Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në Bruksel ka vazhduar lobimin për synimet eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në BE është opsioni i pa alternativë për Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar Mickovski. Në takimet e realizuara me përfaqësuesin e Parlamentit e Europian të angazhuar për politikën e jashtme, Paulo Rangel, eurodeputetin portugez në parlamentin europian Andreas Shider si dhe ish presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, Mickovski ka thënë se shteti nuk duhet të mbetet peng i keqpërdorimeve që po i bën qeveria aktuale sa i përket eurointegrimeve. “Maqedonia meriton të bëhet anëtare dinjitoze e BE–së. Jemi të…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Branko Cërvenkovski thotë se atë që Bullgaria nuk arriti në Luftën e Dytë Botërore nga viti 41-45 me armë dhe mjete ushtare, sot dëshiron duke përdorur anëtarësimin e saj në BE dhe të drejtën e vetos. Sipas tij, qëndrimi i Bullgarisë është krejtësisht i qartë, por atij i intereson se si e shohin këtë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai reagoi fuqishëm edhe ndaj deklaratave të ish-presidentit të Bullgarisë, Rosen Plevneliev i cili tha se populli dhe gjuha maqedonase janë krijim i Titos. “Unë reagimin tim ndaj deklaratës së presidentit Plevneliev do ta filloj në gjuhën maqedonase. Kjo është…

Lexo më Shumë

Për gjashtë orë, policia dje gjobiti rreth 350 shoferë. Më shumë gjoba ka shqiptuar policia e Tetovës dhe Ohrit, të dyja së bashku rreth 140 gjoba. Vetëm në Shkup, dje janë gjobitur 197 shoferë. 42 kanë vozitur më shpejt se e lejuara, 12 të dehur dhe 14 nuk kishin patentë shoferi. Policia e Shkupit ka gjobitur shoferët e automjeteve të paregjistruara, ata që nuk kanë pasur rripin e sigurisë, të cilët kanë vozitur dhe kanë shikuar ose biseduar në telefon, katër që kanë kaluar në të kuqe dhe ka një dënim për mos heqjen e errësuesve të xhamave. Ministria e…

Lexo më Shumë

Rejgistrohen gjashtë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, nuk ka të vdekur Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.887 testime dhe janë regjistruar vetëm gjashtë raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja tre janë në Shkup dhe nga një në Tetovë, Strumicë dhe Berovë. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ISHP regjistroi 10 pacientë të shëruar, prej të cilëve 5 janë nga Shkup, 2 nga Kumanova dhe nga një në Strumicë dhe Kërçovë. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 155.682 pacientë me coronaviurs, ndërsa prej tyre…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se sot, përmes shërbimit profesional të MPJ do ta verifikojnë autenticitetin e deklaratës së ministres portugeze për Evropë, Ana Paula Zakarijash, e cila ka thënë për Radion Nacionale Bullgare se “gjuha e Maqedonisë së Veriut ka qenë dikur pjesë e gjuhës bullgare”, transmeton Portalb.mk. “Propozimi portugez ofron zgjidhje, por nuk mban anë brenda. Në vet propozimin portugez, në kornizën negociuese është zgjidhja përkthimi i acquis-it do të jetë në gjuhën maqedonase. Kuptohet kanë deklarata të dyja palët. Edhe pala jonë edhe pala bullgare, ku me siguri ministra ka bërë interpretim për mediat bullgare apo ngjashëm për…

Lexo më Shumë

Shuma më e madh që është konfiskuar në një lëndë penale është 15 milionë denarë, kurse më e vogla 30 000 denarë. Kështu thonë analizat që kanë dalë nga monitorimi i lëndëve penale me focus masën e konfiskimit, të realizuar nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Sipas ekspertit juridik Darko Avramovskit në lëndët me profil të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, rrallë herë shqiptohen masa për konfiskim. Darko Avramovski, ekspert juridik në koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë” “Shumat në lëndë kanë dallim. Shuma më e lartë që ne e kemi detektuar në lëndët me…

Lexo më Shumë

Në sistemin kombëtar “Termini Im” është vendosur mundësia për dhënien e certifikatës për personat që e kanë kaluar Kovid-19. Certifikata u jepet të gjithë personave të cilët në nëntë muajt e fundit kanë qenë pozitive në Sars-Cov-2 dhe janë regjistruar si raste pozitive në Sistemin kombëtar. Certifikata mund të merret tek mjeku amë ose me paralajmërim në faqen vakcinacija.mk Certifikata është në gjuhën maqedonase dhe angleze, përmban të dhëna për personin (emri dhe mbiemri, numri i identifikimit personal, data e lindjes, gjinia) lloji i testit, data e testimit, data e rezultatit pozitiv, institucioni shëndetësor (laboratori) ku është kryer testi, si…

Lexo më Shumë

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë ilegale është i vështirë, konstatojnë nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Gjatë periudhës së analizës, është detektuar numër i vogël i masave të shqiptuara- konfiskim , në vetëm 20% të rasteve të monitoruara. Hetimi i procedurave të përfunduara të plotfuqishme ka treguar se shuma më e madhe e konfiskimit ka qenë rreth 250 mijë euro, ndërsa më e ulëta vetëm 500 euro, edhe atë për evazion fiskal. Përveç kësaj, Koalicioni ka arritur në përfundimin se në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk ka pasur pothuajse asnjë konfiskim të pasurisë.…

Lexo më Shumë

Golgota e pritjes para dyerve të administratës policore nuk ka të ndaluar. Turma njerëzve që kanë termin dhe e atyre që janë pa termin ka bërë që pritjet të jenë më shumë se tre orë para sporteleve. Disa presin në radhë edhe me fëmijë të vegjël, ndërsa prioriteti nuk vlen edhe për ata që kanë lëshuar dokumentet me procedurë të shpejtë.   “Nuk është në rregull dhe se asnjëherë nuk ka qenë kështu, ja kam pritur 5 orë. Nuk kam pritur momentin e fundit, ka një muaj që nuk më jepnin termin dhe sërish tani jemi fajtor ne…

Lexo më Shumë

Dasmat tashmë mund të organizohen edhe në ambient të mbyllur. Qeveria në seancën e fundit ka vendosur që të lejojë organizim të dasmave në ambient të mbyllur deri në 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës. Për këtë bëri me dije ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku 2021 të organizohen dasma edhe në ambiente të mbyllura me maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës”. Përndryshe edhe më 1 qershor u lehtësuan disa masa ku Shtabi Kryesor…

Lexo më Shumë

Himni i Kumanovës i publikuar nga kreu i kësaj komune, Maksim Dimitrievski ka nxitur reagime të mëdha në opinion. Versioni i publikuar nga Dimitrievski me titullin “Ode për Kumanovën” apo poezi lirike për Kumanovën, përveç që nuk përkon me realitetin kulturor dhe etnik në Kumanovë, i njëjti nuk përfshin në filmime madje as vendbanimet shqiptare. I pyetur për këtë veprim, Dimitrievski nuk iu përgjigj televizionit Alsat. Opozita shqiptare e vlerëson të padrejtë dhe mos përfillje të qytetarëve shqiptar dhe të etnive tjera në Kumanovë. Osama Muadini nga Aleanca për Shqiptarët thotë se në seancën e ardhshme të Këshillit Komunal do…

Lexo më Shumë

Rreth 150 mijë qytetarë do të përfshihen me ligjin për shlyerje të kamatave dhe riprogramim të borxheve të qytetarëve në kushte të pandemisë COVID-19, propozim-teksti i të cilit është miratuar në seancën e sotme nga Qeveria e RMV-së. Ky ligj do t’u mundësojë qytetarëve të paguajnë vetëm borxhin kryesor dhe jo kamatat ndaj organeve shtetërore dhe institucioneve publike Siç njoftoi kryeministri Zoran Zaev, organet shtetërore dhe institucionet publike që përfshihen në këtë ligj, si dhe DAP, janë angazhuar ta konfirmojnë shumën e përgjithshme të borxhit, harxhimeve dhe kamatave për çdo qytetar, në afat prej 90 ditëve, nga hyrja në fuqi…

Lexo më Shumë