Me ardhjen e verës dhe sezonit turistik, struganët kanë frikë nga “vërshimi” i lypësve, që vijnë rregullisht në qytet nga qytetet e tjera. Megjithëse lypësit në Strugë janë gjatë gjithë vitit, megjithatë vera është periudha ideale për ta. Vijnë në mënyrë të organizuar, familje të tëra. Burrat mbledhin hekurishte ndërsa gratë dhe fëmijët lypin. Qytetarët thonë se ata hyjnë nëpër lokale kërkojnë para dhe shqetësojnë klientët. – Advertisements – Kemi problem të madh me lypësit. Shpesh në lokal hyjnë nga 10-15 përnjëherë dhe ne largojmë. I shqetësojnë klientët. U bëjmë thirrje autoriteteve komunale së bashku me policinë le të koordinohen,…
Author: Hamdi Kumanova
Dhjetëra qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë mësyrë Serbinë për të marrë dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneka. Autoritetet njoftuan se në pikën kufitare Tabanoc janë krijuar radhë të gjata prej 30 deri në 40 minutash. Këtë fundjavë, një numri të madh të qytetarëve u skadojnë 12 javët e pranimit të dozës së parë në prill, kur Serbia e hapi mundësinë për vaksinim të shtetasve të huaj. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Nish, Milorad Jerkan ka sqaruar se të gjithë ata qytetarë që do të rivaksinohen duhet të shkonjë në të njëjtin qytet ku kanë marrë dozën e…
Me lehtësimin e masave dhe rritjen e temperaturave, të gjithë fillojnë të mendojnë për pushime. Duke pasur parasysh se një nga sektorët më të goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemia ishte edhe ai i turizmit, ka nga ata qytetarë që paratë e tyre duan t’i shpenzojnë në vend, kryesisht në Ohër. “Gjithmonë them, e jotja është e jotja. Tani për tani nuk mendojmë për këtë. Të pushojmë njëherë nga politikanët e bezdisshëm. Kjo është më e rëndësishme. Kur të largohen të gjithë politikanët që shkaktojnë lodhje, atëherë do të pushoj..” “A, në pushim në “detin tonë”. Ohri është deti…
Qytetarët katër muaj presin që qeveria të përgatisë ligjin, që parashikon fshirjen e kamatës së borxheve ndaj Ndërmarrjeve Publike. Ky premtim ishte pjesë e grupit të pestë të masave ekonomike të paraqitura, nga Qeveria në shkurt të këtij viti. Nga Ministria e Drejtësisë sqarojnë se vonesa e këtij ligji është për shkak të numrit të madh të institucioneve, që duhet të koordinohen se si do të funksionojë propozim ligji. Nuk morëm një përgjigje specifike se kur do të hartohet ligji dhe çfarë do të përmbajë ai. Kjo zgjidhje duhet të jetë rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë të disa ministrive, institucioneve…
Rikthimi i klinikave nga qendra kovid në normalitet ka rikthyer turmat e pacientëve, të cilët presin për kontrolle apo shërbime tjera. Të gjitha kontrollet që janë shtyrë për shkak të pandemisë, realizohen tani, ndërsa shumë shërbime kryhen vetëm në kryeqytet. Shumica e të anketuarve janë nga qytete të ndryshme. “Jam nga Prilepi. Këtu kisha incizim kompjuterik më caktuan termin dhe mbarova punë menjëherë. Tani kthehem në shtëpi. Tre orë e gjysmë rruga nga Prilepi është. Përmes Kërçovës, gjithkund ndalon. Ka shumë shpenzime, shpenzime për rrugë, për këtu. Gjithsesi ne kërkojmë në qytetin tonë të ketë shërbime, shumë larg është këtu”.…
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, Maqedonia e Veriut po bëhet shteti më tragjikomik në botë. Qeveria aktuale dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po bëhen gazi i botës dhe tmerr për qytetarët. Tani e disa javë, MPB nuk ka pasaporta për qytetarët, ndërsa gjithë botën e ka njoftuar se shtetasit tanë do të lëvizin me pasaporta të skaduara. Po bëhen tre muaj që e njëjta ministri nuk ka as targa për veturat që po regjistrohen. E për të mos mjaftuar kjo, ministria nuk ka as ekzemplarë për të shtypur patenta të shoferëve dhe të gjithë qytetarëve…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Balluku bën të ditur se me Zaev pati mundësinë që të diskutonte nga afër për bashkëpunimin rajonal. Ministrja shprehet gjithashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes dy vendeve dhe se është gati një plan i qartë për zbatimin e tij. Postimi: “Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje, më 18.06.2021, në ora 11.05 ka ndodhur një aksident në rrugën Manastir – Resnje. Aksidenti ka ardhur pasi përplasjes së dy veturave “golf” me shofer P.M.(31) dhe “Dfm” me shofer P.M.(71), me targa të Manastirit. Pas fatkeqësisë, të dy shoferët janë dërguar në Spitalin e Manastirit, ku te P.M.(71) janë konstatuar lëndime të rënda trupore, kurse te P.M.(31) lëndime të lehta./TV21
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë në afërsi të Strazhës, me çrrastë një kamion me targa të Ferizajit është rrokullisur. Nga ky aksident nuk raportohet për viktima, por është shkaktuar vetëm dëm material. Tani për tani nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin..Alsat
OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se “nën regjimin e mafisë së Zaevit, qytetarë të radhës së parë dhe të dytë ka edhe në dhënien e pasaportave”. Sipas tyre, në radhë të parë janë kriminelët e afërt me Zaevit duke përfshirë edhe ata të huaj, ndërsa në rend të dytë janë qytetarët tjerë të Maqedonisë. “Pasi qytetarët e Maqedonisë pritën për pasaporta, MPB he Spasovski solli vendim se pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri në fund të vitit, duke i lënë qytetarët pa dokument të vlefshëm me të cilën mund të udhëtohet jashtë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre,…
Në emisionin ‘360 shkallë’ është bërë e ditur nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) se viti 2020 regjistroi një rritje prej 26 për qind të vdekshmërisë krahasuar me vitin 2019, shkruan Alsat. Në 2020-në kanë vdekur 25.775 persona ndërsa në vitin 2019 numri i të vdekurve është 20.466. Duke u bazuar në të dhënat e ESSH-së, numri i vdekjeve të meshkujve është më i lartë – 13,914 ose 54 përqind. Numri i vdekjeve të foshnjave është 108 dhe pjesa e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.4% për 100 vdekje. Mosha mesatare e vdekjeve të meshkujve është 71.6 vjet,…
Ka ndërruar jetë luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Kondova, Halil Xhaferri-Baci. Baci njihet si një nga luftëtarët më të guximshëm të vijës së parë të frontit të Radushës. Njoftohen shokët dhe ushtarët e UÇK-së se varrimi i të ndjerit bëhet sot pas namazit të drekës në Kondovë/Derveni.info

