Author: Hamdi Kumanova

Sot, Universiteti i Tetovës i ka shpallur rezultatet përfundimtare (kliko: www.unite.edu.mk), të afatit të parë të regjistrimit, në kuadër të të cilit kanë aplikuar qindra kandidatë nga vendi ynë dhe më gjerë. Kandidatët – studentët e ardhshëm të trembëdhjetë fakulteteve, do të behën pjesë e UNIVERSITETIT të parë në gjuhën shqipe në vendin tonë. Studentët rishtarë në vitin akademik 2021/2022 e kanë të njohur sakrificën dhe historinë e lavdishme të këtij institucioni, i cili për 27 vjet me radhë ka përgatitur kuadro të profileve të ndryshme, ka dhënë kontribut të rrallë përtej auditorëve të tij duke iu përgjigjur sfidave dhe…

Lexo më Shumë

Deputetët e LSDM-së në pushtet konsiderojnë se VMRO DPMNE vazhdimisht kërkon pretekst për të bllokuar Kuvendin. Sipas tyre, projekt ligjet për të cilat flet opozita kanë për qëllim harmonizimin e ligjeve me legjislacionin evropian dhe se opozita është e informuar për hartimin e tyre. “Gjithmonë mund të gjejmë arsye për të bllokuar por a është e arsyeshme ose jo ia lëmë qytetarëve dhe opinionit të ekspertëve që të vlerësojnë nëse opozita ka të drejtë apo pushteti. Të gjithë ato ligje kanë deklaratë për harmonizim dhe tabela korrespodence ku mund të shihet se çfarë po harmonizohet me legjislacionin evropian.”,- theksoi Snezhana…

Lexo më Shumë

Në javën e dytë të nisjes së vitit shkollor, në disa qytete, një nxënës apo mësimdhënës pozitiv, ka izoluar klasa të tëra. Sipas protokolleve shëndetësore, mësimet atje tani mbahen online. Aktualisht ka klasa të izoluara në Veles, Prilep dhe Shtip. Një nxënës me simptoma ka rezultuar edhe në Shkollën “Hristo Uzunov” në Kërçovë e është dërguar menjëherë në izolim deri në përfundim të kontrolleve të mëtejshme. “Në shkollën tonë deri më tani nuk ka asnjë nxënës pozitiv me virusin korona, përveç që sot kemi një rast ku një nxënës i klasës së nëntë shkoi në izolim, për shkak të simptomave…

Lexo më Shumë

Ekonomia globale është ende shumë e brishtë dhe sfidat janë të mëdha. Me rënie të BBV-së dhe humbje të mëdha përballen thuajse të gjitha industritë në botë, andaj zgjidhja është tek vaksinimi, thotë presidenti i shtetit, Stevo Pendravoski. Kësaj sfide globale ndaj njerëzimit duhet t’i kundërpërgjigjemi bashkërisht, ndërsa kujdes duhet pasur tek pabarazia gjatë shpërndarjes së vaksinave. “Me përpjekje individuale nuk mund t’i kundërvihem kësaj sfide e cila rrezikon gjithë civilizimin njerëzor. Ekonomia globale është ende shumë e brishtë dhe sfidat janë të mëdha. Ndryshe nga viti i kaluar, parashikimi i përgjithshëm ekonomik është përmirësuar, megjithëse rimëkëmbja, siç parashikohej, është…

Lexo më Shumë

Drejtoria Doganore informon se ka zbatuar dy aksione të ndara, në të cilat ka parandaluar shitjen joligjore të duhanit dhe cigareve. Nga Drejtoria Doganore thonë se aksioni i parë është realizuar në dy lokacione në Shkup, me çka përkohësisht janë sekuestruar 280 kilogramë duhan i prerë. Nga Drejtoria e Doganave thonë se me këtë është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej rreth 500 mijë denarëve. Gjithashtu thonë se ndaj personit përgjegjës do të dorëzohet kallëzim adekuat, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në hetim paralel të pavarur në pikën kufitare Tabanoc, pas kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash, inspektorët doganorë nga…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit. Kjo për shkak se pushteti ka dorëzuar 12 propozim ligje të reja në procedurë parlamentare me flamurin e Bashkimit Evropian. Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se veprimi i këtillë i pushtetit bëhet me qëllim që ligjet të miratohen pa debat dhe larg syve të opinionit. Micevski tha se mes propozim ligjeve të cilat janë vendosur me flamurin evropian janë, propozim ligji për Marijuhanën, propozim ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik si dhe propozim ligje të tjera. Ai apeloi deri tek shumica parlamentare që këto ligje ti tërheqin dhe ti…

Lexo më Shumë

Masat ekonomike kanë dhënë indikacione pozitive, thotë zëvendëskryeministri Bytiqi, ndërsa shton se një nga sektorët kyç për rritje të BBV-së pritet të jetë sektori energjetik. “Të gjitha ekonomitë duhet t’i përforcojnë investimet privato-publike. Planifikojmë të investojmë 8.2 miliardë nga të cilat 50 për qind e mjeteve janë investime private. Investime të fokusuara në tre drejtime kyçe që do të nxisin konkurushmërinë.”,- tha zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi. Këto komente Bytyqi i bëri gjatë konferencës “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid”, e cila po mbahet në Shkup në kuadër të Forumi Ekonomik.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Ljupçe Nikollovski sot tha se është miratuar vendim i ri ku definohet dhe rregullohet përdorimi i automjeteve shtetërore. “Me rregullat e reja, çdo përdorim të automjetit zyrtar duhet të miratohet dhe arsyetohet, tha Nikollovski. Sipas tij, vendimi është bërë që t’i eliminojë keqpërdorimet potenciale të automjeteve zyrtare, “Me sistemin e ri për ndjekjen e përdorimit të automjeteve zyrtare dhe mënyrën se si sigurohen lejet për përdorim, mundësohet detektim të qartë”, tha Nikollovski. Ai shtoi se kj është edhe një masë qeveritare në drejtim të përdorimit të automjeteve zyrtare.

Lexo më Shumë

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit filloi sot. Shefja e misionit Tana de Zulueta dhe përfaqësues të tjerë kanë takuar anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të filluar bashkëpunimin e tyre. Qindra vëzhgues do të vinë në vend për të monitoruar procesin zgjedhor. Ata thonë se do të zbatojnë rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga përhapja e virusit. ODIHR-ja do të dalë me një raport preliminar një ditë pas zgjedhjeve dhe raportin përfundimtar, tetë javë pas zgjedhjeve. “Ne gjithashtu do të vëzhgojmë zbatimin e rekomandimeve që kemi bërë nga e kaluara dhe zbatimin…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, sipas listave të prezantuara deri më tani nga partitë politike, vetëm 8 për qind e kandidatëve janë gra. Partitë duhet të finalizojnë listat për zgjedhjet lokale të tetorit deri më 11 shtator. Nga partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate, deri më tani, nga 65 kandidatët e prezantuar, vetëm pesë janë gra. Ndërkaq, partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka bërë të ditur vetëm gjysmën e emrave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit dhe nga 40 emrat e prezantuar, tri janë gra. Tepartitë shqiptare, përqindja e grave që do…

Lexo më Shumë

Për të dytën ditë rradhazi në sheshin e qytetit po qëndron i vendosur shtandi për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjidhje të problemit me qentë e pastrehë. Ky peticion i cili deri më tani ka mbledhur një numër të madh të nënshkrimeve nga qytetarët, ka treguar se problematika me qentë endacak është shqetësuese për të gjithë. Anëtari i iniciativës Gostivari që dua, Bedri Osmani, përmes një deklarate për media u shpreh se qentë e pastrehë janë një nga problematikat që kërkon zgjidhje urgjente, sepse nga to po rrezikohen të gjithë e me theks të veçantë fëmijët. Në deklaratë Osmani theksoi se…

Lexo më Shumë

Ndërsa afati për propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe listave të kandidatëve për këshilltarë po shkon drejt fundit, VMRO-DPMNE-ja akoma po zhvillon sondazhe për 5 komuna. Opozita nuk ka caktuar kandidatët për Strumicën, Manastirin, Aerodromin, Shuto Orizaren dhe Karposhin. Në Karposh partia e Hristijan Mickoskit mund ta mbështesë edhe për një mandat kryetarin e OQM-së Stevço Jakimovskin. Mickoski në një intervistë për 24Vesti deklaroi se për një vendim të tillë do të pritet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv e thirrur për ditën e mërkurë. Jemi partnerë të koalicionit dhe jemi në bisedime serioze me të. Nuk negociojmë, por bisedojmë.…

Lexo më Shumë