Kandidatja për kryetare e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, si një grua e sukseshme në profesionin e saj po i vë një theks të veçantë mbështetjes të grave në mënyrë që ato të përmbushin potencialin e plotë të tyre. Kjo mund të shihet edhe nga postimi i saj të fundit në rrjetet sociale ku ajo thotë se lufta kundër dhunës ndaj grave duhet të jetë në fokusin e shkupjanëve. Ajo për këtë qëllim ka realizuar edhe një takim me drejtoren e Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje “Zë kundër dhunës”, Elena Dimushevska. “Folëm për nevojën për veprim të koordinuar të organizatave të shoqërisë civile dhe Qytetit të Shkupit, si dhe për nevojën për të krijuar një zgjidhje të përshtatshme për këtë sfidë. Përmirësimi i politikave dhe praktikave në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje duhet të jetë në fokusin e kujdesit të Shkupit për shkupjanët”, thotë Arsovska përmes rrjeteve sociale.
Data 15.11.2026
Aktuale
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
- VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura
- Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit
- Akti i rëndësishëm: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët shpallet më 17 nëntor
- Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së
- Tragjedi në Itali: Humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e Tetovës, ra në det gjatë punës në platformën detare



