Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi ku thotë se mezi pret 17 tetorin që të shohë se si votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë Aleancën për Shqiptarët. “E kuptojmë panikun, por edhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse edhe LSDM edhe BDI do të shkatërrohen në këto zgjedhje. Por kur zotëri Grubi flet për kohët e kaluara, është e udhës që të përmendet kjo: I mbajmë mend me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit të selisë së VMRO-DPMNE-së, kurse gjatë këtyre vizitave nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Votuesit e Çairit nuk kanë dilemë. Ata në krye të komunës së Çairit e duan Bekim Salin. Këtë e tregon më së miri anketa e realizuar nga televizioni 21 në profilin e tyre në facebook. Janë të shumtë komentet në favor të Bekimit. E gjithë kjo pasi që kontrata e Visar Ganiut dështojë në zbatim, ndërsa kundërkandidati tjetër, ai i partnerit të koalicionit të BDI-së, Lëvizjes Besa, nuk bind fare opinionin. Duke patur parasysh disponimin në pothuajse të gjithë anketat, del se mundësitë janë shumë të mëdha që Bekim Sali, të del fitues në Çair, që në rrethinë e parë.
Tashmë janë mësuar kandidatët për pjesën dërmuese të komunave të Maqedonisë së Veriut. LSDM nuk ka kandidat të sajin në Çair, por kë do të mbështesë, atë të BDI-së apo të Lëvizjes Besa, pasi që të dy partitë janë në koalicion parazgjedhor. Zaev duke marrë për shembull Tetovën, ku në rrethin e parë ka kandidatin e saj, thotë se nëse ndodh që në rrethin e dytë hynë dy kandidatë të partnerëve të koalicionit, atëherë votuesve do t’u bëhet thirrje të votojnë atë çfarë mendojnë ata se është më i mirë për komunën. “Ja, kur kemi kandidat të LSDM-së, të BDI-së,…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.292.383 doza të vaksinës, ndërsa 555.322 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 13.037 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.475 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 29% e popullatës 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH. Nga MSH njoftojnë…
Banorët shqiptar të fshatit Bërnjarcë kanë protestuar sot para shkollës së fshatit dhe kanë kërkuar që dyert e shkollës të hapen edhe për fëmijët e tyre. Për këta banorë është e papranueshme që fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e Haraçinës. “Ne do të protestojmë, derisa të hapen dyert e shkollës edhe për fëmijët tanë. Në jemi të vendosur, fëmijët nuk i dërgojmë në shkollë deri sa të zgjidhet ky problem i cili daton që prej dy vitesh”, u shpreh një banor. Banorët kritikojnë autoritetet zyrtare për neglizhencë dhe mospasje të vullnetit për zgjidhjen e problemit. “Ne nuk do…
I pari i Shkupit, Petre Shilegov siguron qytetarët se autobusët e transportit publik janë të sigurt, dezinfektohen me rregull dhe qarkullojnë me kapacitet të plotë. “NQP (Ndërmarrja e Qarkullimit Publik) nuk ka qenë dhe nuk do të jetë burim i infeksionit. Edhe në “New York Times” ka pasur shkrim se si dezinfektohen autobusët”, tha Shilegov. Ka apeluar deri te NQP që të respektohen masat dhe protokollet që janë miratuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për mbrojtje nga Covid-19. “Linjat e qytetit në asnjë moment nuk kanë qenë në regjimin e fundjavës, po me kapacitet të plotë”, siguron Shilegov. Sa i…
Mbrëmë rreth orës 22:15 minuta, policia ka privuar nga liria personat A.B. (31) nga Gostivari, S.F. (33) dhe A.I. (31) nga fshati Bellovishtë dhe Çegranë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhim të paautorizuar të lëndëve narkotike”. Paraprakisht, nga vetura me të cilën po lëviznin personat në fjalë, në afërsi të pikë pagesës në Gostivar, kanë hedhur një qese me kokainë, e cila është gjetur më vonë. Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të lajmit do të pasojnë padi adekuate.
Gjatë ditës së kaluar në Tetovë është regjistruar një ulje e lehtë e viktimave dhe rasteve të reja pozitive me Covid-19. Dje betejën me virusin e kanë humbur 4 pacientë. Viktimat janë të moshë 63, 68, 73 dhe 74-vjeçare. Në spitale ka të shtrirë 106 pacientë. Prej tyre në terapi oksigjenike janë 104 pacientë, transmeton TV21.
“Nuk kemi nxënës të infektuar në shkolla, Inspektorati sanitar dhe shërbimet epidemiologjike janë në terren dhe po veprojnë. Cilat shkolla, cilët fëmijë apo cilët mësimdhënës janë pozitivë, dihet, i kanë informatat kompetentët të cilët duhet t’i kenë. Opinioni është e rëndësishme që ta dijë se përqindja e rasteve pozitive në nivel shtetëror është 0.01 për qind. Kjo flet për stabilitetin e gjendjes”, u shpreh Carovska. Ministrja e arsimit Milla Carovska edhe sot ka drejtuar një apel deri tek të gjithë mësimdhënësit që të respektojnë protokollet shëndetësore, që të mos rrezikohet mësimi me prezencë fizike. Sipas saj mënyra e vetme është…
Të dhënat e ditës së djeshme treguan se nuk kanë të ndalur numri i rasteve të reja me coronavirus, ndërsa vetëm dje kishte 23 të vdekur. Në Maqedoni deri më 1 shtator janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë, ndërsa deri tani janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave dhe 547.105 janë rivaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 28% e popullatës mbi 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. Në Maqedoni deri tani janë bërë 1.169.901 testime për coronavirus, ndërsa që nga fillimi i…
Autoritetet thonë se gjithçka është gati për të filluar dhe të mbahet regjistrimi, si dhe nuk presin probleme. Paralajmërojnë se ka zgjidhje edhe për ata qytetarë të cilët nuk duan të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, dhe se atyre do t’u dërgohen regjistrues të vaksinuar. Kryeministri Zoran Zaev dje tha se nuk pret probleme me regjistrimin e popullsisë, dhe në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se si të zgjidhen situatat me ata qytetarë që nuk do të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, ai paralajmëroi se do të ketë ndërrim të regjistruesve. “Do të përpiqemi çdo herë me fleksibilitet maksimal. Bisedova me ministrin…
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka vetëm 0.01% raste aktive të nxënësit ndërsa përqindja është e njëjtë edhe te mësimdhënësit. “Në shkolla respektohet plani dhe protokollet për mbrojtje nga virusi. Nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli teknik në shkolla mbajnë maska në hapësira të mbyllura, maten temperaturat në hyrje të objekteve dhe bëhet dezinfektimi i duarve. Gjithashtu kontrollohen vazhdimisht nxënësit dhe bëhet dezinfektimi i bankave shkollore”, thonë nga MASH. Nga MASH u bëjnë thirrje mësimdhënësve, prindërve dhe drejtorive të shkollave që nëse dyshojnë për ndonjë rast të alarmojnë dhe të veprojnë sipas algoritmeve. “Nevojitet respektim i protokolleve për…

