Në fund të vitit, do të ndalojë trendi i rritjes së çmimeve. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhoska thotë se deri tani inflacioni mbetet në korniza mesatare, por Banka Qendrore tashmë ka bërë revizion me trend rritjeje të normës së inflacionit nga 1.5 në 2.2 përqind. Inflacioni pritet të stabilizohet vitin e ardhshëm dhe të jetë më i ulët. Në këtë rast, bëhet fjalë për faktorë global, ne jemi ekonomi e vogël dhe e hapur. Çmimet e produkteve primare në bursat botërore po rriten, para së gjithash të energjisë. Jemi dëshmitarë të rritjes më të lartë të çmimeve të…
Author: Hamdi Kumanova
Duhet të riorganizohen të gjitha ministritë, agjencitë, shërbimet e inspektimit, përkatësisht institucionet që janë nën Qeveri. Kjo thuhet në raportin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Nga Ministria thonë se të gjitha raportet, që i bënë vitin e kaluar dhe këtë vit do t’ua paraqesin Këshillit për Reforma në Administratën Publike të martën e ardhshme. Nga ana tjetër Këshilli, do të duhet t’i dorëzojë propozim version final Qeverisë, për riorganizimin e institucioneve. Nga Ministria për Administratë për Alsat konfirmuan se me vetë riorganizimin do të shkurtohet edhe administrata publike, por nuk japin më shumë detaje për sa administratorë bëhet…
Opozita shqiptare paralajmëron bllokadë të tërësishme të punës së Kuvendit deri në miratimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë. Aleanca-Alternativa presin nga Qeveria t’i mbetet përcaktimit për miratimin e ligjit, ndërkohë që paralajmërojnë se po punohet edhe për gjetjen e alternativës për procedimin e ligjit, duke aluduar në propozimin e tij me yll të BE-së. Sipas opozitës, në mbledhjen e fundit të Komisionit parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë u vërtetua se opozita maqedonase nuk heq dorën nga bllokimi i ligjit, pas çka edhe detyrohen t’i përgjigjen veprimeve sipas tyre destruktive.
Partitë shqiptare nuk mbështesin rezolutën e VMRO-DPMNE-së për vija të kuqe në çështjen e identitetin dhe gjuhës, derisa e njëjta cenon procesin integrues të vendit. Sipas BDI-së, kjo rezolutë duhet shqyrtuar në hollësi dhe çdo tendencë për shpërqendrim nga procesi integrues nuk gjen mbështetjen e tyre në Kuvend. Vlerësojmë se integrimi i vendit në BE është prioritet për të gjitha partitë politike. Vlerësojmë se është i nevojshëm harmonizim i tekstit të rezolutës me të gjitha partitë politike parlamentare dhe të sigurohemi që kjo nuk e dëmton rrugëtimin tonë në drejtim të BE-së – tha Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.…
Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet seancë e re për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës. Pasi të dënuarit kishin paraqitur ankesë për dënimet e tyre, Gjykata më e Lartë në shtet, nesër do të diskutoj për këtë çështje, përmes një seance publike ku do të mund të marrin pjesë edhe mediumet. Përndryshe, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, me burgim të përjetshëm u dënuan Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Gjykata Themelore e Shkupit gjithsej kishte shqiptuar 746 vjet burg pjesëtarët e…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 85-të me radhë ka shqyrtuar dhe miratuar pakon e marrëveshjeve për rregullimin e të drejtave të ndërsjella dhe obligimet e ndërmjet palëve të dakorduara për përkrahje financiare të projekteve infrastrukturore të programit TAV. Pakoja e dytë përfshin 36 komuna, të cilave do t’u miratohen projekte ku ato do të aplikojnë për këtë program dhe me të cilat janë përfshirë realizime infrastrukturore me interes për qytetarët e komunave të përfshira në këtë pako./TV21
Duke i ndjekur zhvillimet e fundit në vend, AlternAtivA shpreh shqetësimin e saj të thellë për veprimet që po i ndërmerr qeveria Zaev, të cilat në vazhdimësi po e rëndojnë gjendjen financiare edhe ashtu të dobët të qytetarëve. I tillë është edhe vendimi i paralajmëruar i Qeverisë për taksën e ashtuquajtur “të gjelbër”, të cilën Qeveria po tenton ta kontrabandojë në Kuvend me ndryshimin e Ligjit për mjedis jetësor, duke i vendosur këtij propozim-ligji flamur evropian, e me të duke ia vendosur qytetarit taksën prej 3.5 denarë për çdo litër të blerë të derivateve të naftës. Këtu duhet t’i përkujtojmë…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon nga Qeveria që urgjentisht të lirojë qytetarët nga pagesa rrugore në të ashtuquajturën autostradë, Tetovë-Gostivar. Kjo rrugë nuk përmbush standardet bazë të një autostrade, nuk ka rrugë alternative, nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive, e mos të flasim për sigurinë, pasi këtë e dëshmojnë numri i lartë i aksidenteve si pasojë e cilësisë së dobët të rrugës dhe kafshëve që vazhdimisht hyjnë në rrugë. Për këto arsye nuk ka asnjë bazë që shfrytëzimi i kësaj rruge të paguhet. Prandaj ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot theksoi se tani është shumë herët të tregohet nëse do të ketë anulim të fillimit të vitit shkollor. Fillimi i vitit shkollor, siç tha, do të varet nga shumë faktorë, ndërsa më së shumti nga gjendja epidemiologjike, e përgjithshme në vend. “Në çdo rast ajo që është më e rëndësishme është se intensivisht bëhet vaksinimi i mësimdhënësve dhe se janë të gatshëm të gjithë skenarët për fillim të vitit shkollor”, deklaroi Filipçe pas vizitës së Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri (KSHA) në Shkup. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Filipçe tha se…
Dje (5-korik) në orën 14:35, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 51-vjeçarin R.D. nga Gostivari, i cili kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në pikën e vaksinimit në Spitalin Modular në Gostivar. Rasti po dokumentohet dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate.
Gjithsej 6.907 studentë i kanë përfunduar studimet deridiplomike vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Në krahasim me 2019, numri i studentëve që kanë diplomuar është ulur për 12.3%. Vitin e kaluar, 5.056 studentë kanë diplomuar në universitetet shtetërore, 1.831 në universitetet private, ndërsa 20 në fakultetet fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më shumë studentë (2.624) kanë diplomuar në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup. I dyti sipas numrit është Universiteti i Tetovës, tek i cili vitin e kaluar kanë diplomuar gjithsej 1.041 studentë, më shumë në degën e mjekësisë dhe shkencat juridike. I treti…
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe thotë se arsyeja e interpelancës kundër kryetarit të Kuvendit është e pabazë dhe nuk do ta mbështesin. Sipas tij, opozita ka shumë vërejtje ndaj Xhaferit si kryetar i Kuvendit por në rastin konkret opozita shqiptare vlerëson se përdorimi i gjuhës shqipe nga Xhaferi nuk përbën bazë për interpelancë kundër të parit të Kuvendit.

