Author: Hamdi Kumanova

Këshilli penal i Gjykatës themelore Gostivar e hoqi paraburgimin 30 ditor të Zoran Milevski – Kiçeec Vendimi për heqjen e masës së paraburgimit të Zoran Mileski – Kiçeec e solli këshilli penal i Gjykatës Themelore Gostivar. Nga kjo gjykatë për MIA-n konfirmuan se kanë vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit dhe këshilli penal ka marrë vendim për ndryshimin e masës. Nga gjykata theksojnë se vendimi është marrë gjatë orarit të punës dhe sipas afateve ligjore për zgjidhjen e ankimit brenda 48 orëve. Mileski dyshohet se ka shkaktuar aksidentin automobilistik të ndodhur të shtunën e kaluar në të cilin…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve aktive në vend është 13.166, nga të cilët numri më i madh janë në 5.731 në Shkup. Më pas vjen Tetova me 1.192 raste aktive, në Kumanovë – 859, Gostivar – 726, Strugë – 618, Ohër – 554, Strumicë – 543, Kërçovë – 494, Prilep – 269, Manastir – 266. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 5.362 testeve, u regjistruan 577 raste të reja me Covid-19, jetën e humbën 30 pacient, ndërsa 1.010 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri dhe për pasoj mbetën 14 viktima dhe 12 pacientë të lënduar. Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive. Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti pasi është kapur me pushkë, tentoi të arratiset. “Më 10.09.2021 në ora 17.20 në rajonin e Bit Pazarit policët nga SPB Shkup kanë privuar nga liria B.A.(27) nga Shkupi. Pasi kanë ndaluar automjetin “Audi A7″, me targa të Shkupit, i denoncuari ka dalë nga vetura dhe iku në arrati, por është kapur dhe gjatë kontrollit te ai është gjetur pushkë, dy korniza me shtatë plumba të kalibrit 9 mm pa leje për posedim, celular dhe mjete të tjera. Pas dokumentimit të rastit kundër…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në intervistën e mbrëmshme në emisionin “360 gradë” njofti se në tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën e Greqisë, teksa do të jetë presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut që do të vizitojë zyrtarisht atë vend. “Në fillim të tetorit, më 5 dhe 6 tetor, duhet të bëhet vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë”, tha ai. Ndryshe Pendarovski do të takohet me kryeministrit grek, kryetarin e parlamentit si dhe është i mundshëm edhe një takim me kreun e opozitës.

Lexo më Shumë

Dorëheqjet e ministrit dhe zv/ministrit të shëndetësisë nga LSDM dhe BDI që erdhën si pasojë e opinionit publik dhe për matematika zgjedhore, nuk bindin aspak shqiptarët. Komentues të ndryshëm në rrjete sociale thonë se nuk mund të shpërlahet përgjegjësia e qeverisë me këto dorëheqje, dhe përgjigjen do ta marrin jo më larg se më 17 tetor në zgjedhjet lokale. Mllefi ndaj pushtetit është i madh sidomos pas tentativës që tiu hedh hi syve opininionit me dorëheqjet e Venko Filipçes dhe Ilir Hasanit. Opinioni publik kërkon që përgjegjësit për tragjedinë në Tetovë por edhe shefat e tyre të mos shpëtojnë vetëm…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 80-të vjeçar nga Tetova pasi në shtëpinë e tij ka gjetur drogë të llojit heroinë si dhe 197 plumba të kalimbreve të ndryshme. Ministria e punëve të Brendshme informoi se 80 vjeçari nuk ka pas liçencë për plumbat. MPB “Dje rreth orës 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria personin S.B. (80) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur heroinë dhe më vonë, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij familjare, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur gjithsej 197 plumba të kalibrave të ndryshëm”. Heroina…

Lexo më Shumë

Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin! Ilir Hasani

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski tha për Alsat se përgjegjësia morale e zyrtarëve nën hetim për zjarrin e Tetovës varet nga pragu moral i secilit prej tyre. Lidhur me përgjegjësinë penale ai tha se autoriteteve u duhet lënë kohë të përfundojnë me sukses hetimet. Intervistën e plotë të presidentit Pendarovski mund ta ndiqni në Emisionin 360 gradë në orën 22.00.

Lexo më Shumë

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej 3 javësh. Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5362 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 577 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 265 raste. Ndërsa viktimat kanë qenë 30 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 214. Po ashtu janë shëruar edhe 1010 pacientë, 163070 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 13166.

Lexo më Shumë

Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral. Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave. Artan Etemi

Lexo më Shumë

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi ka dhënë dorëheqje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Besimi. Më poshtë njoftimi i plotë: Të nderuar qytetarë, të dashur tetovarë,Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të të gjithë të punësuarve nga Spitali Klinik i Tetovës, edhe njëherë të shpreh ngushëllimet deri te familjet e viktimave që humbën jetët e tyre në ngjarjen tragjike që ndodhi në Spitalin modular për KOVID në Tetovë.Si mjek, i cili tërë jetën time profesionale i’a kam përkushtuar shërimit të bashkëqytetarëve tanë dhe si njeri i parë i Spitalit Klinik të Tetovës, me…

Lexo më Shumë