Kryetari i Shkupit Petre Shilegov tenton ta bind gjykatën se anija në lumin Vardar është pajisje urbane dhe qyteti i Shkupit mund ta heq atë në çdo moment. Shilegov pret që një gjë të tillë ta konfirmojë gjykata, që të mund t’i largojë të gjitha anijet nga Vardari, pa i paguar dëmshpërblim kompanive që i kanë me qira këto objekte. Unë jam i obliguar që të kujdesem edhe për fondet publike nga buxheti i Qytetit të Shkupit. Them sërish, nëse do të donim të dëmtojmë buxhetin, mundeshim ta ndërpresim marrëveshjen dhe deri më tani t’i kishim paguar. Megjithatë, mendoj…
Author: Hamdi Kumanova
Një takim i ri liderësh do t’i jap fund agonisë mbi propozim-Ligjin e Shtetësi. Jo zyrtarisht ditëve në vijim, kryeministri Zoran Zaev do të kërkojë takim me liderët e opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për të gjetur mënyrën adekuate e cila do të çonte në miratimin e Ligjit të Shtetësisë. Paralajmërimet e opozitës shqiptare për bllokadë totale të Kuvendit derisa nuk ka vullnet politik për kërkesën e tyre kanë tërhequr vëmendjen e të parit të Qeverisë, i cili paraprakisht ishte zotuar se propozim-Ligji i Shtetësisë do të miratohet në përputhje me marrëveshjen e arritur mes tij dhe Selës…
VMRO-DPMNE nesër ose deri të premten do të dorëzojë në Kuvend Rezolutën për vijat e kuqe të vendit në negociatat me Bullgarinë. Deputeti Timço Mucunski, thotë se për Rezolutën nuk duhet të negociohet, pasi ajo, është në favor të shpejtimit të perspektivës evropiane dhe forcimin e sovranitetit shtetëror dhe nacional të Maqedonisë. Nuk ka çfarë të negociohet. Mund të diskutohet për ndonjë detaj, për disa çështje më të imëta, por unë nuk besoj se këtu në Kuvend mund të përgatisim diçka më kompetente nga ajo që është përgatitur nga ASHAM ose në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodij’. Andaj unë mendoj…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi raportin për Thirrjen publike të zbatuar për mbështetje financiare nga pakoja e gjashtë e masave për mbështetje ekonomike. Me pakon e gjashtë të masave anti-kovid u përfshinë: ciceronët e licencuar turistik, kompanitë-operatorët nga industria për organizimin e ngjarjeve, studio të regjistruara për fotografi dhe këndet e regjistruara të lojërave për fëmijë dhe vendpushime private për fëmijë, kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, sipas të cilit për kategorinë e ciceronëve të licencuar turistik janë ndarë 2 milionë e 460 mijë denarë, me ç’rast 80 ciceronëve turistikë të licencuar do t’ju ndahen…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2743 teste, prej të cilave 9 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë: Tetovë-6, Ohër-1 dhe Gostivar-2. Janë regjistruar dhe 10 pacientë të shëruar, ndërkohë që nuk ka asnjë viktimë nga Kovid-19 në 24 orët e fundit.
Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetarë, jemi sot këtu në hyrje të lagjes “Serava”, ku 15 vjet janë ndërtuar, po ndërtohen e mbindërtohen ndërtesa, të gjitha të egra dhe duke abuzuar me ligjin për legalizim të shtëpive të vjetra. Komuna e Çairit për 16 vjet me radhë është drejtuar nga njerëz të paaftë, qëllimi i vetëm i të cilëve ka qenë ta pasurojnë veten, familjen dhe klanin e tyre. Ndërkaq çmimi i pasurimit të tyre ka qenë varfërimi ynë dhe humbja e më të çmueshmes që e kemi – gjeneratës së re! Jo vetëm që kanë dhënë premtime…
Vaksinimi është mënyra e vetme që të parandalohet shpërndarja e variantit Delta në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë të ndërpritet edhe një valë e re e fuqishme eventuale e virusit, kështu kanë bërë thirrje nga Ministria e Shëndetësisë deri te qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19. “Pas detektimit të 7 pacientëve ku është vërtetuar prania e variantit indian, është konstatuar se të njëjtit nuk kanë qenë të vaksinuar, që edhe njëherë e vërteton faktin se sa është e nevojshme që qytetarët sa më shpejtë të vaksinohen. Varianti Delta është i pranishëm në rreth 100 vende të botës, nga këtu…
MPB informon se gjatë ditës së djeshme (06.07.2021) në periudhën prej 20.00 deri 24.00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer një kontroll i intensifikuar i veprimit për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga shoferët e motorëve. Nga MPB thonë se për katër orë janë shqiptuar gjoba për 131 motoçiklistë. Prej tyre, 30 kanë qenë pa patentë shofer, 82 nuk kishin veshur mbrojtëse për kokën gjatë ngasjes, katër motorë u konfiskuan për shkak të licencës së skaduar të trafikut dhe shkaktimit të madh të zhurmës, si dhe shkelje tjera. “Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët…
Drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov ka treguar kushtet e kompanive të cilat mund të fitojnë kredi pa normë të interesit nga linja kreditore Covid 4. Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar mjete nga masa e parë e pakos së 5 ekonomike – gjegjësisht masa për financim të pagave për muajt shkurt dhe mars, Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar kredi nga Covid 3 nga Banka Zhvillimore dhe Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar kredi nga Covid 1 ose Covid 2. Shuma maksimale e kredisë në Covid 4 arrin në 30 mijë euro dhe më e ulëta 3 mijë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Veçer” ka thënë se pret që BDI-ja t’i tejkalojë sjelljet militanteske dhe të paktën një herë të rreshtohet pas interesit të bashkëqytetarëve të vet, transmeton gazeta LAJM. Ai bëri thirrje që në vend të interesave personale dhe atyre të shteteve fqinje, në rend të parë të jenë interesat e brendshme të vendit. “Ato janë interesat e popullit shumicë, popullit maqedonas”, tha Mickoski. “Edhe në të kaluarën, edhe tani edhe në të ardhmen VMRO-DPMNE-ja është shtylla rreth së cilës bashkohen interesat kombëtare maqedonase dhe është mirë që LSDM-ja pas akuzave disa ditëshe…
Ministria e Ekonomisë informon të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se që nga sot, 7 korrik (e mërkurë), thirrja publike për subvencione për instalimin e pajisjes së gazit të lëngshëm të naftës (GLN), metanit ose llojit tjetër të karburantit alternative në automjete është mbyllur informon Tetovasot . Sipas thirrjes publike që u shpall më 7 qershor, të gjithë qytetarët që do të instalojnë këtë lloj pajisje në automjetet e tyre do të mund të ushtrojnë të drejtën e kompensimit prej 50 përqind të mjeteve për instalimin e pajisjes me gaz, por jo më shumë se 18 000 denarë përkatësisht…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se të drejtë për shfrytëzim të mbështetjes financiare për subvencionim të shujtës studentore në vlerë mujore prej 2.400 denarësh, do të kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetërore dhe private. Siç sqarojnë nga MASh-i, kjo mbështetje financiare do të fillojë nga muaji tetor i këtij viti, kurse studentët që të fitojnë mjetet përveç se duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, duhet t’i përmbushin edhe kushtet në vijim: të mos jenë në marrëdhënie pune, të mos regjistrohen si bujq individual dhe të mos kenë…

