Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministri Oliver Spasovski dhe Drejtori i Byrosë për Sigurisë Publike Sasho Tasevski realizuan një takim pune me drejtoreshën Sllavica Kutirov dhe përfaqësues të Drejtorisë së Doganave. Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Kutirov e informoi ministrin Spasovski për funksionimin e suksesshëm të ndërveprimit, gjegjësisht shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave midis dy institucioneve, i cili është thelbësor, veçanërisht në vendkalimet kufitare. Gjatë takimit u bisedua edhe për kushtet për importimin e automjeteve nga jashtë, ku privilegji ligjor për 50% të taksave doganore përfundon më 21.06.2021, dhe çdo automjet që është importuar më parë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Prezantuesja e njohur e shou emisioneve në Maqedoni, Lila Stojanovska ka shprehur dhimbje dhe ngushëllime drejt familjeve për tragjedinë që ndodhi të mërkurën mbrëma në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 veta. Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se nuk është koha për ndarje por që bashkërisht të shprehet dhembja. Ja postimi i saj: Nuk ka vdekje maqedonase, shqiptare, boshnjake apo rome. Ka vetëm vdekje dhe tani është koha që të shprehim pikëllim. Nuk është koha për postime demokristiane, për komente të këqija, për politikë. Tani është koha për të shprehur pikëllim dhe dhembje…
Keshilli i komunes se Gostivarit ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për tragjedinë në Tetovë. Seanca ka ardhur me kërkesë të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Me propozim të tij u vendos që për çdo familje të viktimave të zjarrit të ndahet nga një mijë euro. Taravari e dhuroi edhe pagën e tij për këtë muaj. “Në emrin tim dhe tuaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre në Tetovë. Propozova që familjet që patën viktima të ndihmohen me nga një mijë euro secila. Poashtu e jap rrogën…
Partitë politike deri të dielën i kanë anuluar aktivitetet publike lidhur me zgjedhjet lokale 2021, të caktuar për 17 tetor, për shkak të shpalljes së tre ditë zie pas zjarrit që shpërtheu në Spitalin modular për kovid në Tetovë, me ç’rast kanë humbur jetën 14 persona. Megjithatë partitë dhe kandidatët e pavarur, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje duhet t’i respektojnë afatet e parapara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ). Mbrëmë në mesnatë përfundoi mbikëqyrja publike në Listën zgjedhore, ndërsa nesër në mesantë skadon afati për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet deri te Komisionet zgjedhore komunale. Deri të…
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka bërë një investim gjigant në lagjen Skenderbeu me rrugën e cila thyen masat e ironisë dhe realitetit, shkruan Almakos. Dimitrievski përmes fotos dhe videos që po e transmetojmë për lexuesin, në mënyrë qesharake ka asfaltuar këtë rrugë e cila i lidh tri lagje të mëdha shqiptare. Maksim Dimitrievski shpreson në votat e shqiptarëve edhe për mandatin e tyre, tashmë si kandidat i pavarur. Por shqiptarët e Kumanovës që e përkrahën Maksim Dimitrievskin në mandatin e parë a nuk turpërohen nga ky trajtim që ai ia bën lagjeve shqiptare? https://www.facebook.com/100004363868364/videos/170523981874092/
https://youtu.be/J88oSens4Vk
Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se “përgjegjësia morale ndjehet dhe as Filipçe, e as Zaevi dhe Grubi nuk e ndjejnë”. “Njerëzit në spitalin në Tetovë ishin në përgjegjësinë e shtetit dhe autoriteteve shëndetësore. Ata persona tani duhej të mjekohen dhe mos të vdesin si pasojë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë”, tha Mizrahi. Ajo tha se hetim duhet të ketë, por jo pse Qeveria dëshiron kështu, por se këtë e kërkon ligji. “Por, hetimin që e udhëheqin Zaev, Filipçe dhe Grubi bashkërisht me institucionet që ndikohen nga ata, nuk do të jetë objektiv dhe as do…
Hamdi Nuhiju Chunga Llunga çamçakëzat janë më karakteristikat dhe më të lirat në treg. Me 5 denar blen një pako me 5 çamçakëza, me 5 çamçakëza prej 1 denarëve kënaq 5 politikan. Pesë deputet të pozitës me pesë çamçakëza Chunga Llunga bëjnë mrekulli! Përfundimisht kanë vendosur që t`i heqin lugët e makiatos prej goje. Chunga Llunga ka shije të ndryshme dhe karakteristike për dallim prej çamçakëzave tjera. Në garën e çamçakëzave janë futur edhe deputetët e opozitës. Deputeti A me deputetin B ishin vënë bast se kush do të bëjë tupanin më të madh prej çamçakëzave Chunga Llunga. Ishte…
Aktivitetet regjisruese në terren po vijojnë, nuk janë ndërprerë ndërsa zbatohen me intensitet të zvogëluar me qëllim që harmonizimi teknik të përfundojë në afatin e mundshëm më të shkurtër dhe sa më parë të vazhdojë procesi me intensitet të lartë sikur edhe deri tani, informojnë sot nga Enti Shtetëror për Statistikë. Përparuan, potencojnë nga ESHS, se aktivitetet për tejkalim të sfidave më të vogla teknike të cilat përkohësisht u paraqitën në ditët paraprake kur në terren kishte intensitet të lartë të regjistruesve. “Kjo u detyrohet intervenimeve teknike të cilat bëhen në softuerin për aplikacion regjistrues për shkak të së cilës…
Deklaratat e njëanshme të njohjes së një shteti të lëshuara në formë zyrtare nga organet përfaqësuese shtetërore janë obligative dhe nuk mund të tërhiqen njëanshëm”, dhe siç e dimë ky është edhe qëndrim zyrtarë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe të Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pra, për kontekstin që po flasim kjo i bie se njohja “de jure” (ligjërisht) e shtetit është e pakthyeshme, pasi që njohja e një shteti ka karakter deklarativ. Por në anën tjetër, lobimi serb karshi çnjohjes së shtetit të Kosovës është i paprecedent, pasi që shtetet konsiderohet…
Dje janë vaksinuar gjithsej 16.737 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 16.737 qytetarë. Janë aplikuar gjithsej 1.358.067 doza të vaksinave ndërsa 603.795 qytetarë janë rivaksinuar. Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të…
Gjithsej 14,921 persona kanë kryer kontroll në listën zgjedhore, në konkludim me ditën e djeshme deri kur ishte afati për kontroll, informuan sot nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. “Në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjithsej 14,921 persona janë kontrolluar në listën zgjedhore, janë paraqitur gjithsej 281 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 99 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista zgjedhore dhe 74 kërkesa për ndryshimin e të dhënave të listës zgjedhore”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së. Deri tek Komisioni shtetëror zgjedhor, gjithashtu, në e-mail adresën upisis”sec.mk janë parashtruar gjithsej 114 kërkesa.

