Author: Hamdi Kumanova

“Vaksinimi është mënyra e vetme që të ndalohet përhapja e variantit delta në vend, ndërsa në këtë mënyrë ndalohet edhe një valë eventuale e re e virusit. Pas u konfirmuaN 7 pacientë me variantian delta, doli që të njejtit nuk ishin të vaksinuar, që edhe njëherë e vërteton faktin se sa është e rëndësishmë që të vaksinohen qytetarët”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ekonomia është në rritje, papunësia është stabile dhe parashikimet buxhetore janë në kuadër të parametrave të planifikuar dhe rroga neto mesatare për muajin prill është 28.438 denarë, që është një tregues se jemi afër rrogës prej 500 eurodh, vlerësoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyi. “Rroga mesatare neto në muajin prill të vitit 2021 është 28.438 denarë, që është një rritje prej 10.1% krahasuar me muajin prill të vitit 2020 dhe tash më seriozisht po i afrohemi rrogës mesatare prej 500 eurosh”, tha Bytyqi, transmeton TV21. Në konferencën ku u prezantua linja kreditore Covid 4, Bytyqi foli edhe për treguesit…

Lexo më Shumë

Mësimdhënësit e klasave të para dhe katërta trajnohen për mësimin sipas programeve të reja nga shtatori, dhe as nuk janë në bojkot, dhe as nuk po mendojnë për atë. Për bojkot flasin vetëm VMRO-DPMNE-ja, partia e cila në Kuvend e bllokoi edhe ligjin e ri për mësimdhënës, me të cilin do të marrin edhe paga më të larta dhe asnjë parti politike nuk do të jetë në gjendje t’i manipulojë ato, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në brifingun e sotëm në mëngjes në TV “Sllobodna” . “Opozita duhet të përfshihet në procesin e digjitalizimit dhe duhet të…

Lexo më Shumë

Me 05.07.2021 në ora 07.50 në vendkalimin kufitar ‘Bllacë e poshtme’ ngjana e zyrtarëve policor është arrestuar V.M.(63) nga Shkupi, pasi që gjatë kryerjes së kontrollit është konstatuar se ai po kërkohet me masën arresto, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale vjedhje sipas nenit 235 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Cair për procedurë të mëtutjeshme dhe dërgimin e personit në Burgun Shkupi në Shkup.

Lexo më Shumë

Deputetët në Komisionin për Financa dhe Buxhet debatojnë tashmë dy ditë propozimin e Qeverisë për të ulur TVSH-në e energjisë elektrike nga 18 në 5 për qind. Partitë e opozitës kanë paraqitur pesë amendamente duke kërkuar që masa të zbatohet si për amvisëritë ashtu edhe për bizneset. Mund të shohim që kemi 60 mijë të tjerë të papunë, 6000 ndërmarrje të mbyllura, ato duhet të kenë ndihmë më thelbësore nga shteti – tha Bojan Stojanovski- deputet i VMRO DPMNE-së. Pse duhet të ketë lehtësime edhe për bizneset? Sepse çdo rritje e rrymës, do ta rrisë çmimin e prodhimtarisë – u…

Lexo më Shumë

Cilësia ekzistuese e shërbimeve të cilat i sigurojnë Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) në ueb portale nuk ofron shërbim efektiv dhe të shpejtë për qytetarët, as trajtim të barabartë dhe qasje për secilin qytetar dhe person juridik. Këtë e konfirmoi Enti Shtetëror i Revizionit në raportin përfundimtar të auditimit nga rishqyrtimi i sistemeve të informacionit si Auditim i suksesit me temë “Cilësia e shërbimeve të cilat i japin BNJVL përmes ueb portaleve të veta”. “Disponueshmëria e shërbimeve elektronike në Internet me zbatimin e Standardeve për qasje në Internet të shërbimeve elektronike nuk është akoma në nivelin e duhur. Lëvizja nëpër…

Lexo më Shumë

MSH-ja ka reaguar ndaj disa qëndrimeve të publikuara në media se vaksina kineze “Sinovac’ nuk mbron nga varianti “indian” I virusit dhe nga pasqyra e rëndë klinike gjatë sëmurjes së të vaksinuarve me këtë vaksinë. “Ky pohim është absolutisht I pasaktë, nuk ka asnjë studim ose dëshmi shkencore që e konfirmonë këtë. Bëjmë thirrje që mediat të mos plasojnë teza të paverifikuara nga individë që nuk janë të bazuara në informacione zyrtare nga isntitucione ndërkombëtare të shëndetësisë” – thuhet në reagimin e MSH-së. Sipas tyre, analizat e deritashme dhe informacionet zyrtare të OBSH-së që ka mirtuar këtë vaksinë, tregojnë se…

Lexo më Shumë

Nga Arbnor Sadiku Forumit të Prespës për Dialog, si platformë për avancimin e pajtimit, ndërtimit të mirëbesimit dhe dialogut politik, para së gjithash duhet cekur sesi rekomandim të përgjithshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor kishte “ Se korrupsioni është shkak kryesor për largimin e të rinjve nga rajoni”. Nuk u kursyen kritikat ndaj politikanëve të Ballkanit në Forumin e Prespës për Dialog në Ohër. Matthew Palmer deklaroi ma tej se Ballkani Perëndimor: Pjesa që i mungon kontinentit të vjetër për të qenë Evropa e plotë” – Ky ishte fokusi i Forumit të Prespës për Dialog që ka filluar punimet në…

Lexo më Shumë

Platforma të reja betoni në bregun e Strugës, Sela apel inspektoriatit dhe prokurorisë Vetëm disa ditë, pasi eksponentë BDI-së deklaruan se ka filluar heqja e platfoemave nga Liqeni i Ohrut, bregu i Strugës vazhdon të dhunohet edhe më keq. Këto ditë është betonizuar vendi i kappingut në Livadhishte. Ndaj këtij skandali ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili i ka bërë thirje inspektoriatit dhe prokurorisë që të veprojnë. Postimi i plotë i Ziadin Selës në Tuiter dhe Facebook: Betonizim tejet alarmues i bregut të Liqenit të Ohrit, Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Qytetarët po raportojnë për pesë…

Lexo më Shumë

Me 05.07.2021 në ora 22.10 në rrugën “JNA” në Strugë, zyrtarët policor nga SPB Strugë kanë kryer kontroll në veturën e tipit “audi” me targa nga Struga ku kanë qenë K.M.(28) dhe M.F.(30), dytë nga Struga, transmeton Almakos. Pastaj kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe mjete tjera. Ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 05.07.2021 në ora 21.20, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rajonin e Bit Pazarit e kanë arrestuar P.R.(29) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai kanë gjetur marihuanë dhe një thikë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria vazhdojnë me përgatitjen e materialeve dixhitale të të mësuarit, pavarësisht tërheqjes së projektligjit për tekstet shkollore nga procedura parlamentare. Reformat do të fillojnë sipas planit të vendosur nga shtatori në klasën e parë dhe të katërt. Kjo u deklarua nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska për “Utrinski Brifing”. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë reformat. Bota po ndryshon kaq shpejt sa që librat shkollorë vjetërohen shpejt, kështu që nuk është çështje nëse duam apo jo libra shkollorë dixhitalë, por që duhet t’i prezantojmë sepse ato do të ofrojnë një qasje tjetër…

Lexo më Shumë