Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministri Oliver Spasovski dhe Drejtori i Byrosë për Sigurisë Publike Sasho Tasevski realizuan një takim pune me drejtoreshën Sllavica Kutirov dhe përfaqësues të Drejtorisë së Doganave.
Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Kutirov e informoi ministrin Spasovski për funksionimin e suksesshëm të ndërveprimit, gjegjësisht shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave midis dy institucioneve, i cili është thelbësor, veçanërisht në vendkalimet kufitare.
Gjatë takimit u bisedua edhe për kushtet për importimin e automjeteve nga jashtë, ku privilegji ligjor për 50% të taksave doganore përfundon më 21.06.2021, dhe çdo automjet që është importuar më parë dhe për të cilin doganat janë paguar, nëse nuk është i regjistruar brenda atij afati duhet parashtrohet kërkesë për një pagesë shtesë të taksave doganore që të mund automjeti të regjistrohet.
Në takim u theksua nevoja për të bërë ndryshime në Ligjin për Drejtorinë e Doganave, me qëllim të punës më efektive të Sektorit të ri për Masa Hetimore Speciale, duke kërkuar mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme në zbatimin e risive dhe në përgjithësi në funksionimin e përgjithshëm të këtij sektori që do të lidhet ngushtë me punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Spasovski kërkoi nga Drejtoria e Doganave që të rrisë numrin e punonjësve doganorë në vendkalimet kufitare, veçanërisht kur ka frekuencë më të lartë, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes policisë dhe punonjësve të doganave për koordinim dhe shkëmbim më të mirë të informacionit, e me këtë edheluftën më të suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit përmes veprimeve të përbashkëta. Spasovski theksoi nevojën për rinovimin dhe sanimin e pikave kufitare dhe objekteve doganore kufitare, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të punës, dhe kështu modernizimit të pikave kufitare të Maqedonisë, dhe ndër të tjera u bisedua edhe për përforcimin e One Stop Shop në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Ministri Spasovski theksoi se në periudhën e ardhshme është e nevojshme të intensifikohen investimet në kushtet materiale dhe teknike, sepse vetëm me nëpunës të motivuar mund të përmirësohet më tej funksionimi i vendkalimeve kufitare dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Data 08.09.2026
Aktuale
- 5 vite nga Regjistrimi i Popullsisë, komuna e Gazi Babës ende nuk po zbaton gjuhën shqipe
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
- Labinot Rexha përfshihet në një incident në Rahovec
- Hyn në ashensor, del pa para dhe pa telefon – 39-vjeçari nga Ladorishta akuzohet për grabitje
- Gashi: Patriotizëm është t’u krijojmë mundësi të rinjve, shteti ndërtohet çdo ditë
- Shasivari: Pavarësia na bashkon, drejtësia na barazon, Evropa është e ardhmja jonë
- VLEN: 35 vjet Pavarësi, bashkë ndërtojmë një shtet evropian dhe të barabartë
- Regjistrohet tërmet në Ohër dhe rrethinë



