Kandidati i Aleancës për Shqiptarët Idri Istrefi për kryetar komune të Strugës vijon takimet me qytetarët dhe banorët e fshatrave të Strugës, njofton in7
Istrefi përmes një postimi në faqen zyrtare të tij ka falenderuar të gjithë përkrahësit që këtë kandidaturë po e bëjn edhe më të fortë e gjithëpërfshirëse dhe se kjo është e shumëpritura Lëvizja Strugane.
Postimi i plotë:
“Faleminderit!
Prej ditës që kam shpallur kandidaturën për të qënë kryetar i Komunës së Strugës jeta ime ka ndryshuar vetëm në një aspekt. I mësuar si aktivist prej shumë vitesh, puna në terren është kthyer prej kohësh në mënyrë jetese për mua, ndaj takimet me njerëzit nuk janë asgjë e re, por…ndryshimi dhe befasia më e madhe është reagimi i tyre i cili ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e mia! Entuziasmi dhe energjia të cilën po ndesh tek ta është e jashtëzakonshme! Dëshira për të ndërtuar një realitet të ri, gatishmëria e kaq shumë personave nga qyteti e deri në fshatin më të largët, është aq e madhe sa mund ta përkufizoj si Fenomenale!
Gjithë jetën time kam punuar pas kuintave, i jam larguar vendeve të para se kam qënë i zënë duke punuar në terren, aty ku gjithnjë ka pasur nevojë. Tani që kandidoj, që mora hapin të dalë ballazi në këtë sfidë të jetës, nuk e kisha menduar kurrë që do të kisha këtë mbështetje që po shoh! Ndaj Faleminderit të gjithëve që po ma bëjnë këtë kandidaturë më të fortë e gjithëpërfshirëse! Çdo njeriu, prej atyre që kam pasur vetëm një përshëndetje e sot ndalojnë e më thonë se janë me mua në këtë rrugëtim, e deri tek ata që janë futur punës e kanë bashkuar forcat e tyre me mua, ju jam Mirënjohës!
Jam i sigurtë që kjo është e shumëpritura Lëvizja Strugane!
Çdo personi nga mijërat që kam takuar këto ditë, ju them: FALEMINDERIT!
Sinqerisht
Idri Istrefi”-ka përfunduar letërfalenderimin e tij kandidati për kryetar komune të Strugës nga Aleanca për Shqiptarët Idri Istrefi./in7.tv/




