Rajoni i Ballkanit Perëndimor, për fat të keq, është harruar nga Bashkimi Evropian. Kështu deklaroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, që sipas tij bllokimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave po rrit më shumë euroskepticizmin. Pendarovski për Radio Evropën e Lirë, tha se është i shqetësuar për këtë fakt i cili padyshim është në rritje, jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon.
“Ne jemi në margjinat e agjendës evropiane, pjesërisht për arsye që qëndrojnë në kryeqytetet tona këtu, pjesërisht sepse Evropa ka vite që merret me veten, praktikisht me dekada. Pas atyre referendumeve të dështuara mbi Kushtetutën Evropiane në 2004 dhe 2005, Evropa ka një agjendë politike dhe përparësi politike krejtësisht të ndryshme. Ajo që më shqetëson, nuk shqetësohem për depërtimin e vendeve të tjera, është e drejtë e tyre legjitime, interesat e tyre kombëtare dhe jo vetëm këto dy vende që ju përmendni. Ne nuk kemi asnjë problem me këtë, ne kemi një problem që njerëzit tanë të humbasin besimin në vlerat evropiane”, ka deklaruar Pendarovski. /SHENJA/



