Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ende nuk ka vendosur nëse do të rikandojë edhe për një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton gazeta LAJM. Merko në një intervistë për Cilivmedia, ka thënë se tek qytetarët gëzon mbështetje të madhe, por vendimin për rikandimin e tij do ta sjellin organet e partisë. “Akoma nuk ka vendosur nëse do të rikandidoj për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, respektivisht kemi vendime partiake që duhet të miratohen, por siç e shoh qytetarët nuk më braktisin edhe më tej dhe tani nuk di çfarë të bëjë, jam në dilemë”, ka thënë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur kënaqësinë për takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama. “Është gjithmonë kënaqësi kur takoj mikun tim Edi!”, shkruan zonja Arifi, ndërsa shkrimin e ilustron me foto nga Konferenca ndërkombëtare “Prespa Dialogue Forum 2021” “Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Prespa Dialogue Forum 2021″ kisha mundësinë ta uroj për fitoren në zgjedhjet parlamentare, si dhe për lidershipin, përkushtimin dhe punën e dëshmuar, për ta shtyer Shqipërinë në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik!”, ka shkruar Arifi, transmeton gazeta Lajm.
Disa nga menaxherët dhe punonjësit e kazinove dolën sot para Kuvendit, për t’iu thënë deputetëve të mos e votojnë Ligjin e propozuar të Lojërave të Fatit. Nëse kjo ndodh dhe hyn në fuqi vendimi për të zhvendosur kazinotë nga zonat urbane, industria e tyre do të shkatërrohet, ankohen nga ky sektor. Ata besojnë se detyrimi që objektet të jenë 500 metra larg institucioneve arsimore është populizëm i pastër. Nuk është e saktë që të miturit do të mbrohen më shumë nëse këto klube me automate largohen 500 metra nga objektet e arsimit. Ky koncept është i gabuar dhe paraqet populizëm…
Partitë opozitare përmes 222 amendamenteve për rishikimin e buxhetit do të kërkojnë uljen, e siç thonë shpenzimeve joproduktive të Qeverisë. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE thotë se në rishikim janë paraparë shuma milionëshe për blerjen e mobileve dhe automjeteve, për punësime shtetërore dhe rritje të pagave në institucione, në vend të projekteve të rëndësishme për jetën e përditshme të të gjithë qytetarëve. Le të ndërpriten shpenzimet e pastrukturuara në mënyrë që këto para të mund të alokohen për çështje të tjera në buxhet në mënyrë që të mund të merremi më mirë me këtë recesion dhe krizë financiare. Është më thelbësore…
Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, ka akuzuar ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, se Forumin e Prespës për Dialog, e ka shfrytëzuar për të promovim partiak. Nga ASH thonë se është edhe keqpërdorim i angazhimit dhe vullnetit të mirë të miqve të vendit tonë. “Forumi i Prespës për Dialog, i organizuar këto dy ditë nga MPJ, Bujar Osmani, nga pozicioni i tij fillestar si ministër kaloi në promovim kryekëput partiak dhe keqpërdorim klasik i mysafirëve ndërkombëtar për llogari të partisë dhe liderit të tij, të cilët për dy dekada mbajtën bllokuar zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski sot në konferencë për shtyp zbuloi se Koce Trajanovski është ndër emrat për kandidat të mundshëm në Bashkunë e Shkupit. Mickoski tha se shumë shpejt, deri në mes të këtij muajio, do të bëhen të ditura një pjesë e emrave të kandidatëve të OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet lokale. “Shumë shpejt do ta njoftojmë opinion për emrat e 15 kandidatëve. Presim që gjatë javës së ardhshme të kemi Komitet Ekzekutiv të partisë, të vërtetojmë edhe ndonjë emër, mund të jenë edhe më shumë se 15. Bëhet fjalë për emrat të reja, të njohur si banorë nga ku…
Si pjesë e aktiviteteve të kontrollit të intensifikuar për siguri më të madhe të trafikut dhe rrugë më të sigurta, muajin e kaluar (qershor) në rajonin e gjerë të Tetovës janë ndërmarrë gjithsej 823 masa për tejkalim të shpejtësis së lejuar maksimale brenda dhe jashtë vendbanimit informon Tetovasot. Nga këto, 83 shkelje kanë qenë për tejkalim shpejtësie për më shumë se 70 km në orë jashtë vendbanimit dhe 18 për më shumë se 50 km në një zonë banimi. Për të gjith shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate për kundërvajtje dhe do të ballafaqohen me gjoba adekuate të parapara me ligj,…
Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 572.176 doza të vaksinave, ndërsa 225.340 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 14.615 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 12.294 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 481.809 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 49% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 43% e popullsisë…
Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalim në Forumin e Prespës për Dialog. Ka shprehur zhgënjimin e tij, se Bashkimi Evropian nuk e caktoi konferencën e parë ndërqeveritare dhe kështu nuk i filloi negociatat qasëse me Maqedoninë e Veriut. Fajin kryesor për këtë, siç tha Zaev, e ka pozicioni joparimor i Bullgarisë. “Për fat të keq, për shkak të pozicioni joparimor të fqiut tonë Bullgarisë, nuk u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare. Para dy javësh unë udhëhoqa delegacion në Bullgari, duke ofruar dorën e bashkëpunimit dhe gjetjes së zgjidhjes dhe vendosmëri që të ndërmerret hap në drejtim pozitiv. Edhe pse…
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e ardhshme do të bisedojë për rrezikun nga lloji delta i coronavirusit dhe mbrojtjen e kufijve me vendosjen eventuale të testeve. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se masat aktuale mbesin në fuqi, por mund të ndryshojnë nëse ka ndryshime. “Është normale të ndryshojnë masat nëse vërejmë se ka ndonjë ndryshime, megjithatë nuk ka plan për ndryshim të masave. Ajo se çfarë mund të bisedohet është ndonjë vendim eventual sa i përket mbrojtjes së kufijve. Kjo ka të bëjë me testet. Të vlerësohet rreziku nëse me këtë masë do të mund të mbrohemi”, tha…
Propozim-Ligji i Shtetësisë mbetet i bllokuar. Opozita maqedonase nuk heq dorë nga proceduralet për t’i hap rrugë shqyrtimit të amendamenteve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan opozitën shqiptare dhe Qeverinë për shkeljen e procedurave gjatë procedimit të ligjit. Është fenomen i panjohur. Në cilin do parlament të Evropës por edhe në botë, një ligj të futet në procedurë me procedurë të rregullt dhe më pas të transferohet në procedurë të shkurtër, pas marrëveshjes me Qeverinë – deklaroi Gordana Siljanovska, VMRO-DPMNE. Për opozitën shqiptare, qasja e partive nga blloku politik maqedonas, posaçërisht atyre opozitare është e turpshme. Sipas Skender Rexhepit, propozim-Ligji i Shtetësisë…
Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini nga Forumi në Ohër theksoi se Marrëveshja e Prespës në arritjen e së cilës ajo ishte kyçur personalisht në mënyrë aktive, paraqet frymëzim për tejkalimin e kontesteve të tjera të pazgjidhura në rajon. Mogerini është e bindur se Marrëveshja e Prespës mbetet jo vetëm për të por edhe për të gjithë kolegët e BE-së edhe për bashkësinë euroatlantike zgjidhja e duhur dhe shembull. “Marrëveshja dëshmoi se asnjë problem nuk është i pazgjidhshëm, për çdo pyetje, kontest ka zgjidhje, por për këtë kërkohet lidership, guxim, vendosmëri dhe respekt,…

