Author: Hamdi Kumanova

Ka lindur shtetasja afgane që mbrëmjen e djeshme zbriti në Aeroportin e Shkupit, në javën e 39-të të shtatëzanisë, shkruan Alsat. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pasditen e sotme në Klinikën e Gjinekologjisë shtetasja afgane ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore. “Ajo dhe fëmija i porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndryshe, përveç shtetases që tashmë ka lindur, në grupin e 149 refugjatëve afganë ka edhe katër gra shtatzëna./Alsat

Lexo më Shumë

Numri i të vaksinuarve në kuadrin e mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor është mbi 70 për qind, ndërsa duke pasur parasysh edhe ata që e kanë tejkaluar koronavirusin dhe kanë imunitet, kemi diku mbi 74 për qind të imunizuar. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila njoftoi se të gjitha shkollat janë të përgatitura për fillimin e vitit shkollar me prezencë fizike, duke shtuar se mësimi me prezencë fizike në kohë pandemie është një sfidë në vete. Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës “Në çdo komunë numri i të vaksinuarve tek mësimdhënësit është mbi 60 për…

Lexo më Shumë

Pacientja e cila dje u pa duke dalë nga dritarja e dhomës prapa repartit infektiv në Gostivar, është prononcuar për TV Globi. Sqaron se ka ikur nga reparti, pasi sipas saj, është shëruar plotësisht, kurse personeli i repartit infektiv nuk e ka lënë të shkojë në shtëpi. Thekson se ka probleme të tjera shëndetësore dhe ka nevojë shpesh të dalë në ecje. 59 vjeçarja Zulhije Muslija, sot u paraqit sërish te e njejta dritare, kësaj radhe nga jashtë pasi kishte ardhur për t’u përshëndetur me, siç ajo vetë thotë, shoqet e dhomës. E solli bashkëshorti i saj me një veturë…

Lexo më Shumë

Dasmat, ahengjet familjare dhe festat pa respektim të masave dhe protokolleve nuk i mbushën vetëm spitalet e Maqedonisë me pacientë me COVID-19, por edhe spitalet e Austrisë dhe Zvicës. Sipas analizave të autoriteteve austriake dhe zvicerane, qindra mërgimtarë të cilët pushimin e kishin në Maqedoni janë kthyer pozitiv në këto shtete. Gjendja në Tetovë dhe Gostivar mbetet e rëndë, por numrat tregojnë ulje të rasteve. Agjencia për Shëndetësi dhe Siguri në Ushqim njoftoi se dy e treta e mërgimtarëve nga Ballkani Perëndimor janë pozitiv me coronavirus, ndërsa më së shumti raste ka Maqedonia e Veriut 866, më pas Kosova 799…

Lexo më Shumë

Zjarri që u aktivizua në territorin e Shqipërisë në malin Galiçnicë, me ndihmën e ajrit ka përfshirë edhe pjesën në territorin e Maqedonisë. Ekipet e Parkut Nacional “Galiçnicë” dhe policia kufitare momentalisht janë në terren për shkak se ka rrezik të përhapjes së zjarrit dhe mund të përfshihet edhe zona e mbrojtur e Parkut Nacional “Galiçnicë”. “Për momentin digjet kullosë e thatë, ndërsa në terren nuk mund të shkohet dhe të ndërhyhet. Do të ndiqet gjendja gjatë ditës së sotme nga ana e ekipit të Parkut Nacional “Galiçnicë dhe nga policia kufitare”, theksojnë nga QMK. Ata shtojnë se gjatë ditës…

Lexo më Shumë

Qytetarja Katerina Trajkovska e ka pyetur kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski se pse po rrezikon shëndetin e fëmijëve tanë, duke mos kërkuar mësimin onlajnë, transmeton Almakos. “Pse kryetari i Komunës, nuk ka kërkuar nga Qeveria që të na lejojnë mësimin onlajnë dhe jo si prind të na lënë me nervozë , poashtu edhe mësuesit. Të gjithë ne nuk i kemi 100 % të shëndosh fëmijët, ka fëmijë me sëmundje kronike, ku e keni parë disa të mësojnë onlajnë, disa me prezencë fizike, a ka këtu logjikë”, pyet qytetarja Katerina Trajkovska.

Lexo më Shumë

Shoqata e autoshkollave në Tetovë reagoi ndaj vendimit të spitalit të Tetovës, me të cilin është ndaluar nxjerrja e certifikatave të shëndetësisë. Ankohen se nuk mund të punojnë, ndërsa kërkojnë nga drejtoria e spitalit, që t’iu mundësojë që certifikatat e shëndetësisë, t’i nxjerrin në Gostivar apo Shkup. Mbi 100 punëtorë rrezikojnë të ardhmen e vendit të tyre të punës. Andaj si autoshkolla kërkojmë lejimin e nxjerrjes së certifikatave shëndetësore nëpër vendet e tjera deri sa të qetësohet situata me kovid 19. Pas lejimit kërkojmë që të na mundësohet pagesa të bëhet online apo nëpër banka dhe printimi i formularëve dhe…

Lexo më Shumë

Sot bashkë me drejtorin z. Abdusamed Shabani i shikuam nga afër punimet e NP Higjiena Komunale Shkup për pastrim dhe dezinfektim të disa pikave në vendbanimin Kondovë. Në këtë aksion u pastrua dhe dezinfektua: rruga kryesore, obori i shkollës fillore “Bajram Shabani”, obori i medresesë Isa Beu, Çerdhja “Flutura”, Fakulteti i shkencave Islame si dhe 1 deponi e egër afër lumit Vardar me sipërfaqe përafërsisht prej 150 m2. Aksioni do të vazhdoj edhe në ditët në vijim ku do të pastrohet edhe një deponi tjetër e cila gjendet afër Urës. Gjithashtu aksioni vazhdoi edhe në vendbanimin Gllumovë, ku u pastruan…

Lexo më Shumë

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini i është kundërpërgjigjur Sekretarit Organizativ të BDI-së, Artan Grubi, i cili më herët marrëveshjen e bashkëpunimit mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA e quajti si “koalicioni i 27”. Ajdini tha se Grubi dhe koalicioni i tij janë të shqetësuar nga bashkëpunimi opozitar pasi që përfundimisht në zgjedhjet lokale do të marrë fund regjimi hibrid, transemton TV21. “E kuptoj shqetësimin dhe ankthin që ka Artan Grubi dhe koalicioni i tij, sepse me bashkëpunimin opozitar këtë herë përfundimisht në zgjedhjet lokale do të marrë fund korrupsioni, krimi dhe regjimi hibrid në të cilën këta…

Lexo më Shumë

Një burrë i moshës  42 vjeçare nga fshati Zhelinë dje është privuar nga liria sepse policia dyshon në përzierjen e tij gjatë dëmtimit të sistemit për furnizim qendror me oksigjen në spitalin e Tetovës më 23 gusht. Atëherë me përdorimin e forcës janë dëmtuar dy tuba bakri, prej të cilave  njëra për ajër të kompromituar  është thyer, ndërsa e dyta për oksid nitrik është lakuar. “Nëpunësit policor të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë dje rreth orës 17:00, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë e kanë privuar nga liria A.R.(42) nga Zhelina e Tetovës për shkak të dyshimit për përzierjen…

Lexo më Shumë

Për shkak të fillimit të vitit shkollor dhe frekuentimit më të madh të shfrytëzuesve të transportit publik që nesër në qarkullim do të kyçen numër më i madh i autobusëve, informojnë nga NPQ Shkup. Autobusët do të qarkullojnë nëpër itinerare të caktuara, gjegjësisht transportit publik do t’i shërbejnë numër më i madh i automjeteve në krahasim me disa muaj më parë. Itinerari, shtojnë nga NPQ Shkup është në dispozicion në ueb-faqen e tyre. Që nesër, sërish do të vlejnë biletat falas të nxënësve të shkollave të mesme për përdorimin e transportit publik. Biletat do të aktivizohen sistematikisht, gjegjësisht nxënësit nuk…

Lexo më Shumë

Nga Covid Qendra e Tetovës njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën katër persona për shkak të coronavirusit. Ata shtojnë se lajm inkurajues është që ka më shumë pacientë të lëshuar në shtëpi se sa hospitalizime të reja. “Gjatë 24 orëve të fundit ka shtatë persona që janë pranuar për mjekim në spital dhe 10 të tjerë janë lëshuar. Deri sot në ora 7 ka 112 persona që po shërohen në spital dhe të gjithë janë me mbështetje të oksigjenit”, tha mjekja Miranda Pajaziti. Po ashtu mbetet i lartë numri i kontrolleve në ambulantën e COVID-19…

Lexo më Shumë