Nesër fillon regjistrimi i popullsisë në vend, i cili sipas autoriteteve kompetente, do të bëhet në mënyrë të sigurt duke respektuar protokollet shëndetësore, në mënyrë që të mos ketë mundësi që virusi të përhapet në mesin e qytetarëve dhe regjistruesve. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Apostol Simovski, tha se institucionet janë gati për operacionin më të madh statistikor në vend, i cili nuk është kryer për gati 20 vjet. “Pas gati 20 vitesh, vështirësish, pengesash dhe vonesash, më në fund jemi në prag të fillimit të punës në terren dhe mbledhjes së të dhënave të nevojshme. Të gjitha…
Author: Hamdi Kumanova
“Vaksina seriozisht e zvogëlon rrezikun nga forma e rëndë e sëmundjes dhe sipas studimeve 20 herë e zvogëlon rrezikun nga vdekja. Dhe kjo duhet të jetë motivim për qytetarët. Një përqindje e madhe e pacientëve të sapodiagnostifikuar, 80 dhe disa përqind edhe nga ata të cilët janë në spital janë të pavaksinuar, që do të thotë se ky është problemi jo vetëm tek ne,. por gjithkund. Bisedojmë edhe me kolegët nga rajoni, gjithkund spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar”. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në Butel, ku kreu mbikqyrrje në punët ndërtimore të ambulancës…
Struga numëron turistët e fundit. Plazhet mbetën bosh kurse në një pjesë të bregut, ata që ende i drejtojnë plazhet, i mbledhin gjitha pajisjet urbane”. Në fillim të shtatorit, ata që shijojnë motin e ngrohtë dhe ujin e liqenit numërohen me gishta. Thonë se është më mirë kur nuk ka turma dhe nxitim dhe kur bukuritë e qytetit mund të shijohen vërtet. Më të shumtë ishin mysafirët vendas nga qytete të tjera, ndërsa numri i turistëve të huaj ishte mjaft i vogël, kryesisht nga Holanda ose Polonia. “Ashtu vendosëm, është pak më qetë sepse jemi me fëmijë të vogël dhe…
Partitë politike po vijojnë përgatitje intenzive për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kur kanë mbetur vetëm edhe 22 ditë deri në fillimin e fushatës, të gjitha partitë po zhvillojnë proceset e brendshme të ndarjes së detyrave dhe koordinimin. Kështu të ejten që lam pas BDI mbajti në Tetovë Kuvendin e degës në të cilën zgjodhi për të kandidaur edhe për një mandat Tetuta Arifin, kryetare aktuale e Tetovës. Por ajo që ra në sy në njoftimin e bërë pas asaj mbledhje ishte caktimi i Faton Ahmetit për shef shtabi në këto zgjedhje, dhe anashkalimi që duket se iu bë njërit…
Aleanca për Shqiptarët nuk ka as përçarje dhe as përplasje në degën e Tetovës. Nga kjonparti thonë se nesër në mënyrë festive fillojnë edhe zyrtarisht festën për fitoren e 17 tetorit në këtë qytet. Në Kuvendin e degës delegatët do të zgjedhin në mes të Vullnet Murselit dhe Vjollcë Berishës, ndërsa të dy kandidatët thonë se kanë mbështetjen edhe të strukturave lokale, por edhe të atyre qëndrore. Aleanca për Shqiptarër ka demantuar zërat për imponime, ndarje ose përplasje në mes të strukturave, ndërsanrë dy kandidatët kanë thënë se Kuvendin e shohin si një proces të brendshëm dhe demokratik. As Murseli…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp tha se vendi posedon mjaftueshëm vaksina kundër Covid-19. Ai deklaroi se procesi i vaksinimit nuk rrezikon ndërprerjen. “Kemi në dispozicion rreth 300 mijë doza. 115 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. 110 mijë vaksina Pfizer dhe 100 mijë doza Sinovac. Kemi edhe sasinë në vazhdueshmëri që vjen 30 deri 40 mijë doza çdo t hënë ose të martë nga kompania Pfizer”, pohoi Filipçe. Filipçe tha se autoritetet shëndetësore në vend kanë realizuar takim me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer, dhe se pritet që të rekomandohet aplikimi i dozës së tretë të vaksinës.…
Lajmi se në shkollën e fshatit Bërnjarcë të Komunës së Gazi Babës drejtuesit e shkollës, por edhe prindërit e nxënësve, nuk duan që aty të hapen paralele shqipe për nxënësit e këtij vendbanimi, është pasqyra më e keqe për një shoqëri multietnike dhe shtet multietnik. T’i detyrosh fëmijët shqiptarë të Bërnjarcës të udhëtojnë nga disa kilometra deri në shkollën e Haraçinës dhe t’u ngarkosh shpenzime prindërve të tyre vetëm për shkak të albanofobisë, kjo është e pafalshme dhe pajustifikueshme. Në kohën kur drejtuesit e këtij shteti rrahin gjoksin deri në patetizëm se e kanë ndërtuar shtetin multientik, të mos u…
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është hapur ekspozitë ornamenti, i quajtur ndryshe edhe si “Zerefshan”, raporton Anadolu Agency (AA). Nën organizim të Shoqatës së Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB), me mbështetje të Turkish Airlines, Institutit Yunus Emre – Shkup dhe Bushi Hotel, ceremonia e hapjes së ekspozitës u zhvillua në Kurshumli An. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, deputeti në Kuvedin e Maqedonisë së Veriut Enes Ibrahim, kryetari i Lëvizjes së Unitetit Kombëtar Turk (TMBH), Erdoğan Saraç, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe të ftuar të tjerë. Kreu i MATÜSİTEB, Hüsrev…
Takim i liderit të BDI, z.Ali Ahmeti me strukturat e Gostivar. Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani shpalli para të pranishmëve dhe liderit Ahmeti propozimin për kandidat për të parin e komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, të aprovuar nga të gjitha strukturat e degës së BDI në Gostivar. Hasani tha që të gjitha analizat dhe sondazhet kanë treguar që Nevzat Bejta është kandidati më i pranuar në mesin e strukturve dhe popullatës së Gostivarit.
Prej nesër deri në fund të këtij muaji do të realizohet procesi i Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive në Maqedoninë e Veriut. Zëvendësdrejtori i Entit Statistikor Ilmi Selami në konferencën e sotme tha se Enti Shtetëror i Statistikës ka bërë të gjitha përgatitjet për realizimin e këtij procesi më të madh statistikor. Selami gjithashtu potencoi se gjatë realizimit të këtij procesi do të respektohen të gjitha protokollet shëndetësore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. “Tani më të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e Regjistrimit dhe ma merr mendja se as që nevojitet ta përsërisim rëndësinë e…
Kryeministri i vendit, njëherë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka komentuar sërish kandidaturën e kreut aktual të Kumanovës për zgjedhjet lokale, shkruan Alsat. I pyetur për shkarkimin e Maksim Dimitrievskit nga partia, Zaev tha se do të veprohet sipas rregullave brenda partisë. “Do të veprohet sipas statusit, nuk ka asnjë dilemë. Mendoj se duhet të mbarojmë me Maksim Dimitrievskin, të gjithë këto ditë. Maksim Dimitrievski doli kundër Maksim Dimitrievskit. Më vjen keq për vendimin e tij. Me siguri është karakteri i tij. Në këtë parti demokratike, kush vendos ashtu…duhet të përfundojmë”, tha mes tjerash Zaev.
Katër pacientë të cilët po trajtoheshin për Covid-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, respektivisht deri mëngjesin e sotëm në ora 08:00, transmeton Alsat. Siç informojnë nga Kovid-Qendra dhe Spitali i Tetovës, viktimat janë të moshës 53,63,65 dhe 78 vjeçe. “Gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë, ndërkaq tetë persona janë shëruar. Të gjithë 102 pacientët që janë nën trajtim spitalor janë në mbështetje të aparatit për oksigjen”, informoi sot dr. Fëzim Nuredini, koordinator i Kovid-Qendrës në Tetovë. Ndyshe, ndihmë mjekësore në këtë rajon kanë kërkuar 147 persona.

