Author: Hamdi Kumanova

Gjithsej 90 lavatriçe, 86 automjete dhe 19 copë pajisje kompjuterike gjatë këtij viti ka ndarë Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar edhe atë më shumë organeve shtetërore, fondeve, agjencive dhe drejtorive. Në vijim është edhe aksioni për donacion të lavatriçeve dedikuar institucioneve publike shëndetësore, burgjeve dhe kopshteve, ka deklaruar për MIA-n, drejtori i Agjencisë, Faton Asani. Ai ka thënë se gjatë pandemisë, si dhe në përgjithësi, Agjencia ka ndarë sasi të konsiderueshme të rrobave, mallra të ndryshëm, këpucë, pajisje kompjuterike, vegla, kondicionerë dhe materiale të tjera, pëlhurë për prodhimin e maskave mbrojtëse, perde për kopshtet, rekuizitë për amvisëri, pajisje…

Lexo më Shumë

Mjeku Igor Nikollov nga Komisioni i Shëndetësisë në OBRM-PDUKM thotë se në këtë valë të katërt të coronavirusit, ai dhe kolegët e tij nuk shohin qartësisht se cili është plani. SIpas tij, ndjesia e përgjithshme është se po hymë në diçka, ndoshta më të përgatitur, por jo edhe aq sa duhet për shkak të ndjesisë së mosorganizimit dhe planit jo të mirë. “Ndalohen pushimet e kolegëve dhe personelit mjekësor që nuk ka pushuar për dy vite dhe nëse ishin të gatshme ekipet, nëse ishin të përgatitura rotacionet kjo duhej të planifikohej dhe të mos ketë ndalesë në atë se çfarë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka vendosur për shitjen e aksioneve të klubit të futbollit Vardar, ekip i cili vitin e kaluar u eliminua nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. “Një nga pikat më të rëndësishme që do të diskutohen në Këshillin e Qytetit të Shkupit është edhe propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve dhe pakon menaxhuese nga Shoqata për aktivitetet sportive Ekipi i Futbollit Sh.A. Vardar”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit. Pronari i ri i ekipit, “Blu Skaj investments”, ka nënshkruar tashmë kontratë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov., i cili kishte sqaruar që…

Lexo më Shumë

Brenda dy javëve të kaluara në rajonin e Gostivarit jetë humbën 28 persona si pasojë e virusit korona. Janë dy ditë që karakterizohen për nga numri më i madh i vdekjeve. Me 14 dhe 19 Gusht Ministria e Shëndetësisë njoftoi për nga katër raste. RASTE TË VDEKJEVE: 21.08.2021 – Gostivari (57, 72 dhe 80 vjeç) 3 20.08.2021 – Gostivari (63 dhe 74 vjeç) 2 19.08.2021- Gostivari (66, 66, 67, 69 dhe 71 vjeç) 4 18.08.2021 – Gostivar (53, 69 dhe 77 vjeç) 3 17.08.2021 – Gostivar (57 dhe 58 vjeç) 2 16.08.2021 – Gostivar (54, 69 dhe 78 vjeç) 3…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër prej orës 8:00 deri në orën 12:00 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Zagrebska”, nënrruga 1, në Komunën Qendër. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja bëhet për shkak të kryerjes së punëve tashmë të caktuara nga EVN Maqedoni.

Lexo më Shumë

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në Vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 45 deri 60 minuta, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM. Komunikacioni në rrugët e shtetit, informojnë nga LAMM, po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se në Maqedoni gjatë kësaj periudhe ka pasur raportime të rreme për zjarre. Telefoni falas për raportim të zjarreve 193 nuk ka pasur të ndalet, ndërsa mes tyre ka pasur edhe raportim të rremë. Angellov thotë se përderisa për çdo ditë kanë qenë në terren me të gjitha ekipet kompatente, të cilët siç tha ai “jepnin gjithçka nga vetja për t’i shuar zjarret”, ka pasur edhe lajme të rreme me çka kanë penguar aktivitetet që janë ndërmarrë në shuarjen e zjarreve. Ndryshe, në Maqedoni periudhën e fundit ka pasur disa…

Lexo më Shumë

Libri i parë digjital i cili do t’i bashkëngjitet konceptit të ri për arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut, do të jetë libri i lëndës Shkencat Natyrore për klasën e katërt. Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaroi që ky libër është pagatitur nga autorja Bilaja Stojanovska në bashkëpunim me mësimdhënësen Biljana Lazareska dhe Nela Slezenkova-Nikolova. “Libri i parë digjital do të nxisë kuriozitetin dhe dëshirën për shkencat natyrore te klasat e katërta”, vlerësojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me një nga ndryshimet e paralajmëruara në Konceptin e ri për arsimin fillor. Ata shtojnë se gjatë përgatitjes janë…

Lexo më Shumë

Në territorin e Qytetit të Shkupit policia gjatë ditës së djeshme shqiptoi gjithsej 180 masa, mes të cilave për vozitje të shpejtë mbi të lejuarën 80 sanksione, 25 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 16 për vozitje pa patent shofer, 13 për vozitës fillestarë, dy për mospërdorim të rripit të sigurisë, dy për përdorim të celularit, pesë për automjete të paregjistruara, 22 për parkim jo të rregullt, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB, theksojnë se kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë dhe bëjnë thirrje qytetarët t’I respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim të sigurisë më të madhe në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.250 raste të reja nga 8.192 të testuar, 265 pacientë janë shëruar, ndërkaq 22 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 167.991, të shëruarve 151.957, të vdekurve 5.654, ndërkaq për momentin ka 10.380 raste aktive, njofton Portalb.mk. “Kanë ndërruar jetë 22 persona: nga katër nga Shkupi (51, 66, 69 dhe 72-vjeç) dhe Tetova (38, 71, 72 dhe 77-vjeç), 3 nga Gostivari (57, 72 dhe 80-vjeç), nga 2 nga Ohri (69 dhe 85-vjeç), Struga (66 dhe 73-vjeç), kërçova (47…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (20.08.) Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e qarkullimit në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 41 shoferë prej të cilëve gjashtë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim…

Lexo më Shumë