Edhe një muaj i ka mbetur kryetarit të Çairit Visar Ganiu në krye të komunës, ndërsa nga premtimi i tij për ndërtimin e garazheve në kate nuk ka asnjë gjurmë. Në kontratën e tij, ai, katër vite më parë, pohonte se do të ndërtojë katër garazhe në kate, ndërtimi i së cilëve parashikohej të kushtojë 1,156,293,957,00 denarë . Por, ndërtimi nuk ka filluar, as tek parkingu te “Çairçanja” as tek “Teatri Shqiptar, as tek “Saat Kulla” e as parking nën tokësor tek sheshi Skënderbeu. Ndonëse i ballafaquar me një dështim total në premtimin e tij karshi banorëve të Çairit, Visar Ganiu, sot ka publikuar një fotografi me deputetin e Kosovës, Bexhet Pacolli. Në përshkrimin e takimit, thuhet se është ra dakord që në Çair të ndërtohen 12 garazhe me kate. Nga takimi nuk është publikuar momenti i nënshkrimit të marrëveshjes të cilët autoritetet e komunës thonë se e kanë bërë, por vetëm momenti i ndarjes së një dhurate për Bexhet Pacollin.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Misteri i zhdukjes së 31-vjeçarit zgjidhet në Prishtinë
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
- VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura
- Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit
- Akti i rëndësishëm: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët shpallet më 17 nëntor



