Mandati i parë i kryebashkiakut të Shkupit Petre Shilegov pothuajse ka kaluar dhe Shkupi nuk fitoi polici komunale. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Shilegov tha se do të kërkonte nga qeveria dhe parlamenti të kalonin një ligj mbi policinë komunale, me të cili do të vendosej rregull në qytet. Megjithatë, jo vetëm që policia komunale nuk është krijuar, por nuk është miratuar as ligji që ai të funksionojë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. Kryetari Shilegov thotë se Qyteti i Shkupit nuk është institucion që sjell ligje për të qenë në gjendje të miratojë zgjidhje ligjore dhe shpreson që pas zgjedhjeve lokale…
Author: Hamdi Kumanova
Ekonomia gjithnjë e më shumë ka mungesë kuadri. Të dhënat e Odës ekonomike të Maqedonisë tregojnë se punonjësit e kualifikuar mungojnë në madje 65% të kompanive të anketuara. Kompanitë investojnë në kuadro të reja përmes trajnimeve shtesë të personelit, por nevojitet që të rinjtë të drejtohen në drejtimet profesionale, arsim dual dhe joformal. Një kamerier i kualifikuar nënkupton që ai duhet të kalojë trajnim ku do të ketë pjesë teorike. Fillimisht, duhet të mësojë ta dijë pozicionin organizativ të kompanisë apo kafenesë. Duhet t’i dijë standardet, siç është HASAP dhe duhet të sigurojë siguri gjatë punës – tha Natasha Janevska-…
Sot në zyrat e shoqatës SOS-VITA në Shkup janë dorëzuar donacioni prej 10 karrocave elektrike për 10 anëtarët e kësaj shoqate. Në vijim pason njoftimi nga kjo shoqatë: Elhamdulilah ,Elhamdulilah… Falenderimi i takon Allahut fuqiplotë për çdo mirësi. Sot është ditë Bajrami,ditë feste përnesi shoqatë dhe për 10 anëtarët e kësaj shoqate. Ashtu siç filluam akcionin humanitar në Muajin e Bekuar të Ramazanit elhamdulilah elhamdulilah 10 karroca elektrike që ju mundësua 10 anëtarëve tonë. Në këtë rast dua t’a falenderoj donatorin kryesorë të këtij aktiviteti, përfaqësuesin e HalkBank në Maqedoni dr. Bilal Sucubaş që i dhuroi 5 karroca elektrrike…
Për shkak të situatës së qëndrueshme me Covid-19, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kërkoi Komisionit për Sëmundjet Infektive që të lejon rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhe. “Ne i dërguam një letër Ministrisë së Shëndetësisë dhe një herë e rritëm numrin në vend të 15, në 20 fëmijëve që të ishin në grupe. Tani ne kemi dërguar një letër të re duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vend, e cila është e qëndrueshme në mënyrë që numri i fëmijëve të rritet, natyrisht duke respektuar masat për parandalimin e infektimeve nga coronavirusi”, tha Ministrja Jagoda Shahpaska. Për më…
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është mbledhur sot dhe ka diskutuar për situatën me pandeminë e Covid-19. Theks i veçantë i është vënë variantit Delta të koronavirusit, pasi i njëjti ka arritur në rajon. Megjithatë, Komisioni pas analizës që ka bërë, ka vlerësuar se situata është stabile dhe nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive. “Do të ndiqet situata”, thonë nga Komisioni. Sipas tyre prioritet mbetet imunizimi i popullatës. Ndryshe autoritetet druajnë për përhapje te tij në shtator pas kthimit të njerëzve nga pushimet e verës, prandaj dhe diskutohet mbi nevojën e vendosjes se masave restriktive.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e informon publikun se duke filluar nga 12 korriku, vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në pikat ekzistuese të vaksinimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve në vend. Nga MSH thonë se në sallat sportive do të bëhet vaksinim masiv, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se duke filluar nga 12 korriku, çdo qytetar do të mund të vaksinohet, pavarësisht nëse është i regjistruar apo jo në uebfaqen vakcinacija.mk”. “Kushdo që dëshiron të vaksinohet do të mund të bëjë të njëjtën gjë pa një takim, dhe në të njëjtën kohë do të bëhet vaksinimi…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka përshëndetur atë që LSDM-ja do ta pranoj rezolutën e VMRO-DPMNE-së për vijat e kuqe në kontestin me Bullgarinë, të cilën VMRO-DPMNE-ja e ka parashtruar në Kuvend. Kreu i VMRO-DPMNE-së shpreson që deklarata të jetë e sinqertë dhe se socialdemokratët nuk do ta bllokojnë miratimin e kësaj rezolute në Kuvend.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) në seancën e sotshme kryesore, miratoi vendimin me të cilin u jepet afat prej 90 ditësh tregtarëve me shumicë me naftë të papërpunuar, me derivate të naftës, me biokarburante dhe me karburante për transport – tregti me shumicë me mazut SHPKNJP “RKM” Shkup, SHPKNJP “Supertrejd” import-eksport Shkup, SHPKNJP “Pertinaks” Shkup, SHPKNJP “Li Oil DB” import-eksport Kavadar, që të harmonizohen me Rregulloren e nivelit dhe të mënyrës së përllogaritjes së rezervave operative. Praktikisht, në afatin e përcaktuar prej 90 ditësh, tregtarët me shumicë me mazut…
Çmimet me pakitë të benzinave prej mesnatës do të rriten për gjysmë denari për një litër. Ndërkaq çmimi i dizelit do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 71.5 denarë për një litër, ndërkaq EUROSUPER BS-98 73.5 denarë. Dizeli do të vazhdojë të shitet për 63 denarë për një litër.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski thotë se nuk është planifikuar anulim i ri i regjistrimit në shtator dhe se ai do të zbatohet në periudhën e parashikuar. Ai theksoi se do të ndiqet situata epidemiologjike, ndërsa regjistrimi do të zbatohet sipas masave dhe protokolleve të parashikuara për mbrojtje. “Normalisht që gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike, por nuk pritet ndonjë pik më i madh në shtet siç ishte në mars dhe prill të këtij viti. Atë që me siguri do ta bëjmë është se ne regjistrimin do ta zbatojmë dhe do të sillemi sikur të jemi…
41 mësues të shkollave fillore janë avancuar në titullin mentor, kjo do të thotë se ata kanë të drejtë nga shtatori të marrin një pagë më të lartë prej 3 mijë denarësh bazuar në këtë titull. Ministria e Arsimit tashmë i ka siguruar fondet në buxhetin e saj për këtë qëllim. Mësuesit-mentorë do të përfshihen në zbatimin e Konceptit të ri në arsimin fillor, i cili fillon në shtator të këtij viti në klasën e parë dhe të katërt, si dhe në proceset e reformës në klasën e nëntë, që do të zbatohen plotësisht në 5- 6 vitet e ardhëshme,…
Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vlerëson se opozita shqiptare dhe Qeveria duhet të dorëzojnë propozim-ligj të ri për shtetësi me yllin e BE-së në të. Sipas Dautit, opozita maqedonase është e vendosur ta bllokon këtë zgjidhje ligjore dhe për këtë arsye duhen mekanizma përmes të cilëve parandalohen bllokadat. Ndonëse nuk dha një afat konkret, Dauti pret që shpejtë grupet e punës mes ASH-AAA-së dhe Qeverisë të dalin me propozim ri i cili do ta përmban edhe yllin Evropian.

