Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me pothuajse të gjithë ministrat e BDI-së, përfshirë këtu edhe kryeministrin, sot kanë qenë në promovimin e tregut të rikonstruuar të “Bit Pazarit”. Në fillim të fjalimit të tij, Ganiu ka thënë se, ata “atë që e premtojnë edhe e realizojnë”. Por, në fakt, Ganiu dhe ekipi i tij nuk kanë asnjë gisht në këtë investim privat. E, këtë e dinë edhe vet Ganiu. Gjatë fjalimit të tij ai gjen kohën dhe e përmend faktin se ‘investitor në Bit Pazar është SH.A. “Skopski Pazar’ e cila ka ndarë 250 milionë denarë për të realizuar punimet. Investitori real, SH.A. “Skopski Pazar”, gjatë prezantimit sot, ka premtuar se çmimet e tezgave dhe lokaleve mbeten të njëjta si para renovimit.
Data 08.09.2026
Aktuale
- Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë
- Dje u dënua nga gjykata, sot Gjesti shfaqet i qetë në plazh: “Calm”
- PISA 2025: Dallime të theksuara në performancën arsimore të nxënësve të Kosovës
- Përgjimet/ Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Ron Yeffet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikane
- PISA 2025: Nxënësit në Maqedoni lexojnë më pak dhe dinë më pak
- NATO uron Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë
- “Një furgon me raketa që u kap në Itali”, Ahmetaj zbardh trafikun e armëve: Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugët nëpër botë
- Të shtëna në hyrje të Haraçinës, plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar



