Askush nuk mund të supozojë se si do të zhvillohet situate tani, megjithatë e analizojmë numrin e kontrolleve dhe gjatë dy-tre ditëve të fundit është barazuar. Është shumë herët të thuhet se situata po qetësohet, por gjithsesi për të gjithë pacientët kemi kapacitet të mjaftueshëm spitalor, me këtë system të koordinimit mes Tetovës dhe Shkupit, deklaroi sot ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, lidhur me mbushjen e spitaleve në Tetovë dhe Gostivar.
Spitalet në Tetovë dhe Gostivar janë të stërngarkuar, ndërsa në Kërçovë dhe Strugë pjesërisht, tha Filipçe, duke cekur se janë në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e spitalit të Tetovës dhe Gostivarit dhe secili pacient t cilit I nvojitet vend spitalor, pas paralajmërimit paraprak, dërgohet në Shkup.
“Këtu tërësisht është mbushur klinika infektive, së bashku me atë modularen. Mbi 130 pacientë tashmë janë hospitalizuar, Instituti për tuberkulozë dhe prej sot fillon të punojë edhe spitali për rehabilitim në Kozle, ku ka 120 shtretër, të furnizuar me oksigjen”, deklaroi Filipçe.
Lidhur me mundësinë për vendosje të karantinës në Tetovë dhe Gostivar, Filipçe tha se I kanë shqyrtuar këto masa dhe konkluduan se tani për tani nuk nevojitet.
“Megjithatë, ky është një restriksion I madh. Theksin e vumë tek vaksinimi, si një process I cili duhet edhe ta rrisë imunitetin kolektiv, por edhe ta parandalojë përhapjen e virusit, përfshirë edhe këto qytete ku është më I madh numri I pacientëve dhe të diagnostikuarve dhe të hospitalizuarve”, deklaroi Filipçe.
Secili pacient, theksoi Filipçe, I ofrohet kujdes maksimal, por theksoi se edhe shumë pacientë vijnë vonë, siç është shembulli i ditëve të kaluara, kur ka pasur raste me 40-50 për qind saturacion të gjakut.
“Diçka nën tetë për qind nga të gjithë të vdekurit janë të vaksinuar dhe këtu flasim për të vaksinuar plotësisht. Megjithatë, ata janë njerëz të cilët janë edhe më të moshuar dhe me të vërtetë kanë komorbilitete”, deklaroi Filipçe.
Për atë se vdekshmëria I referohet faktit që mjekët amë nuk kanë protokolle qartë të definuara për mjekim, ai tha se mjekët amë kanë protokolle dhe është e qartë se cilët pacientë duhet të mjekohen në kushte shtëpiake dhe cilët në kushte spitalore.
“Spitalet janë të hapura, Mjekët amë I shohin pacientët deri në orët e pasdites, në orët e mbrëmjes të gjithë vijë në spital, kështu që absolutisht në të gjitha qendrat e triazhit he në Qendrën klinike he Klinikën infektive, dyert janë të hapura. Kemi sistem për vlerësim dhe koordinim, kush ku do të hospitalizohet, nëse kjo nevojitet”, sqaroi Filipçe.
Lidhur me deklaratën e mjekut Karaxhovski, ministri tha se shumë shpesh është diskutuar dhe ka pasur mendime të ndryshme, por se qëndrimi definitive ka qenë, se kur situate është e qetë, gjithçka duhet të lejohet dhe ky është qëllimi.
“Momentin e parë kur pamë se ka përkeqësim të situatës, u dhanë dhe rekomanduan masat restriktive”, tha Filipçe.
Shohim, theksoi, se kjo valë ka karakteristika të ngjashme çdokund në rajon.
“Është e qartë se njerëzit po kthehen nga pushimet dhe udhëtimet dhe sërish fillon të rritet numri I rasteve të reja dhe prandaj I japim ato restriksione”, deklaroi Filipçe.




