Mësimdhënësit janë të kënaqur me programin e ri për klasën e parë dhe të katërt dhe janë të gatshëm ta zbatojnë atë. Prindërit por edhe disa parti politike duhet që të lënë menjanë interesat e tyre të ngushta personale dhe aktualisht të ndjekin interesat e fëmijëve. Kështu deklaroi, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke i komentuar kërcënimet për bojkot të mësimit për shkak të programit të ri.
Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Asnjë shkollë nuk është mbyllur për shkak të bojkotit. Bojkoti nuk funksionon për askënd dhe është më së paku në interes të studentëve. Unë, si ministre, dhe ne si Qeveri, po përpiqemi intensivisht të ofrojmë arsimim që funksionon dhe është në funksion të çdo fëmije”
Carovska theksoi se programi i ri duhet të japë cilësi dhe t’i udhëzojë studentët të mësojnë dhe lidhin të gjitha temat e dhëna në program dhe më tej në jetë të jenë në gjendje t’i zbatojnë ato njohuri.
Ministrja gjatë vizitës së saj në shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe rinisë me shikim të dëmtuar “Dimitar Vlahov”, shprehu kënaqësi nga puna e punjonjësve të shkollës, të cilët përgatitën tekste shkollore me alfabetin e Brajit për programin e ri për nxënësit e klasës së parë dhe të katërt.




