Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” dendësia e komunikacionit është rritur, ndërsa pritja për hyrje në Maqedoni është rreth gjysmë ore. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Author: Hamdi Kumanova
Mërgimtarët që vijnë në vendlindjet e tyre për pushime duhet të jenë të njohur me të gjitha kushtet dhe masat që qeveritë kanë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Më poshtë INA ju sjell pjesën më të madhe të informacioneve që duhet të dini kryesisht për në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Është hequr ora policore, ndrsa gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu është lejuar lëvizja pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vet dhe në ambiente të jashtme. Dasmat, fejesat, ahengjet familjare dhe mbrëmjet e maturës do të lejohen të mbahen…
Gjykata Themelore Penale Shkup sot bëri të ditur se fjalët përfundimtare për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit do të mbahet më 1 korrik. “Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e njoftojmë opinionin se seanca kryesore për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RVM-së, ku është paraparë të jenë fjalët përfundimtare, pas dakordimit paraprak me palët do të mbahet më 01.07.2021 në orën 10.00”, theksohet në kumtesë.
Vendi edhe sot do të jetë nën ndikim të vales së ngrohtë me temperature të larta nga faza e portokalltë (alerte). Kompetentët bëjnë thirrje të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, të lirohen nga puna grupet më të ndjeshme, përfshirë grate shtatzëna, si dhe personat e moshës mbi 60 vjeç, ndërsa fëmijët e kopshteve të mos nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se moti sot do të jetë me diell dhe shumë I nxehtë. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte…
Para pak çastesh në Fushë Topanë të Shkupit është aksidentuar ish prokurorja speciale, Fatime Fetai, shkruan in7. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit për në rrugën Xhon Kenedi mes një veture të tipit Polo dhe një Seat Ibiza. Sipas burimeve nga terreni aksidenti nuk ka qënë i rëndë, ka pasur dëme materiale dhe lëndime të lehta tek vozitësit. Siç mëson in7, Prokurorja Fetai është dërguar për kontroll në spital me një veturë private, ndërsa gjendja e saj nuk duket të jetë serioze.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton më (25.06.2021) nga ora 1:30 deri në ora 5:00, policët e SPB Tetovë, gjatë kontrollit në objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, në pronësi të A.A (30) nga Bogovina, kanë hasur në 12 persona, prej të cilëve 7 nga Serbia, 2 nga Rusia, 1 nga Bosnja dhe dy nga Maqedonia e Veriut si dhe 41 persona mysafirë në objekt. “Në objekt janë gjetur shkopinj beizbolli, ndërsa në afërsi të objektit janë gjetur dy copa arme ‘Skorpion agram 2000’, me plumba 9mm si dhe një revolver me municion”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se pronari…
Të gjithë jemi lodhur nga pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut, i cili është i pakuptueshëm, i pambrojtur dhe destabilizues, thotë një diplomat evropian i pa emëruar për portalin e Brukselit “Politiko”, pas vendimit të djeshëm të Sofjes për të bllokuar përsëri fillimin e negociatave të vendit me BE-në në seancën e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së. “E pakuptueshme, e pambrojtshme dhe destabilizon Ballkanin Perëndimor. Bullgaria po humbet miqtë me një ritëm të shpejtë. Për fat të mirë, vendi nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë në afat të gjatë”, tha diplomati për “Politiko”. Portali thekson…
VMRO DPMNE ka dalë me kritika të ashpra për kryetarin qytetit të Shkupit, nga Kjo parti thonë se Shilegovin për 4 vjet përtaci Shilegov nuk ndërtoi asnjë projekt kapital. Këshilltarja e VMRO-së në Qytetin e Shkupit Svetlana Kolariq tha se tanimë bulevardi Boris Trajkovski duhej të jetë gati. “Ora është 10 e 30 minuta, punëtorët nuk janë këtu, kurse makineritë po presin të fillojnë me punë. Për katër vjet shkupjanët po mashtrohen, pa asnjë projekt kapital, vetëm premtime të rrejshme nga ana e përtacit Shilegov. Shilegovi brenda 4 vjetëve nuk ndërtoi asnjë bulevard, kurse tani 3 muaj para skadimit të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Berovë duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se nuk ka vonesë në lëshimin e dokumenteve personale, pasaporta dhe letërnjoftimeve. “Qytetarëve u jepen dokumentet personale, por vëllimi i kërkesës është rritur nga shkaku i krizës me pandeminë”, tha Spasovski i cili demantoi pohimet se ka ndërprerje të furnizimit me dokumente personale. Sipas Spasovskit, dokumentet nuk do të lëshohen deri të hënën për shkak të transferimit të të dhënave në sistemin e ri të Ministrisë së Brendshme. “Dokumentet personale janë duke u lëshuar edhe tani, thjesht ka pasur një rritje të…
Prokuroria parashtroi kallëzim penal kundër tetë shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët, sipas shembullit të organizatës terroriste ISIS kanë formuar organizatën “Qelia”. Organizata, sipas Prokurorisë, është themeluar në vitin 2019, ndërsa anëtarët kanë mbledhur armë. Nga Prokuroria nuk zbulojnë se çfarë sulme kanë pasur në mend. “Pas procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup ngriti aktakuzë kundër pesë personave nga Kumanova dhe tre nga Shkupi. Sipas veprimeve të përshkruara në aktakuzë, B.G (28), R.A (31), S.I (31), A.S (21) dhe J.K (25) kanë kryer veprën penale “Organizatë terroriste”, i akuzuari B.F (33) ka kryer veprën penale…
Propozim ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në Kodin zgjedhor do të vonohen të paktën edhe për dy javë të tjera. Këtë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq i cili më herët kishte paralajmëruar që ndryshimet do të ishin dorëzuar në Kuvend që javën e kaluar. “Kemi zgjidhje të pjesshme, mendoj se së shpejti mund ta shohim atë ligj në Kuvend. Unë pres që gjatë dy javëve të ardhshme të jetë në Kuvend, për t’u diskutuar dhe për t’u votuar. Do të qëndrojmë në praktikën e mirë që Kodi Zgjedhor të…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për mungesën e investimeve në rrugën rajonale Tetovë-JAzhincë. Sipas tyre qeveria ka lënë pas dore këtë rrugë e cila për shkak të infrastrukturës së keqe rrezikon jetën e banorëve. “Rruga që lidh dy shtete, dhjetëra fshatra, çdo vit merr jetëra njerëzish, nuk është përfillur as në vendimin e fundit të Qeverisë ku mbi 80 milion euro u ndanë për rrugën që lidh Kumanovën me Rankovecin, Kriva Pallankën e Deve Bairin. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugëve kundër çdo cepi të shtetit por jemi këtu për të ngritur zërin për diskriminimin sistematik që iu bëhet…

