Policia ka arrestuar një 80-të vjeçar nga Tetova pasi në shtëpinë e tij ka gjetur drogë të llojit heroinë si dhe 197 plumba të kalimbreve të ndryshme. Ministria e punëve të Brendshme informoi se 80 vjeçari nuk ka pas liçencë për plumbat.
MPB
“Dje rreth orës 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria personin S.B. (80) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur heroinë dhe më vonë, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij familjare, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur gjithsej 197 plumba të kalibrave të ndryshëm”.
Heroina dhe municioni i gjetur janë fotografuar dhe sekuestruar dhe janë marrë për ekspertizë. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër S.B. i cili është mbajtur në Stacionin policorë në Tetovë do të përgatitet parashtresë adekuate për “prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal dhe për “prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe trafikimin e paautorizuar të armëve ose mjeteve shpërthyese” e dënueshme sipas Nenit 39 nga Kodi Penal.




