Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në vilën Vodno dekoroi me medaljen “8 shtatori”, kryetarin e parë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Stojan Andonov si dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e mandatit nga viti 1990 deri më 1994. Gjatë ceremonies Pendarovski tha se deputetët e përbërjes së parë parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë dhe kryetari i parë (i Kuvendit), Stojan Andonov kanë rol historik në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran. “Deputetët e përbërjes së parë parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetari i parë, Stojan Andov, kanë rol historik…
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar informacioni për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për vendosjen e një sistemi elektronik për parashtrim të ankesave elektronike dhe paraqitje që lihen me shërbimet e administratës publike. “Sistem elektronik për parashtrim të paraqitjeve, shkresave dhe propozimeve do të mundësojë që qytetarët dhe personat juridik në çdo kohë të denoncojnë dyshime për korrupsion në organet shtetërore, si dhe të denoncojnë problem me procedura për marrjen e shërbimit të caktuar”, sqarojnë nga Qeveria. Sistemi është paraparë që të zbatohet si modul i veçantë në kuadër të Portalit kombëtar për shërbime…
Në suazat e Konferencës së pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve që mbahet në Vjenë, Austri, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë Kaha Kuçava. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që pas vendosjes së marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë në vitin 2019, bashkëpunimi bilateral në nivelin e lartë lëviz në vijën përpjetë, dhe konfirmim për këtë është vizita e Presidentes së Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili në vendin tonë në maj të këtij viti. Ai foli për avancimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar, duke theksuar se në të…
Gjatë ditës së djeshme policia, njësiti për tregti të palejuar të drogës dhe armëve ka arrestuar tre persona. Rreth orës 14:00 në qendër të Shkupit është arrestuar 36 vjeçari D.M.M. i lindur në Beograd, ndërsa jeton në Shkup, sepse tek ai është gjetur një qese me mbetje nga marijuahna. Ndërkohë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) është kryer bastisje në shtëpinë e E.R. nga Shkupi, ku është gjetur kokainë, një kilogram marijuhan dhe një peshore digjitale. Ndërsa në oborrin e objektit është privuar nga liria 33 vjeçari A.P. nga Shkupi, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Pas…
Lokali “Intermezo” në Shkup mbrëmë është mbyllur nga Inspektorati i Shtetëror i Tregut pasi që nuk ka respektuar protokollet anti-Covid-19, shkruan sakamdakazham.mk Mbrëmë ka pasur aheng me DJ Roxher Sançez. Në një aksion të koordinuar, Komunës Qendër, Ministrisë së Brendshme dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë vërtetuar se ka pasur më shumë persona se sa e lejuara dhe lokali u mbyll. Mysafirët kanë pasur certifikatë vaksinimi, tek dera policia ka identifikuar mysafirët dhe ka kërkuar certifikatë të vaksinimit, por problemi u shfaq më vonë kur restoranti ishte plot me mysafirë dhe kishte më shumë persona se sa ishte e lejuar.…
Presidenti Stevo Pendarovski sot i bëri homazhe Presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov dhe Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. Sot në mëngjes, në 30 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, Pendarovski vendosi lule të freskëta në vendet e tyre të përjetshme të pushimit. “Respekt për Presidentin e parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ne nuk e harrojmë angazhimin e tij për paqen dhe stabilitetin. Nderim Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. “Ai do të mbahet mend si një udhëheqës vizionar,” shkroi Pendarovski në profilin e tij në Facebook.
Tetova po shkon drejt stabilizimit nga Covid 19. Edhe në dytën e dytë nuk ka patur asnjë viktimë dhe ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarëve.Autoritetet e Spitalit thanë se në 24 orët e fundit janë 82 pacientë të hospitalizuar .Nga shtatë pacientë me Covid janë që kanë marrë dozën e parë gjegjësisht të dytën. Janë 81 pacientë me oksigjen ndërsa vetëm një në respirator kurse kontrollë ambulantë 142.Poashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarëve .Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.
Prej mbrëmë në ora 23:00 e deri më sot në ora 04:00 të mëngjesit Ministria për Punë të Brendshme ka kryer një aksion të përforcuar për sanksionimin e vozitësve të cilët ngasin makinat e tyre në gjendje të dehur, me çrrastë janë gjobitur 82 vozitës. Prej tyre, 18 në Manastir, 13 rajonin Tetovës… Kontrollet e shtuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB-ja apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave të trafikut.
30 vjet nga Pavarësia e Maqedonisë së Veriut, ftesa e referendumit të vitit 1991 Sot bëhen 30 vjet nga shpallja e Maqedonisë së Veriut si shtet i pavarur dhe sovran. Shpallja e sovranitetit të shtetit, erdhi pas një referendumi që u mbajt më 8 shtator 1991. Në referendum pozitivisht janë përcaktuar 95,09% nga qytetarët e dalë në referendum, ose 72,16% nga numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote. Për këtë arsye 8 shtatori është shpallur festë shtetërore – Dita e Pavarësisë. Pas referendumit vijoi miratimi i Deklaratës për Pavarësi, e cila u miratua më 25 janar të…
Raportuesi special në Parlamentin Evropian për republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Quçuk me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë ka theksuar se vendi jonë u bë faktor i stabilitetit në Ballkanin Perëndimorë. Kjo datë jo vetëm që shënon pavarësinë e vendit, por tregon se sa keni arritur nga 8 shtatori i vitit 1991. “Qëndrueshmëria dhe sukseset e juaja në 30 vitet e fundit janë nga vendimet e juaja personale. Nuk erdhën nga jashtë. Sikurse edhe çdo vend tjetër i ri demokratik, kaluat nëpër kohë të vështira, por sot, mund të festoni për shkak të bashkimit dhe harmonisë mes njerëzve.…
Mbrëmë Kuvendi i Degës së AlternAtivA-s në Likovë e zyrtarizoi kandidaturën e Prof. Dr. Arsim Idrizit për kandidat të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA për Komunën e Likovës. Kandidati për kryetar të Likovës, profesori universitar i shkencave të sigurisë kombëtare, Arsim Idrizi, deklaroi se do të punojë në radhë të parë për sigurinë e qytetarëve, për të përmirësuar mirëqenien sociale, sigurinë në arsim, për investime ekonomike, shëndetësi etj. Prof. Dr. Arsim Idrizi ka doktoruar në Universitetin e Bibliotekarisë dhe Teknologjisë së Informacionit (UNIBIT) në Sofje – Bullgari në vitin 2019. Prej vitit 2009 e ka ushtruar detyrën e drejtorit…
Hamdi Nuhiju Aktivisti i devotshëm ka rënë mbrëmë në gjumë me idenë se do të zgjohet herët në mëngjes për të fërguar dy vezë dhe për t`u nisur me zell në Kongresin e Partisë. Për ta shpëtuar buxhetin e partisë ai i ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme duke u kujdesur për vet-ushqyerjen dhe duke kursyer në maksimum partinë dhe deputetët e saj që marrin rroga modeste mbi 1000 euro. Në Gjermani rrogat janë më të larta se të deputetëve tanë, tha në veti aktivisti duke e zhytur veten në idenë e kursimtarit. U zgjua herët para se të…

