Koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabrcanec sot ka marr pjesë në panelin me temë “Në luftën kundër dezinformatave me informata: Sigurimi i sigurisë përmes fakteve”, në kuadër të Forumit Strategjik në Bled që këtë vit iu përkushtua “Të ardhmes së Evropës”, shkruan Almakos.
Lajmet e rrejshme dhe dezinformatat, potencoi Zabrcanec kanë qenë dhe ende janë aktive kur është në pyetje pandemia me Kovid 19 dhe sidomos në periudhën aktuale kur në vendin tonë po realizohet vaksinimi masiv i cili po kundërshtohet me dezinformata.
“Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme janë kërcënim serioz për demokracinë dhe proceset demokratike dhe për menaxhim me këto fenomene, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka krijuar një plan aksionar në drejtim të njohjes dhe demistifikimit dhe i ftoi të gjitha palët e përfshira që të përfshihen në përsosjen e vazhdueshme të planit për luftë të suksesshme dhe efikase kundër dezinformatave”, theksoi koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabrcanec.
Ai e vuri theksin e veçantë në luftën me dezinformatat ku është e domosdoshme transparenca proaktive dhe aktive në vend të strategjisë reaktive dhe defanzive për shkak të faktit që në këtë mënyrë ata që i prodhojnë lajmet e rrejshme vazhdimisht do të janë në përparësi.
“Duhet që të krijojmë kushte për ndryshimin e lojës. Qeveritë, organizatat qytetare dhe ndërkombëtare që janë të bashkuara në luftën kundër dezinformatave, në vend që të jetojnë me frikë, duhet që të janë proaktive në promovimin e vlerave demokratike dhe me një transparencë aktive ti eliminojnë ndikimet e dezinformatave. Kur qytetarët i kanë parasysh të gjitha faktet, krijuesve të dezinformatave do ta kanë të vështirë që të manipulojnë. Ata informata në mënyrë sa më transparente duhet që të sigurohen, prodhohen, publikohen dhe promovohen”, potencoi Zabrcanec./Almakos/




