Gjatë 34 orëve të fundit, në periudhën prej orës 07.00 më 23.08.2021 deri në orën 07.00 të ditës së sotme në aktivitetet për shuarjen dhe parandalim të zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së janë angazhuar 534 nëpunës të policisë.
Siç kumtuan sot nga MPB-ja, janë realizuar 204 moto-patrulla dhe janë përdorë 162 automjete motorike. Në terren janë edhe pjesëtarët e të gjitha njësiteve speciale të policisë.
MPB-ja apelon që rreptësisht të respektohet ndalesa për lëvizje në zonat malore, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, kallamishteve në fusha, të mos hidhen cigaret e pashuara mirë dhe të mos lihen shihe qelqi apo gjësende të tjera, të cilat kohë të gjatë të ekspozuara në diell, mund të shkaktojnë zjarr.
“Nevojitet vigjilencë e vazhdueshme dhe sjellje plotësisht të përgjegjshme për çdo individ, qëndron në kumtesën e MPB-së.




