Author: Hamdi Kumanova

Seanca gjyqësore për rastin “I pushtetshmi” e paraparë të mbahet sot, me kërkesë të Prokurorit Publik i cili e përfaqëson këtë lëndë është shtyrë për më 14 korrik. Ndër të akuzuarit në këtë lëndë është edhe deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Miloshoski. Rasti ka të bëjë me shitjen e pronës shtetërore në fshatin Izhishta, e cila ishte në pronësi të komunës Makedonski Brod, ndërsa e ka përdorur komuna e Pllasnicës. Sipas prokurorisë, prona i ishte shitur babait të Milloshoskit dhe ishte bërë dëm në buxhet prej 50 mijë eurosh.

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup u shpreh e dëshpëruar që vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të miratojnë kornizën negociuese në Këshillin për Punë të Përgjithshme. “Nuk ka dyshime se Maqedonia e Veriu përmbushi detyrat për t’i filluar bisedimet aderuese dhe kjo është hap për të cilën ne besojmë se do të rriste stabilitetin politik, do ta avanconte marrëdhënien politike dhe ekonomike me Evropën dhe do të ndihmonte në lidhjen transatlantike”, tha Byrnes në fjalimin para pjesëmarrësve në Forum. Ndryshe, Bullgaria këmbëngul që zbatimi i Marrëveshjes së…

Lexo më Shumë

Nën ndikim të masës së ngrohtë nga jugu, prej sot edhe në ditët në vijim moti do të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në ditët në vijim në shumë vende temperaturat do të jenë mbi 35 gradë Celsius. Më ngrohtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperatura vende-vende do ta tejkalojë edhe 40-të gradë Celsius dhe do të aktivizohet faza portokalli, ndërsa në disa pjesë edhe faza e kuqe e rrezikut nga temperaturat e larta. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se moti do të jetë me diell…

Lexo më Shumë

Bullgaria edhe një herë e ka bllokuar miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE në Këshillin për çështje të përgjithshme të Unionit të mbajtur dje në Luksemburg. Për Shkupin, megjithatë, një mundësi tjetër teorike për fillimin e negociatave në qershor është Samiti i liderëve të BE-së të enjten dhe të premten. Sekretarja shtetërore portugeze, Ana Paula Zakariash e cila ka kryesuar me takimin e sotëm ministror e ka inkurajuar Slloveninë të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për negociatat me Maqedoninë e Veriut në bazë të këtij propozimi. “Presidenca portugeze ka dhënë maksimumin…

Lexo më Shumë

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, duke qenë pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është pjesëmarrës i sesionit të tetë plenar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), që këto ditë po mbahet në qytetin e Antalisë në Republikën e Turqisë (21-22 qershor). Gjatë qëndrimit të tij në Antalia, deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, ka realizuar takim me Kryeparlamentarin turk, Mustafa Shentop. Gjatë takimit në fjalë, u bisedua mbi krijimin e urave bashkëpunuese mes dy shteteve, krizën globale të pandemisë dhe bashkëpunimet ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

Lexo më Shumë

Me 21.06.2021 në ora 13.47 është lajmëruar se në Manastir në rrugën “Partizani”, motoçikleta e tipit “jamaha” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga D.N.(28) nga Manastiri e ka goditur këmbësorin V.N.(74) nga Manastiri, transmeton Almakos. Në aksident, V.N. është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir./Almakos/

Lexo më Shumë

Shumica e personave pa shtetësi në botë mund të mos e marrin vaksinën si rezultat i mospasjes së shtetësisë ose dëshmi për identitetin e tyre, alarmon sot Agjencia e KB-së për refugjatë – UNHCR. Sipas shefes për Mbrojtje mdërkombëtare, Xhilijan Trigs, ekzistojnë miliona persona në botë për të cilët dihet se janë pa shtetësi. “Kjo ka ndikime të dëmshme strategjike mbi të drejtat e tyre bazë, ndërsa tani gjithashtu mund të përjashtohen nga qasje deri te vaksinat që shpëtojnë jetë”, thotë Trigs. Në raportin e fundit për ndikimin e KOVID-19 mbi popullatën pa shtetësi, Agjencia shënon se shumica e planeve…

Lexo më Shumë

“Mendimi im personal është se pas këtyre bllokadave të Maqedonisë, Bullgaria mund të jetë e dukshme si një vend individual, por nuk jam i sigurt se Bullgaria është i vetmi vend që aktualisht nuk i jep përparësi zgjerimit. Ndoshta disa vende të tjera që janë më të qeta, ndajnë të njëjtin qëllim, zgjerimi të jetë më i ngadaltë”. Këtë e tha kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të RMV-së, Antonio Milososki nga radhët e OBRM-PDUKM, pas takimit me homologen nga Shqipëria, Mimi Kodheli. Sipas Milloshoskit, në ditën e sotme, kur mbahet këshilli ministror në Luksemburg, do të…

Lexo më Shumë

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth sot gjatë Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE-aë, theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë detyrimet e saja ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë pa vonesë. “Ju lutem. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar progresin e të gjithë Bashkimit Evropian. Le të mendojmë strategjikisht dhe të kuptojmë: Tani duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë, plus që nuk kemi asnjë interes për të lënë një vakum strategjik atje. Faleminderit”, shkruan Roth në Twitter. Më parë, përpara takimit të kabinetit, Roth përsëriti qëndrimin e Gjermanisë se çështjet bilaterale nuk duhet…

Lexo më Shumë

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë njofton se po nis zhvillimi i ueb faqeve të reja dhe të unifikuara për të gjitha ministritë dhe Qeverinë. Me zhvillimin e këtyre ueb faqeve vjen edhe një sistem i ri, më i mirë dhe i centralizuar. Ueb faqet e reja do të jenë të gjitha të modernizuara dhe të integruara me njëra-tjetrën, theksojnë nga MSHIA. “Me këtë projekt i japim kuptim edhe qëllimit tonë për unifikimin e të gjitha ueb faqeve të ministrive dhe Qeverisë. Si rrjedhojë e kësaj, këto faqe do të jenë më praktike dhe qasja drejt informacionit do të jetë…

Lexo më Shumë

Ministrja suedeze për punë të jashtme, An Linde thotë se është e zhgënjyer për shkak se Maqedonia nuk do të fillojë negociatat. Negociatat me RMV duhej të kishin filluar dhe BE në mars të vitit 2020 duhej të sjellë vendim unanim për këtë – theksoi Linde, e cila kërkoi presion të fuqishëm diplomatik që të tejkalohet bllokada e Bullgarisë. “Unë jam e zhgënjyer që ende nuk kanë filluar negociatat. RMV i plotësoi kushtet e nevojshme dhe negociatat duhet të fillojnë menjëherë. Unë theksoj në takimet me ministrat për punë të jashtë në BE se Bullgaria nuk duhet të bllokojë këtë…

Lexo më Shumë