Author: Hamdi Kumanova

Kërcënimet hibride imponuan një lloj tjetër të luftimit, më delikate se klasikja, por po aq shkatërruese. Një lajm i rremë mund të shkatërrojë një sistem të tërë ose ta dëmtojë besueshmërinë e tij deri në atë pikë sa të rrezikojë funksionimin e tij. Prandaj sjellim një Strategji për përballje ne kërcënimet hibride, theksoi në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska. Ajo thekson se Ministria e Mbrojtjes është bartëse e iniciativës së tillë. “Jemi kujdesur të përpunojmë një tekst profesional me të gjitha analizat dhe udhëzimet e nevojshme për veprim. Sot kam hapur një debat publik për…

Lexo më Shumë

Opozita dhe pushteti u dakorduan që konzorciumi amerikano-turk Behtel dhe Enka pa procedurë tenderimi me marrëveshje direkte t’i ndërtojë autostradat tjera nga Korridori 8 dhe 10. Bëhet fjalë për autostradat Tetovë-Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë dhe Prilep-Manastir. Propozim ligji për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e një partneri strategjik, menjëherë mori dritë të gjelbër në Komisionin e Financave dhe Buxhetit dhe do të dërgohet në votim në seancë plenare. Në propozim zgjidhjen ligjore nuk saktësohet sa mjete shteti do të ndajë nga buxheti për ndërtimin e rrugëve, por realizuesi lirohet nga përgjegjësia nëse ka gabim në projektimin dhe ndërtimin e autostradave. “Do…

Lexo më Shumë

Gjatë bastisjes në shtëpinë e D.R. (50) nga Prilepi, punonjës policorë nga Zyra e jashtme për pune kriminalistike nga SPB Prilep kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pushkë “Cërvena Zastava”, të kalibrit 16 mm, pistoletë të prodhimit gjerman të kalibrit 9 mm, katër shkopinj shpërthyes me djegie të ngadalshme, detonator numër 8, 10 copë municion 7,9 mm dhe gjashtë gëzhoja gjuetie. Për armën dhe municionin e zbuluar, D.R nuk ka poseduar leje. “Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër D.R. do të parashtrohet padi penale për ‘përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose material shpërthyese’, të dënueshme sipas nenit…

Lexo më Shumë

Ende nuk kemi dëgjuar një diferencimi nga një burim zyrtar të Maqedonisë për atë që është thënë për Bullgarinë, tha Ministri i Jashtëm Svetlan Stoev me rastin e deklaratave të Dragan Gjurovskit nga Unioni i forcave të OBRM-PDUKM-së, në të cilin ai bëri deklarata fyese dhe kualifikime vulgare ndaj Bullgarisë. Të nesërmen, Ministria e Punëve të Jashtme e dënoi zyrtarisht atë që u tha, duke deklaruar se provokime të tilla shkelin të gjitha parimet themelore Evropiane dhe normat e sjelljes politike. Sidoqoftë, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut në të njëjtën ditë doli me një reagim dhe…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës për tri ditë me radhë ishte nikoqir i Turneut Ndërkombëtar të Volejbollit në Rërë që u mbajt prej 2 deri më 4 korrik. Përgjatë këtyre ditëve tifozët patën mundësi të argëtohen me volejboll kualitativ, me aksione dhe dyluftime të forta. Në mbylljen zyrtare të këtij evenimenti të pranishëm ishin: Kryetari i Federatës së Volejbollit në Maqedoninë e Veriut, z. Petar Jovanovski, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekanë, profesorë, emra të njohur të volejbollit, studentë dhe sponsorët të cilët ndihmuan në realizimin e këtij turneu. Në këtë ngjarje sportive morën pjesë skuadra të njohura…

Lexo më Shumë

“Aleanca për Shqiptarët”, ka reaguar sot për gjendjen e mjerueshme në të cilën është lënë Parku i Qytetit në Kumanovë, shkruan gazeta LAJM. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie në Kumanovë, autoritetet lokale nuk investojnë aspak në parkun më të vjetër të qytetit vetëm për shkak se i njejti ndodhet në afërsi të lagjeve shqiptare. Huzeir Mustafa nga ASH-ja, thekson se ndryshe nga lagjet shqiptare, në vendbanimet maqedonase në Kumanovë, parqet përveç që mirëmbahen, kanë edhe pishina, salla sporti, fusha për tenis e futboll dhe kënde lodrash për fëmijë. “Ky park që shihni në foto ndodhet në lagjet e banuara me…

Lexo më Shumë

Ky fjalim i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi është një ndër arsyet që deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës dorëzuan interpelancë për të. Ata vlerësojnë se kryeparlamentati, duke folur shqip në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka shkelur kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase. Zotëri Xhaferi nuk shkoi në Parlamentin Evropian si qyteti Xhaferi por shkoi si kryetar i Kuvendit”, tha Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE. Ai e injoroi gjuhën maqedonase në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe në Komunitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian foli vetëm në gjuhën shqipe, gjë me të cilën…

Lexo më Shumë

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostol Simevski nuk pret që nga regjistrimi të dalin më shumë se 1.5 milionë banorë në shtet, pasi që siç thotë ai, trendi i emigrimit është shqetësues. Në një intervistë për Utrinski Brifing ai theksoi se vetëm në Gjermani jetojnë rreth 130.000 bashkëqytetarë tanë, a çdo i porsalindur i tretë, lind jashtë vendit. APOSTOL SIMEVSKI, DREJTOR I STATISTIKAVE “Treguesit që i kemi mbledhur me hulumtimet statistikore në lidhje me lindjet tregojnë se kemi rënie të vazhdueshme të lindjes në vend, derisa rritet lindja jashtë vendit. E gjithë kjo tregon se një pjesë e mirë…

Lexo më Shumë

Mandati i parë i kryebashkiakut të Shkupit Petre Shilegov pothuajse ka kaluar dhe Shkupi nuk fitoi polici komunale. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Shilegov tha se do të kërkonte nga qeveria dhe parlamenti të kalonin një ligj mbi policinë komunale, me të cili do të vendosej rregull në qytet. Megjithatë, jo vetëm që policia komunale nuk është krijuar, por nuk është miratuar as ligji që ai të funksionojë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. Kryetari Shilegov thotë se Qyteti i Shkupit nuk është institucion që sjell ligje për të qenë në gjendje të miratojë zgjidhje ligjore dhe shpreson që pas zgjedhjeve lokale…

Lexo më Shumë

Ekonomia gjithnjë e më shumë ka mungesë kuadri. Të dhënat e Odës ekonomike të Maqedonisë tregojnë se punonjësit e kualifikuar mungojnë në madje 65% të kompanive të anketuara. Kompanitë investojnë në kuadro të reja përmes trajnimeve shtesë të personelit, por nevojitet që të rinjtë të drejtohen në drejtimet profesionale, arsim dual dhe joformal. Një kamerier i kualifikuar nënkupton që ai duhet të kalojë trajnim ku do të ketë pjesë teorike. Fillimisht, duhet të mësojë ta dijë pozicionin organizativ të kompanisë apo kafenesë. Duhet t’i dijë standardet, siç është HASAP dhe duhet të sigurojë siguri gjatë punës – tha Natasha Janevska-…

Lexo më Shumë

Sot në zyrat e shoqatës SOS-VITA në Shkup janë dorëzuar donacioni prej 10 karrocave elektrike për 10 anëtarët e kësaj shoqate. Në vijim pason njoftimi nga kjo shoqatë: Elhamdulilah ,Elhamdulilah… Falenderimi i takon Allahut fuqiplotë për çdo mirësi. Sot është ditë Bajrami,ditë feste përnesi shoqatë dhe për 10 anëtarët e kësaj shoqate. Ashtu siç filluam akcionin humanitar në Muajin e Bekuar të Ramazanit elhamdulilah elhamdulilah 10 karroca elektrike që ju mundësua 10 anëtarëve tonë. Në këtë rast dua t’a falenderoj donatorin kryesorë të këtij aktiviteti,  përfaqësuesin e HalkBank në Maqedoni dr. Bilal Sucubaş që i dhuroi 5 karroca elektrrike…

Lexo më Shumë