Author: Hamdi Kumanova

Kështu njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimoski. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se për momentin nuk mund ta thotë se sa mund të jetë çmimi I ri I energjisë elektrike. Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës “Ajo që është me rëndësi të dihet është se Komisioni Rregullator i Energjisë ndikon në çmimin përfundimtar me 38% gjegjësisht ky është çmimi I transferimit, distribuimit dhe një një pjesë e vogël për përballje me tregun e energjisë elektrike, dhe ato 62% e tjera, Komisioni nuk ka aspak ndikim. Në këtë moment, derisa nuk…

Lexo më Shumë

Në vend që të përdoren vetëm për transportimin e mërgimtarëve, fluturimet direkte nga Malmo në Suedi, Milano në Itali ose Vjenë në Aeroportin e Ohrit, duhet të përdoren për të tërhequr turistë nga këto vende, thotë profesoresha e turizmit Angela Paskal. Është dëm thonë nga sektori i turizmit, që as shteti dhe as komunat nuk bëjnë diçka për të përfituar nga kjo mundësi dhe për të promovuar këto linja në interes të turizmit. “Isha në Malmo nëpër agjenci turistike. I pyeta a din diçka për Maqedoninë dhe Ohrin, më thanë se nuk dinë asgjë, nuk e dinin që ekziston Maqedonia…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Milla Carovska, për siç thonë dështimin e procesit arsimor në nivel shtetëror. Sipas opozitës shqiptare me ardhjen e Carovskas arsimi ngeli pa infrastrukturën e duhur dhe pa plan për mësim nga distanca. Aleanca-Alternativa gjithashtu akuzon Carovskan për mos vaksinimin e mësimdhënësve dhe gjasat e vogla që nga shtatori mësimi të fillojë me prezencë fizike. Opozita shqiptare kërkon që nga shtatori nxënësit të rikthehen në bankat shkollore. “Sot jemi afër fundi të qershorit dhe MASH nuk ndërmerr asnjë masë në drejtim të organizimit të mësimit me prezencë fizike nga…

Lexo më Shumë

Në shkolla ka ardhur njoftim se Byroja për Arsim ka informuar se dëftesat do të dorëzohen dhe se data e saktë, ndërsa për kohën dhe datën e saktë, nxënësit do të njoftohen nga kujdestarët e klasave. Sipas përgjigjes zyrtare të Byrosë për Arsim, dëftesat do të ndahen deri në fund të vitit mësimor. “Duke marrë parasysh se shkollat në kushte të këtilla nuk mund të organizojnë ngjarje për ndarjen e dëftesave, ju njoftojmë se këtë vit mësimor dëftesat do t’u ndahen deri në fund të këtij viti”, thonë nga Byroja për Arsim. Kreu i SASHK, Jakim Nedellkov sot deklaroi se…

Lexo më Shumë

Moti rreth mesditës dhe pasdite do të ketë dukuri të destabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 34 gradë. UV indeksi do të jetë 8, informuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Në Shkup, rreth mesditës dhe pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 31 gradë. Edhe të hënën në orët e pasdites do të ketë dukuri…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të refugjatëve, 20 Qershor, kur i gjithë opinioni ndërkombëtar e kthen vëmendjen drejt situatave të personave të zhvendosur me forcë, Avokati i Popullit i bashkëngjitet apelit të Komisariatit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara për nevojën e përfshirjes më të madhe të kësaj kategorie personash, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe sportit. “Pandemia globale me Kovid-19 na tregoi edhe një herë se askush nuk mundet vetëm dhe se është e domosdoshme të jemi së bashku në zgjidhjen e të gjitha vështirësive që na i sjell e sotmja. Prandaj, duke marrë…

Lexo më Shumë

Më 20.06.2021 në ora 02.00 në Vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar” – Shkup, policët kanë arrestuar N.D.(29) nga Australia. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas kontrollimit të pasaportit, është vërtetuar se e ka tejkaluar lejeqendrimin për turist në Maqedoninë e Veriut. Personi është dorëzuar në Sektorin për të huaj në Shkup.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë nga 22:00 deri në ora 03:00 është zbatuar aksion kontrollues në gjithë territorin e Maqedonisë për dënim të shoferëve që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Gjatë aksionit janë gjobitur 176 shoferë, ndërsa ata janë përjashtuar nga komunikacioni menjëherë. Pjesa më e madhe e shoferëve që kanë vozitur në gjendje të dehur kanë qenë nga Shkupi 44, Manastiri 24, Shtipi 18 dhe Ohri. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Vazhdon numri të infektuarve të jetë i ulët në Maqedoninë e Veriut, por vaksinimi shkon me rritëm më të ngadalësuar, kjo sepse ende nuk kanë arritur sasia e paralajmëruar e vaksinave. Raste aktive në vend janë 351, por nga ana tjetër, pika më e madhe e vaksinimit në vend, salla “Boris Trajkovski” për tre ditë ka qenë e mbyllur. Dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi, se është konfirmuar rasti i dytë me variantin indian të koronavirusit. Është rast kontakti me pacientin e parë, të cilët bashkë kanë ardhur nga Iraku, por që simptomat i ka shfaqur më vonë. Nuk…

Lexo më Shumë

Shtohet fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë tri ditëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 20 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë bërë me dije se kalojnë fundjavën në qytetet bregdetare të vendit tonë. Në tri ditët e fundit nga vendi fqinj drejt vendit tonë kanë hyrë më shumë se 12 mijë shtetas dhe kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut afro 8 mijë shtetas. Për…

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut po ankohen se edhe pas kthimit në normalitet të Qendrës Klinike në Shkup, ata nuk po mund të marrin shërbimet nga kjo klinikë, për shkak të ngarkesës. Tashmë të gjitha spitalet në Maqedoninë e Veriut janë duke punuar me kapacitet të plotë, pasi një pjesë e madhe e tyre ishin shndërruar në klinika ku trajtoheshin pacientët e prekur nga sëmundja COVID-19. Angellina Naskovska, pensioniste, e cila në Qendrën Klinike erdhi për të bërë analiza për sëmundje të zemrës, thotë se pavarësisht se mjekët janë të sjellshëm, diçka nuk po funksionon me sistemin e caktimit të…

Lexo më Shumë

Plani i dy vëllezërve për të trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut u prish nga policia. Efektivët e Pogradecit prangosën një 35-vjeçar dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, nën akuzën se kanë tentuar të kalojnë 1 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Si prova materiale, u sekuestruan lënda narkotike, një varkë, dy motorë uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Lexo më Shumë