Gjatë ditës së djeshme (29.08.2021) Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të përforcuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, gjatë kësaj janë sanksionuar 652 vozitës. Prej tyre 61 vetura kanë lëvizur me shpejtësi prej 50 km në orë më shum[ se shpejtësia e lejuar, ndërsa 22 vetura kanë lëvizur me mbi 70 km në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Gjatë kësaj, 312 vozitës e kanë tejkaluar në vend të banuar, ndërsa 340 jasht vendeve të banuara.
Kontrollet intensive në komunikacionin rrugor vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe sëbashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.



