qendror i furnizimit me oksigjen në spitalin e Tetovës, por pa pasoja për pacientët. Ky ka qenë një rast i rëndë ku ka mundur të shndërrohet në një tragjedi të madhe me përmasa shkruan Tetovasot. Punonjësit e spitalit të Tetovës mëngjesin e sotëm panë se ka dëmtime në sistemin qendror të furnizimit me oksigjen përmes objekteve, dhe për fat nuk ka pasoja për pacientët. Dy tuba anësorë që transportonin oksigjen nga sistemi qendror në objektin e parë të qendrës diagnostike të urgjencës u dëmtuan, ndërsa furnizimi…
Komisioni Rregullator i Energjetikës publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës. Prej sonte në mesnatë çmimi i Eurosuper BS-95 do të ulet për 1 denarë, kurse çmimi i Eurosuper BS-98 do të ulet për 1.5 denarë. Çmimi i Eurodizelit ulet për gjysmë denari. Kështu, Eurosuper BS-95 do të shitet për 75.5 denarë për litër. Eurosuper BS-98-72 denarë për litër, Eurodizeli – 61.5 denarë për litër. Çmimet e reja të derivateve hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar mënyrën se si është duke e menaxhuar Qeveria krizën e krijuar nga rritja e madhe e numrit të personave të prekur nga Kovid 19 në vend. Bekim Tateshi nga Departamenti i Shëndetësisë së Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se kaosi i krijuar në pikat e vaksinimit po ndikon për rritjen e rasteve. “Prandaj tani jemi të detyruar që të hapim Covid qendra të reja duke i shfrytëzuar repartet tjera për këtë qëllim. Qytetarët nuk duhet të ngarkohen me shpenzime shtesë kur mbi kurriz kanë veç më të ngarkuar këtë virus që fatkeqësisht…
Fushata për zgjedhjet lokale dita ditës po nxehet. Partitë politike po shpalosin kandidatët e tyre që do t’i prijnë garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kujtojmë që më 22 korrik 2021 kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u dakorduan për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Por mbetet e paqartë mbështetja për kandidatin e Kërçovës nga radhët e BDI-së. Për këtë, TV21 e pyeti kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, nëse do ta përkrahë kandidatin e BDI-së në Kërçovë apo LSDM-ja do të garojë me kandidatin e vetë, por Zaev nuk dha përgjigje konkrete, duke shtuar se…
–Jam i sigurt dhe asesi më ndryshe nuk duhet të mendojmë, kështu u përgjigj fillimisht kryeministri Zoran Zaev i pyetur nëse ka shanse që të dështojë procesi i regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat. Zave akuzoi opozitën për shtyrjen fillestar të këtij operacioni statistikor, ndërkaq theksoi se autoritetet po kryejnë të gjitha përgatitjet e duhura. “Derisa afrohet 5 shtatori, dita e nisjes së regjistrimit, definitivisht po mbushet edhe numri i regjistruesve. Është me rëndësi, ky është operacion që po zhvillohet pas 20 viteve në shtetin tonë”, tha mes tjerash Zaev.
Kreu i ekzekutivit sot ka prezantuar fushatën për vaksinim me moton “Për momente të lumtura, vaksinohu”, transmeton Alsat. Zaev tha se masat e reja kufizuese të Qeverisë po japin efekt dhe se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për vaksinim. “Piku i ri dhe varianti i ri Delta po e dëshmojnë se njëra prej masave më thelbësore që mund të jep rezultate të mira për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është imunizimi masiv i popullatës. Në thelbin e masave të reja që i ndërmori Qeveria është ky qëllim dhe po japin efekt. Shikoni numrat pasi janë paralajmëruar masat kemi…
“Pas fitores së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet lokale, qeveria e Zoran Zaev do të delegjitimohet dhe do të pasojë shumicë e re qeverisëse”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “Al Jazeera Balkans”. Ai theksoi se pas zgjedhjeve lokale të fituara nga opozita, do të ketë tranzicion të deputetëve nga shumica në pushtet të cilët janë të pakënaqur me Zoran Zaev dhe kanë dëshirë për të formuar një qeveri të re. “Unë vlerësoj se në radhët e opozitës do të ketë tranzicion të deputetëve të cilët në këtë moment formalisht ende mbështesin shumicën në pushtet. Sidoqoftë, në bisedat me ne, ata…
Prej sot rreth 40 mijë qytetarë do të jenë në gjendje t’i marrin letërnjoftimet e reja, në të cilat do të shkruhet emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve është zhbllokuar pasi Qeveria e bëri këtë të mundur me akt nënligjor. Për dy muaj, MPB-ja nuk mund të lëshonte letërnjoftime me emrin e ri të shtetit dhe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse Ligji për letërnjoftimet ka ngecur në Kuvend, të cilin opozita po e bllokon me mbi 1.500 amendamente. Për opozitën, rregullimi i kësaj çështjeje me akt nënligjor është shkelje…
Organizatat që monitorojnë punën e kryetarëve të komunave në Maqedoni të Veriut, thonë se listat e pavarura nga iniciativat qytetare që futen në garën e zgjedhjeve lokale, paraqesin një mundësi të mirë për të nxitur realizimin e politikave që janë nën kompetencë të pushtetit lokal dhe janë në interes të qytetarëve. Iniciativat qytetare, nga 16 deri më 30 gusht, kanë afat të mbledhin nënshkrimet e 2 për qind të trupit elektoral të komunave ku do të garojnë, si kusht për t’u regjistruar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Pjesa më e madhe e iniciativave…
Arratisja nuk është vërejtur as nga kamerat e sigurisë, por as nga policia e burgut. Sipas informacioneve fillestare që duhet të konfirmohen sot nga institucionet kompetente, gjatë ditës së djeshme rreth mesditës i burgosuri ka pasur një vizitë nga nëna dhe gruaja e tij, transmeton Portalb.mk. Gjatë vizitës, pa e vërejtur askush, ai u arratis nga burgu ndërsa në hapsirat e veçanta për takim me më të afërmit mbetën vetëm dy gratë. Pasi mbaroi koha e vizitës, policia e burgut vuri re se i dënuari nuk ishte. Më pas është alarmuar administrata e burgut dhe policia. Kanë nisur kërkimet për…

