Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, por po bën përpjekje të rëndësishme në atë drejtim, thuhet në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit. Raporti thekson se pavarësisht ndikimit të dokumentuar të pandemisë Covid-19 në kapacitetin antitrafik, qeveria në tërësi ka demonstruar një rritje të përpjekjeve krahasuar me kërkimet e mëparshme, dhe për këtë arsye vendi mbetet në kategorinë e dytë. Këto përpjekje përfshijnë akuza kundër trafikantëve, si dhe dënime të rënda me burg. Megjithatë, qeveria nuk ka përmbushur standardet minimale në disa fusha kryesore, thuhet në raportin…
Author: Hamdi Kumanova
Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer për “TV21”, tha Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çfarë ka kërkuar BE-ja dhe se e meritojmë datën për fillimin e negociatave. “Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi Bashkimi Evropian. Meritonte fillimin e negociatave me BE-në. Meritoi konferencën e parë ndërqeveritare. BE-ja duhet të gjejë mënyrë për ta bërë të mundur këtë, për të hapur rrugën dhe për të filluar konferenca ndërqeveritare. Ne presim që BE-ja këtë ta marrë seriozisht dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”, u shpreh për TV21, Metju Palmer.
Koalicioni Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa hedhin dyshime nëse për Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku” ekziston ndonjë dokument me të cilin vërtetohet se është kryer pranimi teknik i shkollës. Ata akuzojnë bartësit e funskioneve publike, repektivisht funksionarët e BDI-së për mungesë serioziteti, ndërsa shtojnë se nuk mund të rrezikohet jeta e nxënësve dhe punonjësve të shkollës për përfitime politike. “A rrezikoi dikush me vetëdije jetën e nxënësve, mësuesve dhe stafit tjetër vetëm për hir të fitimit të pikëve politike? A shprehet përsëri, si shumë herë më parë mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të BDI-së!? Pyetja e dytë,…
Drejtori i Qendrës Shëndetësore Publike në Shkup, Zllate Mehmedoviq, kërkoi kthimin e testeve PCR në pikat kufitare të Maqedonisë për turistët e vendit të cilët do të kthehen nga pushimet nga destinacionet verore si Greqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia. Mehmedoviq kërkon këtë si një nga zgjidhjet e mundshme përpara takimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive të hënën kur do të vendoset për masat e mundshme kundër llojit të ri të virusit delta. “Kthimi i testimit të detyrueshëm është një nga mundësitë. Ka fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit është një realitet, gjatë kthimit nga vendet e shënjestruara,…
VMRO-DPMNE edhe sot i bëri thirrje qeverisë që së bashku t’i nënvizojë vijat e kuqe të vendit në lidhje me negociatat me Bullgarinë. Nëse Zaev nuk negocion për gjuhën dhe identitetin, atëherë ai duhet ta pranojë Rezolutën me vijat tona të kuqe, thotë Vllado Misajlovski nga partia e opozitës. Sipas tij, nëse nuk do kishte kërkesa për identitetin për ripërcaktimin e identitetit kombëtar dhe gjuhës maqedonase, nuk do kishte bllokadë nga Bullgaria. Bllokada nga Bullgaria nuk është për shkak të politikës ekonomike, ekologjike, shëndetësore ose bujqësore të Maqedonisë, por për shkak të kërkesave të tyre për të mos njohur ekzistencën…
Në një hapësirë prej vetëm 250 metra katror, ku janë të vendosur mbi 80.000 libra, rafte të ngushta, mungesë drite dhe me lagështi që shkatërron librat. Këto janë kushtet e Bibliotekës së Tetovës në të cilën nuk ka as sallë leximi. Drejtuesit e Bibliotekës së Qytetit thonë se prej vitesh tashmë po kërkojnë hapësira të reja, ndërsa nga pushteti kanë kërkuar që të dislokohen në ish shtëpinë e ARM-së në këtë qytet. Por pavarësisht shumë kërkesave. Ditë më parë i njëjti objekt i kërkuar nga biblioteka, i është ndarë Muzeut të qytetit të Tetovës. Nga Biblioteka e Tetovës ankohen se…
Përfaqësuesi i shtetit më të fuqishëm në botë, Filip Riker dërgoi mesazhin se SHBA-ja edhe më tej është mbështetës i fuqishëm i politikave të vendit. Riker në emisionin 360 gradë tha se vendi tashmë i takon perëndimit, sado që tentojnë forcat anti- perëndimore dhe anti- demokratike të ndikojnë në çfarëdo mënyre kundër zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – “Numri i shteteve, i liderëve, numri i diplomatëve me ndikim që erdhën, mendoj që e tregon përkrahjen e fuqishme që e ka Maqedonia e Veriut. Dhe, kuptohet nga Uashingtoni i patë mesazhet e presidentit Bajden i cili është mik shumëvjeçar…
Më 30 qershor të këtij viti, përfundoi afati i dytë për përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër në Korridorin 8. Nuk dihet ende kur aneksi shtesë i marrëveshjes për vazhdimin e ndërtimit të kësaj pjese të autostradës do të shkojë në Kuvend për miratim nga deputetët. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi, kohët e fundit për AIM tha se negociatat me kompsninë kineze “Sinohydro” janë në fazën përfundimtare, dhe përcaktohet se afati i fundit për përfundimin e punimeve të ndërtimit do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2023. Dihet vetëm se NP Rrugët Shtetëore nga 17…
Toni Sali është i riu që lindi dhe u rrit në Maqedoninë e Veriut dhe më 26 maj ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta. Askush nuk arriti ta konfirmojë nga çka vuante, pasi nuk kishte shtetësi dhe si pasojë as sigurim shëndetësor dhe as kartelë shëndetësore. Për të mos mjaftuar kjo, institucionet, pas më shumë se një muaji vendosën edhe të tallen me të riun që gjithë jetën ishin tallur duke e endur nëpër institucione dhe duke e lënë si të huaj në tokën e tij. Së fundmi komisioni i shkallës së dytë, ka sjellë vendim që rastin…
Te nderuar klient, ju njoftojmë se për disa arsye nuk do të punojmë disa ditë !!!Për hapjen do të njoftoheni me kohe me respekt Restorant Parajsa e Sharrit. Ky është njoftimi zyrtar publik i faqes së restoranit në Facebook. Por arsyeja kryesore e kësaj mbylljeje është mosdhënia e llogarive fiskale dhe ky restoran është gjobitur dhe ka ndalesë pune prej 2 javësh. Drejtoria për të ardhura publike (DAP) pas përfundimit të valës më të madhe të krizës me Kovid zbatoi një numër të madh kontrollesh tek tatimpaguesit për mos dhënien e llogarive fiskale në të gjithë vendin dhe shqiptoi më…
Universiteti i Tetovës e filloi Turneun Ndërkombëtar të Volejbollit në Rërë që do të mbahet nga data 2 e deri më 4 korrik. Në këtë hapje solemne të pranishëm ishin: Kryetari i Federatës së Volejbollit në Maqedoninë e Veriut, z. Petar Jovanovski, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekanë, profesorë, emra të shquar të volejbollit dhe studentë. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, deklaroi se është nder dhe kënaqësi e veçantë për të që t’ju drejtohet me fjalë rasti në ceremoninë zyrtare të fillimit të Turneut Ndërkombëtar të Volejbollit në Rërë që ne si…
Turma të shumta të qytetarëve që presin për të marr pasaporta, letërnjoftime apo patentë shoferë janë bërë përditshmëri. Mbyllja disa ditore e gjitha zyrave të administratës për arsye të ndryshimit të sistemit sa vjen e shton pritjet e qytetarëve, të cilët me apo pa termin presin me orë të tëra për të lëshuar dokumentet personale apo të udhëtimit. Në temperatura të nxehta atyre iu është sosur durimi. “Nuk është ne rregull por gjithsesi kështu kanë marrë nam të keq punët këtu. Të zgjidhet kjo para dyerve. “Para një muaj e gjysmë i doli afati, caktova termin dhe tani mbarova…

