Aleanca për Shqiptarët nuk ka as përçarje dhe as përplasje në degën e Tetovës. Nga kjonparti thonë se nesër në mënyrë festive fillojnë edhe zyrtarisht festën për fitoren e 17 tetorit në këtë qytet. Në Kuvendin e degës delegatët do të zgjedhin në mes të Vullnet Murselit dhe Vjollcë Berishës, ndërsa të dy kandidatët thonë se kanë mbështetjen edhe të strukturave lokale, por edhe të atyre qëndrore. Aleanca për Shqiptarër ka demantuar zërat për imponime, ndarje ose përplasje në mes të strukturave, ndërsanrë dy kandidatët kanë thënë se Kuvendin e shohin si një proces të brendshëm dhe demokratik. As Murseli dhe as Berisha nuk ndjehen se u bëhet padrejtësi, ndërsa informacionet e fundit disa portale i cilësojnë si tentim të dështuar të oponentëve për të nxitur përçarje. “Jemi bashkë dhe më të fortë. Njëri nga ne do ta mund BDI-në dhe do të fitojnë tetovarët”, është përgjigja e përbashkët e dy pretendentëve për të marë nominimin e partisë.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Dy gra me djegie të rënda gjatë një feste familjare në Shkup, dërgohen urgjentisht në spital
- Misteri i zhdukjes së 31-vjeçarit zgjidhet në Prishtinë
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
- VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura
- Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit
- Akti i rëndësishëm: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët shpallet më 17 nëntor



