Manifestimi qendror “30 Vjet pavarësi” do të mbahet më 8 shtator 2021 (e mërkurë) në Shkup dhe duke filluar nga ora 11:00 deri në fund të ngjarjes, për trafik do të jenë të mbyllura rrugët në vijim:
– Bul. “Koço Racin” në drejtim të udhëkryqit me Bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” deri te rruga “Cirili dhe Metodi”;
– Rruga ‘’11 Tetori’’ në drejtim prej rrugës ‘’Krushevska Republika’’ deri te rruga ‘’Dimitrie Çupovski’’;
-rruga. “Filipi i Dytë” në drejtim prej Bulevardit “Goce Delç deri te rruga “11 Tetori”;
– Keji “13 Nëntori” në drejtim deri te rruga “Filipi i Dytë” deri te Bulevardi “Koço Racin”;
– Rruga “Mirçe Acev” në drejtim të rrugës “Filipi i Dytë” deri te Bulevardi “Koço Racin”;
-Rr.’’ Dimitrija Çupovski’’ në drejtim prej Porta Maqedonia deri te Bulevardi ‘’ Kliment Ohridski’’;
– Rruga “Dame Gruev” nga udhëkryqit me rr. “Maqedonia” deri te rr. “11 Tetori”.
Si më sipër, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e mësipërme, ku trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth. Sektori për Punë të Brendshme Shkup u bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhërat që lëshohen nga nëpunësit policor në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, me qëllim të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.


