Author: Hamdi Kumanova

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vlerëson se opozita shqiptare dhe Qeveria duhet të dorëzojnë propozim-ligj të ri për shtetësi me yllin e BE-së në të. Sipas Dautit, opozita maqedonase është e vendosur ta bllokon këtë zgjidhje ligjore dhe për këtë arsye duhen mekanizma përmes të cilëve parandalohen bllokadat. Ndonëse nuk dha një afat konkret, Dauti pret që shpejtë grupet e punës mes ASH-AAA-së dhe Qeverisë të dalin me propozim ri i cili do ta përmban edhe yllin Evropian.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se deri më 15 korrik është i hapur konkursi për pranim të nxënësve në konviktet publik në vend, për vitin shkollor 2021/2022. Nga MASH theksojnë se të drejtë për vendosje në konvikte kanë nxënësit që janë regjistruar si të rregullt në shkollat e mesme, për vitin shkollor 2021/2022. “Gjithashtu duhet të jenë shtetas të RMV-së, shkolla në të cilën është regjistruar të jetë së paku 25 km larg vendit që jeton dhe të ketë transport të organizuar publik, ose nëse nuk ka transport publik atëherë shkolla duhet të jetë 10 km larg vendit që…

Lexo më Shumë

Deri më tani, 10,390 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me dozën e parë në Vranjë të Serbisë, ndërkaq 4,179 janë vaksinuar me dozën e dytë. Sipas të dhënave në ueb faqen e Qendrës Shëndetësore në Vranjë, deri më 2 korrik të këtij viti, numri i përgjithshëm i dozave të para dhe të dyta të dhëna të të gjitha vaksinave është 68,548, nga ky numër një e gjashta janë shtetas të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve të RMV-së në Vranjë u vaksinuan me vaksinën kineze “Sinofarm”, ndërsa një numër më i vogël me vaksinën “Pfizer”.

Lexo më Shumë

Mbrëmë (5-korrik) rreth orës 01:10, në rrugën ,,Boris Kidri“ në Tetovë, oficerët e policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat E.F. (24) dhe G.F. (21) nga Nerashti i Tetovës, V. B. (27) nga Jazhinca dhe L.E. (28) nga Glogja, për arsye se gjatë ekzaminimit sipërfaqsorë të kryer ndaj tyre ësht gjetë marihuanë, 45 ekstaze dhe një thërrmues. Katër personat në fjalë janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të çështjes, me ç’rast ndaj tyre do të përgaditet parashtresë adekuate.Ts

Lexo më Shumë

Lëvizja Ilirida që synon regjistrimin e saj si parti politike për të marrë pjesë edhe në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut ka shpalosur përmes anëtarëve të saj edhe synimet e saj politike për federalizimin e Maqedonisë së Veriut. Krerët e saj thonë se riafirmojnë dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve që buron nga viti 1992 përmes Referendumit për Autonomi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA. Më tej thuhet se është koha e fundit që të bëhen përpjekje për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në RMV dhe të ketë qeverisje autonome të shqiptarëve. Si theks I vecantë I kësaj Lëvizje…

Lexo më Shumë

Për 17 vjet, 63-vjeçari me iniciale A.R. nga Shkupi ka qenë në arrati që mos të vuajë dënimin me burg prej 12 vjetësh. Por, i njëjti është kapur dje në ora 18:20 nga policia e Kisella Vodës dhe Çairit. “Më 04.07.2021 rreth orës 18.20 policët nga Kisella Voda dhe Çairi, në rrugën e Lubotenit kanë arrestuar A.R.(63) nga Shkupi, i cili ka qenë në arrati që 17 vjet. Për të ishte shpallur fletarrest qendror për të mbajtur dënimin me burg prej 12-vjetësh për “prodhim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, e dënuar në bazë të nenit 215…

Lexo më Shumë

Në këto zgjedhje, LSDM po bën koalicionin më të madh, më të larmishëm, më modern që mbështetet në atë që bëmë në vitin 2020 përmes koalicionit “Ne mundemi”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSDM Ljupço Nikollovski në Ohër. “Ne do të vazhdojmë me takimet, me kontaktet me qytetarët, në 20 ditët e ardhshme do të vizitojmë çdo shtëpi, do të flasim me çdo qytetar, do t’i pyesim ata për përparësitë e tyre, për atë që duhet të përfshihet në programin tone” tha Nikollovski. Ai theksoi se interesi i madh dhe numri i kandidaturave të paraqitura për kryetarë dhe këshilltarë tregon…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka lënë për të kuptuar se këtë verë do të ketë pushime të bujshme bashkë me më të dashurit e tij. Ai në një deklaratë për Kanal 5 ka njoftuar se do të pushoj në Ohër, por edhe në Adriatik dhe në Turqi, përcjell INA. Gjatë sezonit të kësaj vere, Zaev ka konfirmuar se do të ketë një fundjavë pushimi edhe me ish-kryeministrin grek Aleksis Cipras. Kryeministri ka njoftuar se për pushime do të ketë 10 ditë dhe se sipas tij, çdo politikan duhet mirë të pushoj për të synuar arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se numri i hospotalizimeve është ulur dhe se tashmë disa ditë me radhë, nuk ka presion mbi kapacitetet spitalore. Në një intervistë për “Utrinski brifing”, tha se nuk ka vërshim të madh të pacientëve në ambulanca. Ai shtoi se autoritetet shëndetësore për momentin nuk kanë treguar se në Maqedoni është i pranishëm lloji indian i coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E ndjekim situatën edhe në vendet e rajonit, çdo kund është qetë edhe në rajon në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në ato vende në të cilat qytetarët tanë shkojnë për pushime. Nëse gjatë verës…

Lexo më Shumë

Epidemiologu Bllagoja Aleksovski bën thirrje për kthimin e disa prej kufizimeve të vjetra nga autoritetet shëndetësore në pritje të zgjerimit të variantit të virusit delta. Një nga sugjerimet e tij është të vaksinoheni pa termin, domethënë kush dëshiron të shkojë, le ta bëjë atë, në mënyrë që të rritet imunizimi. “Me masat aktuale, të rinjtë janë grupuar brenda. Një pjesë e ndihmës duhet të hiqet dhe masat kufizuese duhet të ndryshohen në mënyrë që të mos gjendemi në një situatë ku papritmas do të kemi një valë të madhe, që do të thotë një situatë e vështirë për vendin dhe…

Lexo më Shumë

Në hapësirat e Fakultetit të Administratës dhe Biznesit të UT, në qytetin e Kumanovës, me një akademi solemne u përkujtua 40 vjetori i “Pranverës Shqiptare të vitit 1981” si dhe 20 vjetori i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në rajonin e Kumanovës. Para mysafirëve të shumtë nga gjitha trojet shqiptare, folën protagonistët e ngjarjeve të demonstratave të vitit 1981. “Ky vit jubilar i demonstratave të viti 1981 korrespondon edhe me 20 vjetorin e luftës sonë të lavdishme të viti 2001”, tha, Mirvan Xhemaili. “Demonstratat e vitit 81 ishin themeli i një lëvizje gjithë popullore që u kurorëzua me…

Lexo më Shumë