Oliver Ilievski, sekretar i LSDM-së dhe drejtor i SHA “Ekonomia e Ujërave”, fusha Kumanovë-Likovë, do të jetë kandidatë për kryetar të Kumanovës.
Ai mbrëmë ka marrë mbështetjen e bordit ekzekutiv të partisë, ndërsa kandidaturën e bëri publike nënkryetari i LSDM-së, Lupco Nikollovski në konferencën për gazetarë.
“Do të nis nga bastioni i LSDM-së nga Kumanova fituese, në komunën ku kryetari aktual doli kundër vetvetës, kundër LSDM-së, kundër qytetarëve, me cka edhe vet është përjashtuar nga partia. Oliver Ilievski është ekonomist i diplomuar, drejtor i NP Ekonomia e Ujërave, fusha Kumanovë-Likovë, sekretar i degës së LSDM-së në Kumanovë, që ka një përvojë në menaxhimin e kompanive private dhe publike.
I suksesshëm, i ndershëm, njeri i popullit, i afërt dhe i respektuar edhe nga anëtarët, megjithatë edhe anketat tregojnë respekt të madh edhe nga qytetarët. të jetë më e qartë LSSM në Kumanovë ka një kandidatë, që ka ofertën më të mirë për kumanovarët, dhe ai është Oliver Ilievski”, tha Nikollovski./News-TV./




