Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditë së djeshme vazhdo me aksionet e përforcuara në komunikacion. “Në territorin e Komunsë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 masa, prej të cilave 26 janë për tejkalim shpejtësie, 6 për vozitje pa leje, 5 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 5 për për përdorim të telefonit, dy për kalim në të kuqe, 7 për mosregjistrim dhe 42 për parkim jo të rregullt”, thonë nga policia. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Author: Hamdi Kumanova
Partia opozitare E majta ka parashtruar padi penale kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Padinë e dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup E Majta e bazën në ekzistimin e dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” të dënuar në bazë të nenit 353 të Kodit Penal që parasheh dënim me burg prej 6 muajsh deri në 3 vjet. “I denoncuarit akuzohet se në rolin e personit zyrtar nuk e ka respektuar tekstin e ligjit dhe më pas me vetëdije, me keqdashje dhe kundërligjshëm ka mundësia ndryshim të softuerit – sistemit për dhënien…
Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën (1 shtator) kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Hyrje-daljet në këtë vend nuk mund të bëhen pa certifikatë për vaksinim, vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ i shpejtë për trupat e antigjenit jo më të vjetër se 48 orë. Shtetasit që nuk përmbushin njërën nga këto kushte do të vendosen në izolim për 7 ditë pas hyrjes në Maqedoninë e Veriut, dhe kohëzgjatja…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot në mëngjes në Klinikën e Urologjisë filloi transplantimi i veshkës nga një donator i vdekur. “Ekipet e mjekut Sotir Stavridis deh mjekut Aleksandar Trajanovski pas mesnatës përfunduan me heqjen e veshkës dhe indet e eshtrave nga 28 vjeçari i vdekur, familja e të cilit u pajtua t’i dhurojë organet”, thuhet në njoftimin e MSH-së Ata shtojnë se indet e eshtrave do të përpunohen dhe do të transplantohen gjatë ditëve të ardhshme. “Bëhet fjalë për donator me grup të rralë të gjakut për të cilën ka shumë pak pranues të organeve në Listën nacionale për…
Kryeministri Zoran Zaev ka uruar fillimvitin shkollor. Ka vlerësuar, se ky vit është një vit i kthimit në normalitet dhe përmbushjes së zbrazëtirës së krijuar nga masat restriktive dhe mësimit online gjatë vitit të kaluar. Nuk ka opsion më të mirë se mësimi me prani fizike, ka shtuar Zaev, ndërkaq ka theksuar edhe sot se për zhvillim më të mirë psiko-social të nxënësve, zgjidhja më e mirë është kthimi i nxënësve në bankat shkollore. “Nuk ka dyshime se hapja e shkollave, për mësim me prani fizike, është vendim më i dëshirueshëm për të gjithë që duan zhvillim psiko-social të nxënësve.…
Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski sot ka komentuar pranimin e shtetasve afganë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Mickoski tha se Qeveria aktuale nuk është e aftë të sigurojë fillimisht kushte për qytetarët e vendit “Vlera, humanizëm, zgjatje të dorës duhet të tregojnë shtete më të pasura dhe më të fuqishme se Maqedonia si në Evropë ashtu edhe në botë, duke marrë parasysh se Qeveria jonë aktuale nuk mund të sigurojë kushte për jetë normale për ne, qytetarët e Maqedonisë, e le më për qytetarët afganë ose qytetarët tjerë”, tha mes tjerash Mickoski.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carosvka në ditën e parë të vitit të ri shkollor nëpërmjet videos u dëshiroi nxënësve dhe mësimdhënësve fillim të mbarë duke theksuar se sistemi arsimor është plotësisht i përgatitur për fillim me prezencë fizike. “Viti i ri mësimor 2021/2022 fillon më 1 shtator me shkolla të hapura për gjithë nxënësit. Sistemi arsimor është plotësisht i përgatitur për këtë. Gjatë periudhës së kaluar, i ndoqëm rekomandimet e institucioneve kompetente por edhe të organizatave botërore si OBSH dhe UNICEF dhe përpunuam protokoll për punë dhe ndërmorëm të gjitha masat në mënyrë që shkollat të fillojnë sërish…
Oliver Ilievski, sekretar i LSDM-së dhe drejtor i SHA “Ekonomia e Ujërave”, fusha Kumanovë-Likovë, do të jetë kandidatë për kryetar të Kumanovës. Ai mbrëmë ka marrë mbështetjen e bordit ekzekutiv të partisë, ndërsa kandidaturën e bëri publike nënkryetari i LSDM-së, Lupco Nikollovski në konferencën për gazetarë. “Do të nis nga bastioni i LSDM-së nga Kumanova fituese, në komunën ku kryetari aktual doli kundër vetvetës, kundër LSDM-së, kundër qytetarëve, me cka edhe vet është përjashtuar nga partia. Oliver Ilievski është ekonomist i diplomuar, drejtor i NP Ekonomia e Ujërave, fusha Kumanovë-Likovë, sekretar i degës së LSDM-së në Kumanovë, që ka një…
LSDM shpalli pjesën tjetër të kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në Kumanovë, sikundër kandidat ndaj Maksim Dimitrievski, LSDM do të garojë me Oliver Ilievski i cili aktualisht është drejtor i SHA “Ekonomia e Ujërave”. Në vrapçisht Xhezmi Mamuti, Shuto Orizare shkon me Asan Ferat ndërsa në Strugë do të kandidoj me Dimçe Shipinkarovski. Në komunat ku nuk do të kenë kandidat Lupço Nikollovski tha se do ti mbështesin kandidatët e partnerëve të koalicionit, transmeton TV21.
Protokollet dhe masat aktuale anti-covid do të ngelen të njëjta, sa i përket hyrjes nëpër objekte. Ministri insiston që të vaksinohen personat që e kanë kaluar virusin në 45 ditët e kaluara, ndonëse ata kanë imunitet natyror. Filipçe thotë se këtë po e bën që të nxitet vaksinimi te qytëtarët dhe se nuk ka kontraindikacione që të vaksinohen qytetarët një muaj pasi ta kalojnë virusin.
Drejtuesit e Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”, sot me një solemnitet modes bënë hapjen e zyrave në qytetin e Gostivarit. Lekë Dalipi, anëtar i Iniciativës në prononcimin para mediumeve deklaroi që këto do të jenë zyrat ku dhe do të presim në takime përfaqësuesit e partive politike për të ua prezantuar programin e përgatitur nga Iniciativa për zgjedhjet lokale 2021. “Kam kënaqësi që në emër të Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”, në prani të anëtarëve, mysafirëve dhe mediave, të inauguroi zyrat e Iniciativës, nga ku, në të ardhmen do të realizojmë aktivitetet tona për Gostivarin që duam. Kjo do të…
Raportit i Institutit për Shëndet Publik tregon se gjatë javës së kaluar ka pasur 200 të vdekur nga coronavirusi. Pjesa më e madhe janë pacientë të moshës mbi 60 vjet, por ka edhe të rinj nga mosha 30 dhe 40 vjeçare. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, arsyet për vdekshmërinë e madhe sërish e kërkon në paraqitjen e vonshme në spital, sëmundjet kronike dhe mosvaksinimin. Duke marrë parasysh uljen e faktorit të bartjes së sëmundjes, për pak kohë, sipas Filipçes, kjo pasqyrohet edhe te rastet e reja dhe numri i hospitalizimeve. Ndryshe, edhe pse Shtabet e Krizës në Strugë dhe Kërçovë…

