Kemi bërë një hap historik me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, ky është një koalicion i cili do ta fitojë kriminalitetin dhe korruspsionin e LSDM-së dhe BDI-së. Ky ishte komenti i kreut të opozitës maqedoniase, Hristijan Mickoski, në lidhje me zyrtarzimin e koalicionit të partive opozitare për zgjedhjet lokale, duke e quajtur atë si hap historik për VMRO-DPMNE-në dhe Maqedoninë.
Hristijan Mickovski, Kryetar i partisë VMRO-DPMNE
“Kemi krijuar një koalicion para raundit të parë të zgjedhjeve lokale në qytete të caktuara, do ta mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna, do ta mbështesim njëri-tjetrin në nivelin e kandidatëve për krytarë komune. Është rënë dakord që aty ku koalicioni Alternative-Aleancë do të ketë kandidatë, VMRO-DPMNE nuk do të kandiddojë dhe anasjelltas ku do të ketë VMRO-DPMNE, koalicioni Aleancë-Alternativë nuk do të kandidojë, kupthet në ato komuna ku ai bashkëpunim është rënë dakord”, u shpreh Mickoski. /SHENJA/



