Fondet që FMN -ja i ka dhënë vendit si mbështetje buxhetore do të thotë se ata kanë besim në politikat e Qeverisë dhe në kuadrin fiskal, tha ministri i Financave Fatmir Besimi. Në një deklaratë për “Sitel”, Besimi tha se fondet e siguruara nga FMN -ja për vendin janë planifikuar tashmë për të zbatuar masa për t’u marrë me pandeminë dhe për të mbështetur ekonominë në mënyrë që të zbusin efektet e pandemisë. “FMN i dha Maqedonisë 134.47 milion të drejta të veçanta tërheqjeje ose rreth 162 milion euro për mbështetje buxhetore. Fondet tashmë janë planifikuar në Buxhetin për vitin…
Author: Hamdi Kumanova
Masat aktuale kundër coronavirusit të miratuara javën e kaluar mbeten në fuqi, vendosi sot Komisioni për Sëmundjet Infektive. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje theksoi se masat aktuale në fuqi duhet të vazhdojnë derisa të rritet imuniteti kolektiv. “Nëse vazhdojmë këtë ritëm të vaksinimit, besoj se deri në mes të tetorit, 15 tetor, imuniteti kolektiv do të rritet edhe më shumë dhe ne do të arrijmë një milion qytetarë, që është një përqindje e madhe. Kjo është shumë e rëndësishme sepse viti shkollor po fillon. Ne dëshirojmë që periudha e vjeshtës, kur njerëzit do të jenë në hapësira të brendshme,…
Nën kryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, ka folur në lidhje me vendimin e Qeverisë së RMV-së për të pranuar refugjatë nga Afganistani. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Nikollovski tha se kur refugjatët nga Afganistani të vijnë në Maqedoni dhe të shohin situatën e rënduar, do të kërkojnë të kthehen sërish në Afganistan. “Është fakt se tragjedi e madhe humanitare po ndodh në Afganistan dhe se shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë. Por ajo për të cilën ne po diskutojmë janë kushtet në Maqedoni, sepse kur refugjatët të vijnë në Maqedoni dhe kur shohin të rrugët e ndyra dhe…
Varianti delta i virusit korona mori jetën e 186 pacientëve në dy javët e fundit në vend. Duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër është dyfishuar si pasojë e vdekshmërisë së shpejtë që shkaktoi tek pacientët kryesish me komplikime shëndetësore. Shqetësuese mbete fakti që në Tetovë vetëm mbrëmë kanë ndërruar jetë 10 pacientë, ndërsa në 14 ditët e fundit 54 veta humbën betejën ndaj CoVid-19. Instituti i Shëndetit Publik: Vdekshmëria në 14 ditët e fundit nga CoVid-19: Tetovë 54 pacientë Shkup 40 pacientë Gostivar 35 pacientë Kërçovë 15 pacientë Strugë 7 pacientë As raporti…
Situata me pandeminë në rajonin e Gostivarit është serioze, por nën kontroll. Ky vlerësim është një nga përfundimet pas takimit të jashtëzakonshëm të shtabit ndër-komunal të krizës për rajonin e Gostivarit. “Në takim, përfaqësues të stacionit policor, spitalit dhe qendrës shëndetësore përcollën informacion nga departamentet e tyre në lidhje me situatën. Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, kapaciteti për pritjen e pacientëve është pothuajse i plotë dhe sot ishin 103 pacientë me COVID-19 për trajtim, nga të cilët 63 janë në mbështetje të oksigjenit. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë janë mobilizuar në institucion dhe tani për tani nuk ka nevojë…
LSDM sonte do të vendosë për pjesën më të madhe të kandidatëve të saj për kryetarë të Komunave. Pa mos dhënë më shumë detaje nga partia e Zaevit thonë se Komiteti Ekzekutiv i partisë pas mbledhjes së sonte do të zyrtarizojnë kandidatët për pjesën e mbetur të komunave. Deri më tani partia në pushtet ka zyrtarizuar 35 kandidatura për kryetar komunash, mes të cilëve për Haraçinën, Gazi Babën, Ohrin, Shtipin e Berovën. Edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar për qytetin e Shkupit pritet të rikandidohet kryetari aktual Petre Shilegov, i cili ka marrë mbështetje publike nga kreu u partisë…
Kur kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, Enti Shtetëror i Statistikave ende nuk I ka siguruar regjistruesit e nevojshëm. Megjithatë zv/drejtori I këtij Institucioni Ilmi Selami, është optimist se deri më 5 Shtator, kur edhe pritet të fillojë procesi të gjitha pengesat do të tejkalohen. ESHS kishte planifikuar një numër prej 6000 regjistruesve, por problematic është fakti se edhe pse me vazhdimimin e konkursit ky numër është plotësuar, ata që kanë aplikuar, nuk janë paraqitur në testim. “Deri në momentin kur flasim tani, regjistruesit ende nuk i kemi ekipuar deri në…
Mbetet edhe më tej i panjohur autori që mëngjesin e djeshëm tentoi prerjen e gypit që furnizon Spitalin klinik të Tetovës me oksigjen. Edhe përkundër hetimeve të kryera nga krim policia e Tetovës dhe Prokurori publik, nga policia e Tetovës thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë se kush mund të ketë qenë personi që me aktin e kryer, ka vënë në rrezik jetët e rreth 120 pacientëve me kovid, që ishin të kyçur në mbështetje oksigjen. Një ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, person deri më tani i panjohur ka tentuar që me mjet të fortë,…
Në Gostivar nuk kërkohet karantinë dhe kufizime shtesë edhe përskaj numrit të lartë të të infektuarve. Mjekët e repartit infektiv në këtë Komunë kanë kërkuar shtimin e masave por kreu u shtabit të krizës Arben Taravari beson se kulmi i përkeqësimit të situatës tashmë është tejkaluar dhe numrat do të fillojnë të bien. – Advertisements – Edhe në Tetovë edhe në Gostivar është fakt se këtë periudhë numrat kanë qenë pak më të lartë por kjo nuk do të thotë se do vazhdojnë të rriten numrat. Me siguri do shpërndahen edhe në regjione tjera. Por edhe Administrata e komunës nuk…
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se 28 gushti (e shtunë) është ditë jo pune për besimtarët e besimit ortodoks. Siç thonë nga MPPS, në këtë datë është festa e “Golema Bogorodica”, e cila festohet nga ortodoksët. MPPS në njoftim ua uron këtë festë qytetarëve ortodoks të RMV-së.
Gjatë 34 orëve të fundit, në periudhën prej orës 07.00 më 23.08.2021 deri në orën 07.00 të ditës së sotme në aktivitetet për shuarjen dhe parandalim të zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së janë angazhuar 534 nëpunës të policisë. Siç kumtuan sot nga MPB-ja, janë realizuar 204 moto-patrulla dhe janë përdorë 162 automjete motorike. Në terren janë edhe pjesëtarët e të gjitha njësiteve speciale të policisë. MPB-ja apelon që rreptësisht të respektohet ndalesa për lëvizje në zonat malore, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, kallamishteve në fusha, të mos hidhen…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë. Nga kjo parti thonë 300 mijë euro ka kushtuar fushata e Zaevit dhe Filipçes kundër pandemisë. Ata thonë se në vend të ilaçeve kundër sëmundjes, populli ka marrë reklama. “Zoran Zaev dhe Venko Filipçe me fushatën për vaksinim janë vonuar nëntë muaj, janë vonuar edhe me vaksinat, ndërsa deri tani kanë miratuar vetëm masa fashiste. Përveç masave fashiste, Zaev dhe Filipçe njihen edhe për tatime dhe mbledhje të parave”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se faktori ndërkombëtar duhet ta dijë për tentimin për korrupsion zgjedhor, nëpërmjet fushatës…

