Author: Hamdi Kumanova

Një rast tragjik ka ndodhur dje në Prilep. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, V.D. i punësuar në minierën në Prilep ka denoncuar se M.T.(63), i punësuar si roje në minierë, është gjetur i vdekur nën veturën e tij “jugo” me targa të Prilepit. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Një nga politikanët më kontrovers në Maqedoninë e Veriut është sigurisht, Janko Baçev i cili së fundmi ka kandiduar për kryetar të komunës së Ohrit. Në një postim në Facebook, Baçevi-t i ka dalë punë me minaret e xhamive nga ku thirret ezani. Reklame Ai thotë se gjatësia e lejuar sipas vendimit të fundit të marrë në këshill është 3.3 metra e deklaron se kjo nuk po respektohet, njofton News33. Shton se nëse e merr mandatin do të kthej fuqinë e ligjit dhe nuk do të lejojë që minaret të ngritën më 33 metra lartësi. “Vendimi i Këshillit të Komunës…

Lexo më Shumë

Kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministri grek, Aleksis Cipras, sot në Munster të Gjermanisë, morën çmimin Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”. Ata u vlerësuan për arritjen e marrëveshjes historike që si shembull i qasjes së lartë diplomatike, zgjidhi një çështje të hapur dhe me këtë, dhanë një shembull për stabilitetin në rajon. Çmimi “Paqja e Vestfalisë” për vitin 2020, ndahet me një vit vonesë për shkak të pandemisë Covid 19. “Me përfundimin e Marrëveshjes së Prespës, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën një punë historike si shembull i një qasjeje të lartë diplomatike, duke zgjidhur një çështje të hapur dhe duke…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të pushimeve të verës dhe afrimit të datës së regjistrimit të popullsisë, shtohet përsëri interesi dhe aktivizimi i diasporës për t’u vet regjistruar. Nga Shoqata e dollogozhdarëve në Zvicër thonë se numër më i madh shoqatave dhe vullnetarë të ndryshëm nga më shumë vende, kanë filluar kontaktet për t’u organizuar, me qëllim që t’u ndihmojnë të gjithë mërgimtarëve që të regjistrohen. “Jemi vazhdimisht në kontakt me shoqatat tjera ku bisedojmë për bashkëpunime edhe për atë se si do të vazhdojmë me regjistrimet. Jemi në bashkëpunim me të gjitha shoqatat tjera… Gatishmëria është e madhe, vullneti është i madh…

Lexo më Shumë

Kreu i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski ka shuar shpresën e nxënësve shqiptar të fshatit Bërnjarcë për të mësuar në shkollën e fshatit. Rreth 60 fëmijë që banojnë këtu detyrohen që procesin mësimor ta ndjekin në shkollat e Haraçinës duke bërë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra, ndërkohë që objekti i shkollës që gjendet pak metra larg shtëpive të tyre është pothuajse bosh. Georgievski tha se nuk mund ta lejojë përdorimin e shkollës për shkak të protokolleve shëndetësore për mësim. Madje, për këtë vendim negative, Georgievski tha se tashmë ka njoftuar komunën e Haraçinës dhe drejtorin e shkollës fillore…

Lexo më Shumë

Asnjë rezultat apo pistë nga hetimi të rastit të dëmtimit të gypave të oksigjenit në Spitalin e Tetovës nuk është bërë publik. Asnjë person nuk është identifikuar dhe nuk është vënë para organeve të rendit. Nuk dihet nëse policia ka arritur që deri diku të bie në gjurmë të autorit ose autorëve dhe nuk dihen motivet e tij. Nga Ministria e Brendshme nuk japin shumë detaje, duke u arsyetuar se nuk duan të dëmtojnë hetimin.  “Deri më sot janë realizuar biseda me shumë të punësuar në spital dhe persona të tjerë nga rrethi dhe vazhdojmë punën për gjetjen e…

Lexo më Shumë

Çështja për marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte e hapur tri dekada. Kaluam tri dekada pasiguri për të ardhmen tonë. Tri dekada kujdes serioz për pasojat e padëshirueshme. Tri dekada perspektiva të bllokuara të cilat janë me interes strategjik kyç për vendin tonë, për rajonin dhe strukturat euroatlantike. E ardhmja ishte ide udhëheqëse gjatë gjithë atij procesi. Të dyja palët e pranuan kompromisin si miqësi dhe kujdes për interesat e partnerit tuaj politik nga ana tjetër, si dhe për interesat e juaja vetanake, tha kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e sotme në ceremoninë në Munster në të…

Lexo më Shumë

Pas pranimit të komenteve dhe sugjerimeve nga debati për Strategjinë nacionale të TIK-ut, është duke përgatitur informacioni për seancën e ardhshme qeveritare, njoftoi ministri Shaqiri, sipas të cilit e ardhmja e shoqërisë sonë është e lidhur ngushtë me teknologjinë. “Paralelisht me procesin e digjitalizimit, ne kujdesemi edhe për sigurinë kibernetike”, tha Shaqiri. Ministri Shaqiri njëherit theksoi se do të fuqizohet roli i Qendrës për ndjekje dhe raportim të incidenteve kompjuterike, si pjesë e Agjencisë digjitale, e cila themelohet me anë të propozim ligjit të përgatitur nga MSHIA. “Kjo Qendër do të jetë si koordinatore e gjithë Qendrave tjera lokale dhe…

Lexo më Shumë

DPHM njofton se pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, kryesisht në lindje, ndërsa nga fundi i ditës edhe në pjesët veriore. Nesër, sipas DPHM, do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare, në pjesët perëndimore erë e fortë nga perëndimi. Pasdite do të ketë kushte afatshkurtra shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi, kryesisht në zonat malore. Nga e hëna, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me erë të lehtë deri mesatare veriperëndimore, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më datë 27.08.2021 në ora 02.20, në pikëpagesën “Otovicë” policët e SPB Veles kanë arrestuar I.Xh.(34) nga Gjevgjelia. Te ai është gjetur marihuanë dhe pluhur droge. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës./TV21

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovski – Boki 13 tashmë e disa ditë është infektuar me Covid-19. Informacionin për “Fokus” e ka bërë të ditur avokati i tij, Sashko Dukoski, i cili ka sqaruar se Boki 13 tani për tani nuk ka simptome. Pozitiv është edhe shoku i qelisë në Burgun e Idrizovës, ku Boki 13 po vuan dënimin prej 9 vjetësh në rastin “Reket”. Që të dy janë izoluar nga të burgosurit e tjerë. Boki 13 para një muaji kishte marrë edhe dozën e dytë të vaksinës./TV21

Lexo më Shumë

Kemi bërë një hap historik me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, ky është një koalicion i cili do ta fitojë kriminalitetin dhe korruspsionin e LSDM-së dhe BDI-së. Ky ishte komenti i kreut të opozitës maqedoniase, Hristijan Mickoski, në lidhje me zyrtarzimin e koalicionit të partive opozitare për zgjedhjet lokale, duke e quajtur atë si hap historik për VMRO-DPMNE-në dhe Maqedoninë. Hristijan Mickovski, Kryetar i partisë VMRO-DPMNE “Kemi krijuar një koalicion para raundit të parë të zgjedhjeve lokale në qytete të caktuara, do ta mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna, do ta mbështesim njëri-tjetrin në nivelin e kandidatëve për krytarë komune. Është…

Lexo më Shumë