Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në vilën Vodno dekoroi me medaljen “8 shtatori”, kryetarin e parë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Stojan Andonov si dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e mandatit nga viti 1990 deri më 1994.
Gjatë ceremonies Pendarovski tha se deputetët e përbërjes së parë parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë dhe kryetari i parë (i Kuvendit), Stojan Andonov kanë rol historik në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran.
“Deputetët e përbërjes së parë parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetari i parë, Stojan Andov, kanë rol historik në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran.
E filluan procesin e tranzicionit demokratik të shtetit dhe shoqërisë. Që në vitin 1991 me vendim të njëzëshëm, u përcaktuan për anëtarësim të vendit tonë edhe në NATO edhe në BE. I vendosën themelet për ndërtimin e sistemit të ri juridik dhe ekonomik.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Stojan Andovin dhe deputetët në periudhën mandatore 1990 deri në vitin 1994 i dekorova me dekoratën “8 Shtatori”.
Ceromonia u organizua në vilën presidenciale në Vodno.