Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot e vizitoi shkollën fillore “Dane Krapçev” në komunën e Gazi Babës. Carovska theksoi se në bashkëpunim me qeveritë lokale, drejtuesit e shkollave, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat partnere të huaja si UNICEF, USAID, Banka Botërore dhe të tjera kanë punuar në mënyrë aktive në përgatitjen e shkollave për pranimin e nxënësve. “Kemi punuar në zbatimin e qetë të mësimdhënies i cili nuk do të jetë vetëm në një nivel optimal, por në një nivel të mjaftueshëm të cilësisë për të ndjerë përfitimet e konceptit të ri të arsimit fillor”, shtoi Carovska.…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër A.H.(32) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”. “R.H.(42) nga fshati Dobrosh, me punë të përkohshme jashtë Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet rrjeteve sociale është marrë vesh me të denoncuarin, pronar i një kompanie, që për 1600 euro t’ia punojë dhe montojë kangjellat e qelqit për shkallët e shtëpisë, pas çfarë vëllai i R.H. i ka dhënë avans A.H.. Deri më 30.06.2021, i denoncuari nuk është paraqitur në telefon, nuk e ka kryer punën, as nuk ia ka kthyer paratë të cilat ia kanë…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot e vizitoi shkollën fillore “Dane Krapçev” në komunën e Gazi Babës. Carovska theksoi se në bashkëpunim me qeveritë lokale, drejtuesit e shkollave, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat partnere të huaja si UNICEF, USAID, Banka Botërore dhe të tjera kanë punuar në mënyrë aktive në përgatitjen e shkollave për pranimin e nxënësve. “Kemi punuar në zbatimin e qetë të mësimdhënies i cili nuk do të jetë vetëm në një nivel optimal, por në një nivel të mjaftueshëm të cilësisë për të ndjerë përfitimet e konceptit të ri të arsimit fillor”, shtoi Carovska.…
Maqedonia e Veriut është në pritje të 780 civilëve afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht në këtë shtet, por që ende nuk dihet se kur saktësisht mund të arrijnë në Shkup. Nga qeveria thonë se “ardhja e tyre varet nga kushtet e sigurisë dhe organizimi i fluturimeve për evakuimin e tyre. Deri në këto momente nuk kemi ndonjë konfirmim se kur mund të arrijnë civilët e parë”. “Numri i tyre ndryshon dhe për momentin nuk mund të themi se sa do të jetë numri i saktë i atyre që do të vinë, nëse do të jenë 780 persona, 800…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 17 -të kumtoi se deri më tani 15 kandidatë të pavarur për kryetarë komune i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, ndërsa nënshkrime kanë mbledhur edhe 30 lista të pavarura këshilltarësh në komuna të ndryshme në njësitë rajonale të KSHZ -së. Deri më 30 gusht zgjat mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë dhe lista këshilltarësh, ndërsa punonjësit në njësitë rajonale, nesër dhe të dielën do të punojnë një orë më vonë, ndërsa më 30 gusht, ata do të punojnë deri në orën…
Nxënësit e klasës së katërt që këtë vit të ri shkollor do të mësojnë me libra digjitalë, sipas konceptit të ri për mësim, do të duhet vet ti sigurojnë pajisjet digjitale. Ministria e Arsimit dhe komunat, pajisje digjitale do t’u sigurojnë vetëm nxënësve që vijnë nga familjet me rrezik social. Gjithashtu, ministrja e Arsimit Milla Carovska tha se janë shtypur edhe një numër i caktuar i librave për klasën e katërt, por, të njejtat do të përdoren në raste të jashtëzakonshme. “Tabletët janë distribuuar për ato nxënës për të cilët shkollat kanë lajmëruar se janë kategori sociale. Ata të cilët…
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se me ditën e djeshme (26.08.2021) gjithsej 5164 qytetarë janë kontrolluar në Listën zgjedhore, janë iniciuar 11 kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore, 12 kërkesa për fshirje të të dhënave nga Lista dhe katër kërkesa për ndryshim të dhënave në Listën zgjedhore. Deri në KSHZ në email adresën [email protected] janë dorëzuar gjithsej 17 kërkesa. Procedura për mbikëqyrje publike në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara më 17 tetor do të zgjasë deri më 9 shtator. Mbikëqyrje publike mund të bëjnë në njësitë territoriale dhe zyrat e KSHZ-së si dhe në mënyrë elektronike…
Shitore të zbrazëta, kjo është pamja që i përshkuan qendrat tregtare që kur në fuqi hynë masat – pa certifikatë për vaksinim të mos lejohet hyrja e vizitorëve. Kjo pamje, sipas qendrave tregtare do të thellojë krizë ekonomike që është duke u zhvilluar që një viti e gjysmë. Kërkojnë heqjen e masave, pasi siç thonë, protokollet që zbatohen në to, sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme të klientëve. “Ky është tregues se qendrat tregtare nuk janë vende ku shpërndahet virusi. Mbajtja e maskës është e obligueshme në qendra tregtare, ka kufizime të numrit të vizitorëve në shitore, ekzistojnë sinjalizime për mbajtjen e…
Situata kaotike në Afganistan ka krijuar pasiguri rreth asaj nëse dhe kur 700 refugjatët e pritur nga Afganistani do të mbërrijnë në Maqedoni. Qeveria nuk ka përgjigje për të dy pyetjet, duke theksuar situatën e paqëndrueshme rreth aeroportit të Kabulit. Qeveria “Ardhja e tyre varet nga kushtet e sigurisë për organizimin e fluturimeve të evakuimit. Për momentin, nuk ka konfirmim të ndonjë grupi ose ndonjë aeroplani që është larguar nga Kabuli dhe duhet të mbërrijë në Shkup.” Njoftimet fillestare për mbërritjen e grupit të parë ishin për të enjten e kaluar, por fluturimet janë shtyrë vazhdimisht. Sipas Qeverisë, këto…
Statusi i negociatave me disa kompani të mëdha gjermane, nga të cilët një pjesë e investitorëve të rinj, për realizimin e investimeve të reja në dy – tre vitet e ardhshme, u prezantua në takimin e sotëm të drejtorit të Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski me ambasadoren e Republikës federale të Gjermanisë, Anke Hollshtajn. Në takim u bë fjalë edhe për investimet ekzistuese gjermane. Siç u tha, Qeveria dhe Drejtoria për ZZHTI i njohin nevojat e investitorëve për një klimë të parashikueshme biznesi, qasje në infrastrukturë cilësore dhe shërbime publike efikase. Mbështetja që Drejtoria po zhvillon…
Sot, në zyrën e deputetëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA u zhvillua një takim mes partive opozitare në vendin tonë, në prag të zgjedhjeve lokale. Ishin kryetarët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, të cilët e pritën në takim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski. Tema e këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mundësia për bashkëpunim opozitar midis këtyre partive, me motiv kryesor luftën kundër krimit dhe korrupsionit në komunat e udhëhequra nga LSDM-BDI. Tre kryetarët vunë në dukje se duke u nisur nga raporti i Transparency International, sipas të cilit…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka publikuar analizën e të vaksinuarve, rasteve pozitive, të vdekurve dhe të shëruarve nga COVID-19, për periudhën prej 6 gusht deri më 26 gusht. Sipas këtij raporti, të vaksinuar llogariten vetëm personat të cilët kanë marë dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga vaksina e dytë. Në periudhën prej 6 gusht deri më 26 gusht, në territorin e vendit janë infektuar gjithsej 17020 persona. 17% prej tyre kanë qenë tërësisht të vaksinuar me dy doza, respektivisht 2924 persona. Sipas statistikave, në 3 javët e fundit, 14096 qytetarët, ose 83% prej rasteve…

