Autoritet maqedonase i kanë drejtuar sytë kah presidenca sllovene e Bashkimit Evropian, duke varur të gjitha shpresat për sa i përket zhbllokimit të procesit euro-integrues në të. Ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Milan Predan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë thotë se propozimi portugez është një bazë e mirë për arritjen e kompromisit mes palës bullgare dhe asaj maqedonase. “Ne jemi relativisht të kënaqur që tani e kemi këtë propozim në tavolinë, i cili nuk ishte refuzuar nga pala bullgare, çka gjithashtu është me shumë rëndësi. Kemi diçka ku mund të punojmë. Ne nuk fillojmë prej zeros…
Author: Hamdi Kumanova
Avokati i Popullit u bën apel organizatorëve të protestave, të çdo lloji, si dhe prindërve/kujdestarëve të kenë kujdes në pikëpamje të përfshirjes së fëmijëve në protesta. “Duke e pasur parasysh rëndësinë e familjes për zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit të fëmijës, si dhe rolin primar të prindërve/kujdestarëve në mbrojtjen dhe avancimin e interesave dhe të drejtave të fëmijës, Avokati i Popullit duke e respektuar të drejtën e fëmijëve ta shprehin mendimin dhe mosmarrëveshjen e tyre për të gjitha çështjet e rëndësishme të jetesës shoqërore, tregon që të mos neglizhohet mundësia për keqpërdorim të tyre, që është e palejuar…
Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka mbledhur sot deputetë e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka bërë për 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. “Në 26 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bosnja dhe Hercegovina, të vetëdijshëm për tragjedinë e jashtëzakonshme njerëzore, doemos të tregojmë përgjegjësi morale dhe njerëzore kurrë mos harrohet, që kurrë mor përsëritet. Të gjithë popujt paqedashës duhet të kultivojnë paqen dhe bashkëjetesën”, shkroi Xhaferi, transmeton TV21.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me Dejvid Haris, drejtor ekzekutiv të Komitetit Amerikan të Hebrenjve, mbajtën një takim në kuadër të vizitës së tyre të punës në Athinë. Theksi kryesor i bisedimeve, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qevreitar ishte mbi çështjet aktuale të perspektivës së BE-së për vendin tonë. Kryeministri Zaev theksoi se bashkësia hebreje në vend, megjithëse i vogël, është shumë aktiv dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie demokratike me përfaqësuesit e saj në institucionet nacionale.Drejtori ekzekutiv i Komitetit Hebre Amerikan, Haris, tha se kryeministri Zaev dhe Maqedonia e Veriut…
Deputetët në Komisionin për çështje evropiane, të ulur njëri pranë tjetrit, sot nuk arritën të merren vesh çfarë do të punojnë dhe si pasojë nuk e miratuan rendin e ditës. Në mesin e ligjeve duhej të ishin edhe ato për menaxhim me mbeturinat. Për dy propozim-ligjet, dhjetëra organizata ekologjike kërkuan shtyrjen e tyre, ndërsa nga shtatori të ketë debat publik. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski njoftoi se ata bashkë me Aleancën për Shqiptarët dhe PLD-në i kanë mbivotuar LSDM-në dhe BDI-në për dy ligjet e propozuara që të hiqen nga rendi i ditës. Deputetja e PLD-së, Monika Zajkova nuk pajtohet…
Shkruan: Arben Taravari Më 9 korrik 1997 shteti e kishte të gjithë vëmendjen në Gostivar, duke na sulmuar flamurin para komunës dhe terrorit që u bë në brendi të qytetit, ku ranë edhe tre dëshmorë Nazmi Saliu, dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti. Ata janë dëshmorë jo vetëm të qytetit të Gostivarit, por edhe të kombit tonë, pasi ata dhanë jetën e tyre për të mbrojtur flamurin shqipëtarë në Komunën e Gostivarit. Për të kujtuar trimërinë dhe gjurmët që lanë për gjeneratat pasardhëse, sot kisha nderin dhe kënaqësinë që me bashkëpunëtorët e mijë të vendos lule të freskëta te vend’prehja…
Çdokush nga rajoni i Gostivarit që është i interesuar do të mund të vaksinohet pa lajmërim dhe termin. Të hënën fillon vaksinimi në terren në tre pika vaksinimi. Përveç në atë kryesor, në spitalin e qytetit, nga e hëna qytetarët do të vaksinohen kundër Kovid-19 për dy ditë në pikat e kontrollit në Çegranë dhe Vrapçishtë, informon Qendra Shëndetësore në Gostivar. Orari sipas të cilit do të zbatohet vaksinimi në terren është përcaktuar dhe pritet që të bëhet për rajonin përreth Negotinës, Pollogut. “Që nga e hëna, nuk ka më termine, siç ishte në pikën në spitalin modular. Nga 12…
Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 652.680 doza të vaksinave, ndërsa 243.727 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 11.393 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8.355 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 496.228 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë…
Radhë dhe pritje për te ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bern, për t’u pajisur me Fletëudhëtime! Kjo është pamja e përpara pak minutave, nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bern.
Raporti i Departamentit të Shtetit, i cili vë në dukje se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë problem serioz është vërtetim për përvojën me të cilën përballen edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, shton se politika edhe më tej ndikon në punësimet që rezulton me njerëz të gabuar në vende kyçe në aparatin shtetëror, por edhe se Qeveria dhe Kuvendi janë të ngadalshëm në zbatimin e rekomandimeve për ndryshime të ligjeve që paraqesin bazë për korrupsion. Raportet ndërkombëtare vazhdojnë ta vënë në dukje ndikimin politik në vend si rrezik për…
Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve. Me realizimin e projektit, Maqedonia e Veriut bëhet korridor energjetik për shtetet tjera si Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilat do të mund të furnizohen me gaz natyror. Marrëveshja ofron mundësi për më shumë burime të gazit, pra rajoni nuk do të varet vetëm nga burimet ruse të gazit natyror. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për…
Shteti nuk do t’ua mbulojë financiarisht trajtimin mjekësor për Kovid-19, qytetarëve të cilët do të refuzojnë të vaksinohen. Ky është njëri nga opsionet që autoritetet shëndetësore do ta shqyrtojnë, e që është e mundur të vendoset nga muaji shtator. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se deri atëherë theksi do të jetë në fushatën mbi rëndësinë e vaksinimit të popullatës. Tani vendosim theks të fuqishëm në fushatën për rëndësinë e vaksinimit ja dhe vaksinimi në terren i cili do të fillojë të hënën. Theks të veçantë vendosim në komunën e Shuto Orizares, si dhe vendeve të tjera rurale nëpër qytete…

