Author: Hamdi Kumanova

Ngjarja e cila bëri bujë në media dhe rrjetet sociale, ku gruaja kishte vrarë me çekan burrin e saj në Tetovë, vazhdon të hetohet nga organet e policisë dhe drejtësisë. Deri më tash nuk ka ende sqarime për motivin e kësaj vrasje të rëndë, që tronditi opinionin vendas dhe jo vetëm. Pasi që policia e Tetovës ka ngritur padi penale për vrasje deri në Prokurorinë e Tetovës, sot gjykatësi hetues në procedurë paraprake i ka shqiptuar masën e paraburgimit për 39 vjeçaren A.S nga Prilepi, e cila ka vrarë burrin e saj A.I (51) nga Tetova. Ajo është dërguar në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ka kërkesa që dasmat të organizohen në ambiente të mbyllura. Megjithatë sipas tij, epidemiologët janë të ndarë në lidhje me këtë kërkesë. “Do t’i shqyrtojmë ato kërkesa. Mund të them se epidemiologët janë të ndarë për dasmat në ambiente të mbyllura. Po bëjmë përpjekje që të shohim se a mund të bëjmë diçka dhe nuk mund të konfirmojmë nëse do të kemi përkeqësim të gjendjes”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për radhët dhe pritjet e gjata të qytetarëve para ndërtesës së MRTV-së në Shkup, ku bëhet fotografimi i qytetarëve për dokumentet e udhëtimit. Zëdhënësi i ASH-së, Shefik Duraku, tha se papërgjegjësia e MPB-së po rrezikon shëndetin e qytetarëve të cilët presin me orë të tëra në temperatura të larta. Duraku tha se nga 24 kabina sa është kapaciteti i plotë i këtij objekti ku bëhet fotografimi i qytetarëve, punojnë vetëm 4. “Ndodhemi para ndërtesës para hyrjes kryesore të RTVM-së, ku qytetarët aplikojnë për dokumentet e udhëtimit. Nga ajo që shihet këtu janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian “Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në fjalimin tim e theksova qëndrimin shtetëror që korniza e marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë jep bazë përkatëse për bashkëpunim të mëtejmë dhe që jemi të përgatitur ta tejkalojmë situatën në pajtim me standardet ndërkombëtare. Çdo prolongim i fillimit të negociatave me BE-në do të pasqyrohet në gjendjen socio-ekonomike në shtet, por edhe do të ketë ndikim të fortë në rajon”, shkroi Xhaferi në “Facebook”,…

Lexo më Shumë

Me fillimin e pushimeve verore, në rajonin më të gjerë të Pollogut ndjehet një lëvizshmëri e shtuar nëpër objektet hotelierike dhe posaçërisht në kafenetë dhe në diskoteka, sidomos në mbrëmje kryesisht gjatë fundjavës, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë. Shtojnë, se në to, organizohen herë pas here ahengje të ndryshme, zakonisht të shoqëruara me muzikë me zë të lartë që shqetëson qytetarët e tjerë dhe mbi të gjitha ata që jetojnë në afërsi të objekteve hotelerike, kjo i referohet më së shumti objekteve që janë të vendosura në katin përdhes të ndërtesave të banimit. “Prandaj, Sektori për punë të brendshme…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se nëse vazhdon ritmi aktual i infektimeve nga Covid-19, mund të ndodh që në muajin gusht të shpallet fundi i epidemisë. “Që të shpallet fund i epidemisë duhet që dy cikle reproduktive prej 14-ditësh të mos ketë raste të diagnostikuara dhe ka disa parashikime te ne se si do të mundte ajo të ndodh. Nëse vazhdon ky trend, kjo do të ndodhte në muajin gusht apo në fillim të shtatorit”, tha Filipçe në tribunën “Vaksinimi dhe sfidat e Covid-19”, transmeton TV21. Ka shtuar se spitalet janë thuajse të zbrazët dhe gjatë natës së…

Lexo më Shumë

Janë bërë tre ditë që kur në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje si pasojë e Covid-19. Vdekje nuk ka pasur as më datë 27 dhe 26 qershor. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë nga Covid-19 kanë ndërruar jetë 5.484 pacientë. Nga gjithsej 155.676 të sëmurë, prej tyre janë shëruar 149.967 persona. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste të reja dhe 6 të shëruar nga Covid-19.

Lexo më Shumë

Prej nesër fillon pagesa me faza e pensioneve të qershorit. Pensionet siç theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi. Marrja e pensioneve përmes filialëve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe edhe atë sipas shumës së pensionit. “Për pensionet në vlerë deri në 11,000 denarë pagesa do të bëhet nesër, për pensionet në vlerë prej 11,001 deri në 14,000 denarë pagesa duhet të bëhet të mërkurën, për…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Aradhat Partizane”, në Shkup në afërsi të urës “Kombet e Bashkuara”. Në aksident janë përfshirë disa makina, megjithatë nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por vetëm, për dëme materiale. Policia në vendngjarje ka kryer hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi i trafikut është rënduar dhe është zhvilluar nëpër rrugët alternative përfshi dhe trotuaret.

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes ka deklaruar se ShBA-të besojnë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është të qenit anëtare e Bashkimit Evropian. “Ne besojmë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Evropë dhe se procesi do të vazhdojë dhe do të realizohet ajo çfarë ne planifikojmë të realizohet”, tha Bërns në kazermën “Çojlija” afër Petrovecit, ku u dorëzua pajisja për dezinfektim të ABHO – donacion amerikan./TV21

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Arradhat partizane” në Shkup ku janë përfshirë tre makina. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur mes tre makinave ku kanë mbetur të lënduar tre qytetarë të cilët janë transferuar në klinikat e Shkupit me shërbimin e Ndihmës së Shpejtë. Trafiku ka ndalesë si pasojë e hetimit të shkaqeve të aksidentit dhe makina janë duke u drejtuar nëpër rrugë ndihmëse.

Lexo më Shumë

Qeveria ka dhënë afate të ndryshme sa i takon asaj, se kur pritet të ketë zgjidhje për kontestin me Bullgarinë dhe kështu edhe nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kryeministri Zoran Zaev thotë se zgjidhja do të jetë në muajin dhjetor. “Pritshmëritë e mija janë se në dhjetor do të kemi zgjidhje”, tha Zaevi, transmeton TV21. Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani të shtunën tha se zgjidhe për kontestin me Bullgarinë e pret në muajin shtator.

Lexo më Shumë