Author: Hamdi Kumanova

Vlerësojmë se nuk ka nevojë të anulohen as Regjistrimi e as Zgjedhjet Lokale – janë të prerë nga LSDM-ja. Sipas tyre, bëhet fjalë për dy procese që po rrjedhin paralelisht dhe se nuk do të lejojnë politizimin e këtij operacioni statistikor. STEFAN VASEV – LSDM “Është një operacion statistikor dhe assesi nuk duhet të lejojmë që të politizohet dicka për të cilën janë dakorduar dy liderët që në atë periudhë të mbahen Regjistrimi, mendoj se është korrekte nga politikanët, para së gjithash nga Mickoski, për shkak se shpesh nga ana e tyre vjen politizimi I aspekteve të regjistrimit dhe…

Lexo më Shumë

Gjysmë maturantët e Maqedonisë së Veriut do të mund të regjistrohen në shkollat e mesme në vend edhe në afatin e tretë që do të mbahet më 30 qershor, transmeton Portalb.mk. Pas realizimit të afatit të parë dhe të dytë, në disa shkolla janë mbyllur aplikimet për shkak mbushjes së numrit të caktuar. Në disa shkolla ku ka vende të lira, do të mbahet afati i tretë, afat i cili do të mbahet vetëm më 30 qershor prej orës 07:00 deri më 19:00. Rezultatet e afatit të tretë do të dalin menjëherë të nesërmen më 1 korrik. Nxënësit të cilët…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata me intensitet mesatar. Në VK Tabanoc ka vonesa prej 30-60 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe vozitje të kujdesshme me autorimjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan…

Lexo më Shumë

Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku gruaja e përkatësisë maqedonase ka goditur me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar. Nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia momentalisht po kryen ekspertizën. Pa Censurë mëson se gruaja 38 vjeçare e lindur në Prilep ka paraqitur vazhdimisht dhunën në polici nga bashkëshorti i saj 48 vjeçar shqiptar nga Tetova. Zënka e fundit ka qenë motivi i vrasjes, ku gruaja mes pl*agëve të shkaktuara nga bashkëshorti ka goditur të njëjtin me çekan duke e lënë pa shenja jete!

Lexo më Shumë

Që nga 1 korrik 2021 i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë roaming. Kostot roaming midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero. Për të shënuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon “All-Western Balkans Jam”, një koncert me grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni, në 1 Korrik 2021, duke filluar nga ora 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut). Transmetimin e drejtpërdrejtë të këtij koncerti mund…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, nëndega në Lagjen e trimave në Kumanovë, pak pas përzgjedhjes si kryetar nëndege, e ka ndalur një grua në rrugë e cila iu është rrëfyer. Kjo grua i ka përmendur problemet infrastrukturore që ekzistojnë në rrugën e saj dhe ka tentuar që të gjej zgjidhje. Selmani thotë se ky rrëfim i jep shpresë për aktivizmin e tij politik dhe për një ndryshim të madh që duhet të ndodh në Kumanovë. “ Një ditë një grua në lagjen time më ndali në rrugë dhe me parashtroi një pyetje shumë prekëse, o bir në rrugën ku jetoj është…

Lexo më Shumë

Nga LSDM, kanë arsyetuar vendosjen e taksës ekologjike duke thënë se taksat ekologjike janë një pjesë e pashmangshme e politikave për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Ata inkurajojnë dhe bëjnë thirrje deri te qytetarët që të përdoren burimet më ekologjike dhe që mbrojnë mjedisin jetësor por dhe jetën e qytetareve. “ Taksa e gjelbër futet në një kohë kur hiqet akciza prej 3 denarë, e cila u vendos kur çmimi i naftës ishte i ulët. Gjithashtu e rëndësishme është se shuma e taksës ekologjike ndryshon nga lloji i derivatit dhe se taksa më e lartë është planifikuar për…

Lexo më Shumë

Me 26.06.2021 në ora 15.30 është lajmëruar se në autostradën “Miqësia” Shkup-Veles, motoçikleta e tipit “Honda” me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.S.(49) nga Shkupi është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos. Në aksident, motoçiklisti është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm në Veles. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Marrëveshja e plotë me Bullgarinë duhet të ketë tre komponenta – udhërrëfyes i definuar bilateral, propozimi portugez për pozitën e tij në procesin evropian dhe dritë e gjelbërt për fillim të negociatave. Marrëveshje e tillë është e mundur në shtator të këtij viti, sipas shefit të diplomacisë Bujar Osmani, por për atë nevojitet në periudhën në vijim të vazhdohet, ashtu që kryesimi slloven do ta ndërmarrë zgjidhjen portugeze, Bullgaria do të tregojë se e pranon udhërrëfyesin e definuar, që është e dhënë sipas përmbajtjes të letrës së MPJ-së bullgare dhe shteti të marrë dritë të gjelbërt për fillim të negociatave…

Lexo më Shumë

Është e kotë të zvogëlohet TVSH-ja e energjisë elektrike kur Zaev vjedh nga tenderët dhe rrit çmimin e derivateve për 4 denarë. Zaev ka rritur borxhin e shtetit në mbi 7 miliardë euro, pasi që shpenzonte para për të blerë tender”, thonë nga VMRO-DPMNE. Të gjithë e pamë se si pushteti paguan shërbime për tendera, kur bëhet fjalë për para të popullit, merr gjithçka nga populli dhe ua jep të firmave që janë të afërtë me të. Dhe tash për të mbushur buxhetin Zaev rrit tatime dhe godet xhepat e qytetarëve. Koha është t’i japm fund ndarjeve të Zaevit dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Strugë ka mbajtur takim me përfaqësuesit e 40-të operatorëve turistik dhe hotelerëve nga Polonia në të cilën i ka prezantuar përfitimet e fushatës “Sigurt si në vend” për tërheqjen e turistëve të huaj. Në fjalim deri te operatorët turistik polak, kryeministri ka shprehur bindje se avio linja Varshavë-Shkup, Varshavë-Ohër dhe çarter fluturimet Katovice-Ohër janë bazë për optimizëm real dhe se sezoni veror aktual do të sjellë numër më të madh të turistëve polak. Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se kryeministri në fjalimin e tij ka potencuar se Maqedonia e Veriut me fushatën “Sigurt si në…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët aplikojnë për marrjen e dokumenteve për udhëtim, duhet të presin për termin rreth dy muaj, pasi terminët për nxjerrjen e pasaportave, janë të zënë deri në fund të muajit gusht, pas çka duhet të presin edhe 10 ditë pune deri në përgatitjen e të njëjtave. Caktimi i terminit është bërë shumë i vështirë, pasi me orë pritet që zyrtarët të lajmërohen nga qendra pranuese e thirrjeve, në dikasterin e Punëve të Brendshme . “Ju lutem prisni, të gjithë operatorët janë të zënë”, kjo shprehje madje mund t’i mbajë qytetarët me orë në telefon,…

Lexo më Shumë