Mbetet edhe më tej i panjohur autori që mëngjesin e djeshëm tentoi prerjen e gypit që furnizon Spitalin klinik të Tetovës me oksigjen. Edhe përkundër hetimeve të kryera nga krim policia e Tetovës dhe Prokurori publik, nga policia e Tetovës thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë se kush mund të ketë qenë personi që me aktin e kryer, ka vënë në rrezik jetët e rreth 120 pacientëve me kovid, që ishin të kyçur në mbështetje oksigjen. Një ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, person deri më tani i panjohur ka tentuar që me mjet të fortë, të dëmtojë gypat e oksigjenit që furnizojnë me oksigjen pajisjet e pacientëve. I njëjti, ka arritur që të pres dy gypa të oksigjenit, por që për fat të mirë, kanë qenë gypat që kanë furnizuar me oksigjen sallat e urgjencës së re të spitalit, e cila nuk është vënë ende në funksion. Dëmi ishte sanuar gjatë ditës së djeshme.
Data 15.11.2026
Aktuale
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
- Irani akuzon mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së se ndikohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane
- Tragjedia në Prizren: Një person i gjetur pa shenja jete në shtëpi
- SpaceX arrin një moment historik: Starship kapet për herë të parë nga Mechazilla
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Dy gra me djegie të rënda gjatë një feste familjare në Shkup, dërgohen urgjentisht në spital



