Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave në një intervistë për Agjencinë Shtetëtore të Lajmeve MIA, ke deklaruar se të dhënat nga regjistrimi i popullsisë do të dihen më së vonë pas 4 muajve.
“Sipas Ligjit për Regjistrimin, Enti është i detyruar të publikojë të dhënat 6 muaj pas përfundimit të aktiviteteve në terren, por besojmë se do të jemi në gjendje të përfundojmë përpunimin shumë më herët dhe deri në fund të vitit, jo më vonë se në janar të vitit 2022, të publikojmë të dhënat. Për dallim nga e kaluara, kur kishim fillimin, pastaj kishte proces të gjatë të futjes së të dhënave, me këtë proces tani do të publikohen vetëm të dhënat përfundimtare”, ka deklaruar Simovsk.



