Katër persona janë arrestuar nga policia e Kumanovës pasi janë përfshirë në një rrahje dhe e kanë prishur rendin publik. “Mbrëmë rreth orës 4.30 në një parking para një lokali në Kumanovë, nga oficerë të policisë nga SBP-Kumanovë, janë arrestuar dy persona të moshës 25 dhe 21 vjeç nga Shkupi, dy persona të moshës 22 dhe 23 nga Kumanova pasi B.K fizikisht e ka sulmuar 21 vjeçarin nga Shkupi. Të arrestuarit e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë rrahjes. B.K. ka sulmuar fizikisht një polici që po kryente shërbime zyrtare”, njofton MPB-ja.
Author: Hamdi Kumanova
Studentët, profesorët dhe kampusi “Shën Kirili dhe Metodi” do të sigurohet nga agjencia SGS, të cilën LSDM e lidhi me ish-drejtorin e DSK-së, dhe tani kriminelin e dënuar Sasho Mijallkov. SGS fitoi tenderin e këtij viti sepse ofroi çmimin më të ulët krahasuar me dy agjencitë e tjera të sigurimit që iu përgjigjën thirrjes publike. Kontrata është e vlefshme për një vit, ndërsa SGS do të përfitojë 88 mijë euro. Sipas marrëveshjes së publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik, shuma totale për sigurimin e Universitetit do të paguhet nga: Byroja e Prokurimit Publik “Rektorati deri në 900 mijë denarë pa…
Dy muajt e verës, korriku dhe gushti, në rajonin e Pollogut janë të njohur për organizimin e evenimenteve të ndryshme familjare, kryesisht dasmave. Këto dasma shpeshherë në të kaluarën janë përcjellë me prishje të rendit dhe qetësisë publike, duke përdorur armë zjarri dhe fishekzjarrë. Këto prishje të rendit dhe qetësisë publike janë sanksionuar me padi adekuate. Me qëllim që të parandalohen këto dukuri, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë apelon deri tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe fishekzjarrëve. “Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë rikujton se përdorimi i armës së zjarrit është…
Inspektorati shtetëror i Arsimit të martën pritet të konfirmojë nëse janë kërkuar ose jo para nga nxënësit për marrjen e dëftesave për këtë vit shkollor të përfunduar. Drejtori, Ardian Musliu tha për Alsat se nuk mund të zbulojë asgjë rreth inspektimit të kryer në disa shkolla të caktuara derisa raporti nuk përmbyllet plotësisht. Ndërkohë, nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sërish drejtuan thirrje ndaj shkollave të mesme: Zef Lush Marku-Shkup, 8 Shtatori dhe Nikolla Shtejn-Tetovë si dhe Mirçe Acev- Prilep që t’i kthejnë paratë tashmë të marra nga nxënësit. Ktheni parat sepse kjo është mënyra e vetme për…
Taksa ekologjike prej 3.5 denarë pa TVSH për karburantet dhe ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind do të jetë pjesë e agjendës së seancës së nesërme të qeverisë. Një sërë reagimesh nga odat ekonomike, por edhe në rrjetet sociale nuk ia ndryshuan mendjen qeverisë nga qëllimi për t’i futur këto masa. Pritjet e ministrit të financave, Fatmir Besimit janë se nga 1 korriku, dy zgjidhjet ligjore do të fillojnë të zbatohen, megjithëse për ta tani duhet të bëhen ndryshime në ligjet ekzistuese dhe duhet të marrin dritë jeshile nga deputetët në kuvend.
Lindrit Memeti Afrim Gashi, deputet në njësinë zgjedhore 2 nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, si dhe kryetar i partisë politike Alternativa sot ka qëndruar për një vizitë në qytetin e Kumanovës. Afrim Gashi erdhi te votuesit e vet, te shokët, te aktivistët, te dashamirët e tij. Ai nuk e anashkaloi Komandant Shqiponjën. Nuk mund të kapërcej te varrezat e qytetit të Kumanovës pa u ndalur te varri i Komandant Shqiponjës. I pyesim aktivistët e BDI-së, se kur herën e fundit lideri i tyre jeshil e ka vizituar varrin e Komandant Shqiponjës? Apo ndoshta nuk guxon as që të…
Ish-Prokurorja Speciale Katica Janeva, e ka paditur shefen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, për shpifje. Sot në Gjykatën Themelore Shkup 2, u mbajt seancë për këtë lëndë, në të cilën nuk u paraqit prokurorja Ruskovska, por prania e saj nuk është e detyrueshme. “Në seancën e sotme dëshmuan anëtarët e Entit Shtetëror të Revizionit”, tha shkurt Llazar Janev, i cili është gjithashtu djali i Janevës. Në seancën e sotme nuk u paraqit as prokurorja Ivana Trajceva, e cila duhej të dëshmonte. Janeva ngriti padi ndaj Ruskovskës, pasi në dhjetor të vitit të kaluar,…
NJ O F T I M Universiteti i Tetovës i fton të gjithë absolventët të bëhen pjesë e ceremonisë madhështore të diplomimit, që organizohet në UT! Ceremonia do të mbahet në hapësirën para Rektoratit të Universitetit të Tetovës, në prani të mediumeve, prindërve, mentorëve, stafit akademik dhe miqve tuaj. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë absolventët e UT-së, të cilët do të regjistrohen në sportelet e referentëve të fakulteteve, nga data 21 deri më 25 qershor 2021. Mos lejoni që t’u ikë rasti! Bëhuni pjesë e ceremonisë! HIDHNI KAPELAT!!!
Gjatë vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 685 objekte të ndërtuara pa leje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 98 objekte për banim (14,3 për qind), 114 ndërtime, mbindërtime dhe adaptime (16,6 për qind), 66 objekte afariste (9,6 për qind), 52 garazhe (7,6 për qind), 117 rrethoja (17,1 për qind), 4 shkallë (0,6 për qind), 14 teraca (2 për qind), 11 teraca verore (1,6 për qind), 85 tenda (12,4 për qind), 39 objekte kohore (5,7 për qind) dhe 85 objekte ndihmëse (12,4 për qind). Numri më i…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.601 testime për coronavirus, ndërsa 3 raste kanë rezultuar pozitiv. Të tre rastet e reja janë në qytetin e Shkupit. Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, njëri nga Shkupi (76) dhe njëri nga Kumanova (75). Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 15 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka shkuar në 155.627, prej të cilëve 149.877 janë shëruar, ndërsa 5.477 kanë ndërruar jetë. Numri i…
Para disa ditëve u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë Alternativa, nëndega Çërkez e Kumanovës. Në këtë kuvend zgjedhor u zgjodhën të gjitha organet partiake, në këtë mënyrë duke plotësuar të gjitha boshllëqet si dhe duke u bërë gati për zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vit. Me këtë rast, në mënyrë unanime si kryetar i nëndegës së partisë Alternativa në Çërkez të Kumanovës u zgjodh, Visar Alili. Kryesia u plotësua me dy nënkryetarët, Alban Sinani dhe Ibrahim Ademi si dhe sekretar i nëndegës u zgjodh Jahi Musliu.
Të gjithë jemi shumë të përkushtuar drejtë gjetjes së përbashkët të zgjidhjeve të cilat do të sjellin hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi sot euroambasadori David Geer, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse propozimi portugez për zhbllokimin e procesit tonë eurointegrues do të shqyrtohet edhe gjatë presidencës sllovene me BE-në. “I vlerësojmë përpjekjet që të zgjidhen çështjet e pazgjidhura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme dhe diçka drejtë çka bëjmë thirrje sa i përket hapjes së vetë bisedimeve. Këtu…

